-
VIDEO
Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj paraqitet në SPAK: Kam ardhur për punë e mia
Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, Frrokaj ka deklaruar se është ‘paraqitur për punët e tij’, ndërsa është ende i panjohur shkaku i thirrje së tij. Kujtojmë se Fran Frrokaj u dënua nga Gjykata e Lezhës, për tjetërsimin e pronave në Shëngjin
-
VIDEO
Kontenjerit i mungonin arkat me banane ku dyshohet se kishte kokainë, në portin e Durrësit u thye protokolli: Nuk u vendos në zonën e riskut
Kontenjeri me banane, në të cilin mungonin 59 kuti dhe që dyshohet se fshihej kokainë, i cili erdhi nga Kolumbia, në Spanjë, më pas në Itali e si përfundim në portin e Durrësit nuk vendos në zonën e riskut. Policët ‘harrojnë’ të marrin pamjet në datat 7-15 korrik
-
VIDEO
Atentati me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, policia 3 milion lekë për çdo informacion për zbardhjen e vrasjes! Vijojnë hetimet, shoqërohen disa të dyshuar
3 milionë lekë ofron Policia e Shtetit, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në zbardhjen e vrasjes së trefishtë një ditë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Diklen Vata, Brilant Martinaj, kushërinj dhe shoku i tyre Arbër Hoxha, u ekzekutuan në një atentat të mirëorganizuar, teksa ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba
-
VIDEO
‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’, Stresi publikon një tjetër VIDEO të Brilant Martinaj, që u vra dje
Këngëtari Stresi duket se ka pasur lidhje me 2 prej të vrarëve sot në masakrën e Fushë-Krujës. Ai mbrëmjen e djeshme ka publikuar foto ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Brilant Martianajt. Ndërsa sot ai ka postuar në instastory një video të mikut të tij teksa këndon një këngë me tekst ‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’.
Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.
-
VIDEO
Rikthehet 'beteja' me flakët në Krastë të Krujës! 'Piromanët' vijojnë të vendosin zjarrin
KRUJË- Janë kthyer sërish zjarret në Krastë të Krujës. Flakët masive po vijojnë të djegin zonën ndërsa zjarret janë të qëllimshme.
-
VIDEO
Hetimet për koncesionin e sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqaj thirret në SPAK! Para 10 ditësh dëshmoi ish zëvendësi i tij
Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit prej muajsh vijon hetimi për koncesionin e sterilizimi. Sot është paraqitur në SPAK për tu pyetur ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, 53-vjeçari humb kontrollin e kamionit dhe përplas për vdekje këmbësorin
53-vjeçari K.M duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Trupi i viktimës ndodhet ende ne vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
Dalin FOTOT/ Stresi mik i ngushtë me 2 prej të vrarëve sot në Fushë-Krujë?
Këngëtari Stresi duket se ka pasur lidhje me 2 prej të vrarëve sot në masakrën e Fushë-Krujës. Në rrjetet sociale ka foto të tij me Brilant Martianaj ndërkohë që në një foto duket në foto edhe me një person tjetër, që mendohet se është Diklen Vata.
Kujtojmë se Brilant Martinaj është kushëri i Ervis Martinajt,i dyshuar për vrasjen e efektivit Prela por që më pas i janë tërhequr akuzat.
-
VIDEO
3 të ekzekutuar në Fushë-Krujë, mes tyre kushëriri i Ervis Martinajt! Hakmarrje mes grupeve kriminale, 60 plumba makinës së viktimave, 2 u dogjën brenda
Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është qëlluar mbi 60 herë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje të grupeve kriminale.
-
VIDEO
Shenja të plumbash në disa dhjetëra metra, Kallashnikovit nuk i shpëtoi as ndarësja e rrugës
Shenja plumbash në ndarësen e 2 korsive në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë janë konstatuar në disa dhjetëra metra në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
-
VIDEO
3 të ekzekutuar në Fushë-Krujë, mes tyre kushëriri i Ervis Martinajt! Hakmarrje mes grupeve kriminale, 60 plumba makinës së viktimave, 2 u dogjën brenda
Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është qëlluar mbi 60 herë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje të grupeve kriminale.
-
VIDEO
Momenti kur largohen nga vendngjarja trupat e viktimave dhe skeleti i makinës së tyre
Në këto pamje shikoni momentin kur me ambulancë, e shoqëruar me forca të shumta policie, po transportohen për në morg trupa e viktimave të atentatit mafioz në Fushë-Krujë pasditen e sotme. Gjithashtu po zhvendoset nga vendngjarja edhe makina me të cilin ata po udhëtonin, e cila është djegur totalisht.