-
VIDEO
Çmimet ngadalësojnë tregtinë e mallrave në qershor, INSTAT: Eksportet e importet në rritjen më të ulët prej 2021
Në muajin qershor tregtia e mallrave ka shfaqur shenja ngadalësimi, duke reflektuar rënie të kërkesës për konsum si pasojë e rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet dhe importet në muajin qershor kanë regjistruar rritjen më të ulët që prej prillit të vitit të kaluar.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Fushë Bizë, pranë Gjirit të Lalzit, rrezikohen 10 banesa
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre e bimë të ndryshme në Fushë Bizë, afër Gjirit të Lalzit. Sipas banorëve zjarri rrezikon 10 banesa dhe flaket janë rreth 100 metra larg banesës së parë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Durrësit.
-
VIDEO
PS depoziton në Kuvend Pr.rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë: Është i pavërtetuar
11 vite pas hartimit të raportit të Dick Marty me pretendimet se UÇK ka kryer krime kundër njerëzimit, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë kundër këtij raporti. Rezoluta do t’i dorëzohet në shtator Këshillit të Evropës të cilit i kërkohet të distancohet nga akuzat e Marty të pa provuar nga hetimet ndërkombëtare.
-
VIDEO
Zjarr në zonën e Peshtanit në Fier! Digjen tokë me të mbjella me ullinj e hapësira të tjera
Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pas mesditës së kësaj të hëne në zonën e Peshtanit në Fier.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderishme toke të mbjellë me ullinj, dru frutorë si dhe hapësira të mbjella me drithëra. Nga zjarri rrezikohet edhe një stallë me bagëtish e cila ndodhet fare pranë.
3 mjete zjarrfikëse të Fierit dhe gjithë efektivët e këtij reparti janë në luftë me flakët.
Në ndihmë të zjarrfikësve në terren janë shpërndarë edhe banorë të zonës, e ndërsa mësohet se kanë qenë këta të fundit kë kanë njoftuar për shpërthimin e flakëve.
E ndërsa zjarri favorizohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, shkaqet e tij nuk dihen ende.
-
VIDEO
Sulm kibernetik në platformat qeveritare, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta, e njëjta dorë me sulmet në Evropë vitin e fundit
Sulm klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Lajmin e ka dhënë Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. Qeveria ka garantuar të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.
-
VIDEO
Zjarr i madh në Plug të Lushnjës, rrezikohen disa stane me bagëti
Një zjarr masiv ka përshkruar fshatin Pluk të Lushnjës mesditën e sotme. Nga zjarri i favorizuar nga era rrezikohen disa stane.
-
VIDEO
Ervis Martinaj nën sulm, vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë nga e njëjta dorë me atë të Mihasit? Eksperti në Report Tv: Mekanizmi është identik
Mekanizmi i përdorur nga vrasësit e ekzekutimit të trefishtë dje në Fushë-Krujë është i njëjti me atë të përdorur në vrasjen e Erigers Mihasit 13 nëntorin e vitit të kaluar në zonën e Astirit në Tiranë. Dhe kjo sipas ekspertit kriminalistik Artan Rexhepi tregon se ka një mundësi të madhe që vrasjet të jenë kryer nga e njëjta dorë.
-
VIDEO
U vra dje në atentatin në Fushë-Krujë, Brilant Martinaj ndiqej në rrjetet sociale nga Shkëlzen Berisha
Jo vetëm Stresi, por edhe Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, e kishte një prej ndjekësve të preferuar Brilant Martinajn, që u vra dje në Fushë-Krujë, dhe që ishte anëtar i grupit të Ervis Martinajt.
-
VIDEO
Investigimi i Report Tv/ Tregti me arsimin? Pa u ulur në kompjuter, studentët blejnë diplomat! Mister kush qëndron pas ofertuesve të temave
Report Tv vijon investigimin për temat e blera të diplomave, ku konstaton se pa u ulur as edhe një ditë në kompjuter, studentët marrin nota të larta. Për rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, përgjegjësia më e madhe është e pedagogëve udhëheqës, të cilët duhet ta kuptojnë se kur një diplomë është blerë.
-
VIDEO
Amnistia Fiskale deri në 2 milion euro , të mirat dhe të këqijat flet eksperti Gjokutaj
-
VIDEO
Policia rrugore e Tiranës me 'dorë të hekurt', ndëshkon me gjoba me mijëra shoferë mjetesh e motorësh! Pezullon 105 leje drejtimi
Policia rrugore e Tiranës ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor
-
VIDEO
Harta gjyqësore, Lena: Bojkoti i avokatëve do të përfundojë kur te kemi një VKM, çështja më pas do të ndiqet ligjërisht
Bojkoti i avokatëve kundër hartës së re gjyqësore do të përfundojë në momentin që do të ketë një VKM të Këshillit të Ministrave në lidhje me këtë hartë. Kështu bëri me dije kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena në një interviste për Report Tv, në emisionin ‘Sot Shqiperia Live ’, ku u shpreh se duke filluar nga ai moment ato do të bëjnë betejën e tyre ligjore