-
VIDEO
Borrell: Me Shqipërinë BE bëhet më e plotë, drejtimi juaj pro evropian ka bërë që të jenë objekt sulmesh nga vendet jo mike
Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell tha se me Shqipërinë Bashkimi Evropian bëhet më i plotë.
“Duke filluar procesin e negociatave Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE-së dhe me këtë Shqipëria, Bashkimi Evropian ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Është bërë një punë e rëndësishme në vitet e mëparshme dhe duke e pasuruar përmes këtij procesi, duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat e BE-së dhe vendimmarrja huaj reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur. Kjo vjen edhe me një çmim të lartë dhe pjesë e këtij ccmimi është edhe ajo listë e ‘vendeve të padëshirueshme të Rusisë’ por jeni pjesë e vendit më miqësor sicc është Bashkimi Evropian.
Shqipëria do të mbështetjet nga BE për tu përballuar me ndikimet armiqësore nga vendet e treta, si agresioni rus. E dimë se e vështirë ka qenë për ju të përballeni me pasojat e luftës sa i përket ccmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ju i përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate. Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar. Keni ndihmuar në dialogun Beograd Prishtinë”, tha ndër tjera Borrell.
-
VIDEO
Ministri i Jashtëm çek: Ju mbështesim në përpjekjet tuaja, mezi presim të jeni anëtar me të drejta të plota
Ministri i Jashtëm çek e ka nisur fjalën e tij duke listuar të gjitha të mirat që dy palët negociuese Shqipëri BE përfitojnë dhe duhet të plotësojnë nga ky hap i rëndësishëm. Ndër të tjera ai ka thënë se mezi pret që vendi ynë të jetë anëtar me të drejta të plota në BE.
Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike.
Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE
Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota- tha ia,
-
VIDEO
Nis në Bruksel Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE
Në Bruksel ka nisur Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
-
VIDEO
Drogë në anijen e qymyrit, dalin para gjykatës 12 të bllokuarit që prej muajit maj! Me pranga në duar
12 personat e ndaluar në anijen që u bllokua që në muajin maj pasi në të është gjetur drogë në Portin e Durrësit kanë dalë sot para Gjykatës.
Ata kërkojnë heqjen e sekuestros për anijes, dhe si rrjedhojë edhe mundësinë që ata të largohen.
-
VIDEO
Lezhë, rikativizohet vatra e zjarrit në pyllin në dalje të qytetit, flakët rrezikojnë banesat
Është riaktivizuar në pyllin në dalje të qytetit të Lezhës. Flakët po kërcënojnë sërish bizneset dhe banesat në këtë zonë. Në terren zjarrfikësit dhe strukturat e tjera vendore të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
-
VIDEO
Kokainë në qymyr, kompania e anijes që u kap në portin e Durrësit kërkon heqjen e sekuestros
Shoqeria “MS Unistream & CO.KG”, që i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë, disa javë më parë, kërkon në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK. Këtë të martë, përfaqësues të kompanisë dhe avokati i saj u paraqitën para Gjykatës
-
VIDEO
Riaktivizohet zjarri në pyllin në dalje të qytetit të Lezhës, flakët rrezikojnë bizneset dhe banesat
Është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin në dalje të qytetit të Lezhës përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Flakët po kërcënojnë sërish bizneset dhe banesat në këtë zonë. Në terren zjarrfikësit dhe strukturat e tjera vendore të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
-
VIDEO
'Nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë' Braçe denoncon zjarrvënien e qëllimshme, kritikon policët: Të paaftë, bëni një herë të vetme detyrën
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar si gjithnjë në rrjetin e tij social facebook një zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Ferras të Divjakës
-
VIDEO
Kontejnerit të 'Bana King' të Trifon Muratajt iu morën 49 arka me banane para se të kalonte në skaner! U vendos në një zonë ku kamerat e sigurisë nuk mund të kapnin lëvizjet
Në 49 arkat me banane të kompanisë ‘Bana King’, të cilat dyshohet se kishin kokainë dhe u morën përpara se kontenieri të kalonte në skaner, duket se kamerat e sigurisë nuk kanë arritur të kapin asnjë pamje për shkak se ngjarja ka ndodhur në një zonë ku kamerat e sigurisë nuk arrijnë të filmojnë lëvizjet
-
VIDEO
Kovaçevski: Ditë historike, jam i lumtur për këtë pritje të BE-së
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski në fjalën e tij tha se është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh fillojnë negociatat.
‘Ne jemi në Bruksel të marrim hapin e parë drejt anëtarësimit të plotë. Do të punojmë për përshpejtimin e procesit të integrimit drejt BE-së. Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh, të fillojmë negociatat dhe t'i bashkohemi familjes së madhe Evropiane. Ky ka qenë qëndrimi jonë prej vitesh. Ofron nisjen e negociatave. Dyert e hapura për gjuhën tonë maqedonase për t'u bërë gjuhë zyrtare në BE është një nga arritjet më të mëdha që unë shoh. Çdo gjë që është autentike maqedonase do të mbetet autoktone edhe në BE. E kemi thënë shpesh se jemi një anëtar i besueshëm i BE-së. Jam shumë i lumtur për këtë pritje të BE-së. Kjo padyshim është një ditë historike.’- tha Kovaçevski.
-
VIDEO
Kryeministri çek: Ju uroj anëtarësim të shpejtë në familjen e madhe
Kryeministri çek Petr Fiala, ka mbështetur anëtarësimin e vendeve të Ballakanit në Perëndimor.
'Ne duhet të jemi më të fortë nga zgjidhja juaj që është. Duke patur parasysh agresionin rus ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të patur të njëjtin qëndrim me BE. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të falënderojmë dhe presidencën franceze dhe dedikimin që na solli në këtë moment. E ardhmja e Bashkimit Evropian është brenda BE-së dhe për këtë ju uroj anëtarësimin më të shpejtë në anëtarësim '- tha Fiala.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Von der Leyen: Shqipëria do t’i bashkohet mekanizimit të BE-së për emergjencat civile
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga Unioni. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.