• VIDEO

    Momenti i shpërthimit të mjetit në Fushë Krujë ku u ekzekutuan 3 persona!

    Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket momenti kur makina e 3 viktimave, Diklen Vata, Brilant Martianj dhe Besmir Hoxha ka shpërthyer. Dyshohet se në mjetin e viktimave tip Volksëagen kishte edhe armë zjarri çka shpjegon shpërthimin e makinës në vendin e ngjarjes.

    •  
  • VIDEO

    E shkrumbuar totalisht, ja pamjet e makinës së autorëve! Brenda iu gjet një armë kallashnikov

    Pamjet që shikoni janë të makinës së autorëve të vrasjes së trefishtë sot në Fushë-Krujë. Automjeti tip Volkswagen Passat është i djegur tërësisht. Kujtojmë se policia njoftoi zyrtarisht se në automjet është gjetur një armë zjarri.

    •  
  • VIDEO

    Masakra me 3 të vrarë, Policia jep njoftimin zyrtar! Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve

    Masakra me 3 të vrarë, policia jep njoftimin zyrtar. Në automjetin e autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov. “Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip "Volsëagen Passat" është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip "Volsëagen Passat" që dyshohet se është i autorëve.

  • VIDEO

    Vlorë/ Për 4 orë lidhi me litar çiftin dhe izoloi në kasolle fëmijët, në pranga 38-vjeçari! Denoncimi i familjarëve: Abuzoi seksualisht me 17-vjeçaren

    Familja me 8 anëtarë në fshatin Brataj të Selenicës, Vlorë ka përjetuar tmerr pasi u mbajt peng për 4 orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili hyri i armatosur në banesë për të vjedhur para. Megjithatë nuk hezitoi të kërcënonte fëmijët e të shfrytëzonte rastin për të abuzuar seksualisht me njërën prej tyre.

  • VIDEO

    Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, burime për Report Tv: Dyshohet rus! AKSHI: Vjen nga jashtë, mbyllen përkohësisht shërbimet

    Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Këtë bën me dije  AKSHI duke theksuar se janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neturalizim të sulmeve armike. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus.

    • VIDEO

      3 të vrarë në Fushë-Krujë! Hakmarrje mes grupeve kriminale, u qëllua mbi 60 herë me kallashnikov drejt makinës së viktimave! 2 u dogjën brenda

      Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është  qëlluar mbi 60 herë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje të grupeve kriminale.

    • VIDEO

      Atentat mafioz në Fushë-Krujë, hakmarrje mes grupeve kriminale! 60 plumba mjetit që ishin viktimat

      Të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë Breshëri kallashnikovi, rreth 60 plumba. Është bërë pritë mbi urën e Fushë-Krujës. Dyshohet se persona të maskuar kanë dalë para automjetit duke qëlluar me breshëri por nuk kanë qëlluar askënd tjetër përveç shënjestrës së tyre. Kemi të bëjmë për hakmarrje ndaj grupeve kriminale. Flakët janë shuar. Për kilometra të tëra është krijuar radhë në autostradë. Dy prej viktimave kanë pësuar djegie ekstreme.

      •  
    • VIDEO

      Atentati me 3 të vrarë në Fushë-Krujë! Një person doli nga makina por nuk mbijetoi, dy të tjerë ndodhen brenda mjetit që po digjet

      Pamjet e siguruara nga Report Tv janë nga momenti i parë i ngjarjes nga atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës. Një prej viktimave ka dalë nga makina tip 'Volkswagen' por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.

      •  
    • VIDEO

      Atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës! Qëllohet me armë zjarri drejt një mjeti, raportohet për 3 viktima

      Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Pamjet e siguruara nga Report Tv janë nga momenti i parë i ngjarjes. Një prej viktimave ka dalë nga makina por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.

    • VIDEO

      Qëllohet me armë zjarri drejt një mjeti në mbikalimin e Fushë-Krujës, dyshohet se për një të vrarë

      Një person dyshohet se është vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti me të cilin po lëvizte dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.

    • VIDEO

      E përdhunoi në kasolle, kërcënimi i hajdutit për 17-vjeçaren: Po u ndjeve, të vras me armë

      38-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur para, por nuk hezitoi të kryente abuzime seksuale. Ai guxoi të përdhunonte vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bërtiste.

      “Mbasi ka ikur motra më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera e parë që ndodh, herë të tjera nuk kam parë. Kam probleme me shikimin, grupi i dytë, e verbër. Kam frikë”, tha 17-vjeçarja.

    • VIDEO

      U lidh për 4 orë nga 38-vjeçari i maskuar, flet kryefamiljari: Kërkoj burgim të përjetshëm! I kërkoi gruas të zhvishej, nuk e përdhunoi

      Unë kërkoj nga drejtësia që ai të marrë burgim të përjetshëm”, kështu deklaroi kryefamiljari që u lidh për 4 orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili u fut në banesë duke i kërcënuar me çifte.

      Në dëshminë e tij shpreh se si ndodhi ngjarja e rëndë ndërsa pranon  se tentoi të përdhunojë gruan para syve të tij, por më pas abuzoi me të bijën.

      “Rreth orës 6 të mëngjesit, kanë lehur qentë në perëndim të shtëpisë dhe kam dalë së bashku me bashkëshorten e djalin e madh. Bashkëshortja pa personin me maskë dhe më thirri. Kur kemi shkuar në banesë, personi me maskë të kuqe në kokë ishte futur në dhomën e fëmijëve. I tha bashkëshortes mblidhi fëmijët të mos shohin gjë dhe më thirri mua të ulem në tokë. U ula në tokë, i tha dhe bashkëshortes. Pasi ndenji 5 minuta, i tha më bëj një kafe.

      I kërkoi dhe gërshërë dhe preu maskën në formën e buzëve se sytë i kishte të prera. E çoi kafen dhe i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm. E piu kafenë e hodhi filxhanin. Pas 20 minutash preu litarin dhe it ha bashkëshortes të më lidhë. Gruaja nën kërcënimin e armës më lidhi. Më pas lidhi bashkëshorten. Na shtriu në krevat të dyve dhe është marrë me fëmijët pastaj. Gruan tentoi ta përdhunonte, zhvishu i tha por nuk e përdhunoi.

      Na ka vjedhur 350 mijë lekë në dollap, disa dokumenta dhe dy pasaporta të çupave. E kam njohur se ka ardhur një ditë më përpara si kasap me një çun nga Brati dhe ka sjell te banesa. Unë kam qenë në Vlorë dhe kur kam vajtur rreth orës 12:00 e kam gjetur në banesë dhe i thashë nuk të njoh. Ai më tha që kam qenë kur ka vdekur babai jot, nuk të njoh i thashë, jam nga Vajza më tha. Futi fëmijët në dhomë dhe i ka kërcënuar me thikë, të gjashtë fëmijët. U ka thënë gëk me gojë se do t’u masakroj me thikë. Unë kërkoj nga drejtësi a që ai të marrë burgim të përjetshëm dhe nuk kam për ta falur. Ka abuzuar seksualisht. Policia na erdhi në ndihmë, ka ardhur pas 25 minutash pasi jemi 35 kilometër larg”, tha babai.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv