-
VIDEO
Summer Wine nga Kastro Zizo/ Gjërat që duhet t’i dini para se të bëni një tatuazh
Bërja e një tatuazhi nuk është një hap i vogël. Bëni zgjedhje të saktë në mënyrë qe të jeni të kënaqur me vendimin tuaj gjatë tërë jetës.
-
VIDEO
Konflikt mes dy personave në Gjirokastër, plagoset me thikë 29-vjeçari, në gjendje kritike për jetën
GJIROKASTËR- Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 29-vjeçari.
-
VIDEO
Strategjia e re në Malësinë e Madhe! Trafikantët një hap përpara, mbjellin kanabisin e lëvizshëm me thasë
Në ditën e pestë të operacionit anti kanabis janë shkatërruar dhjetëra parcela të vogla me nga 20-30 bimë në Malësinë e Madhe, ndërsa është konstatuar një taktikë e re e trafikantëve. Për të mos u zbuluar nga policia, shkulnin bimët duke i vendosur në thasë me qëllim lëvizjen për t’i vendosur në zona të tjera ku ishin hapur gropa.
-
VIDEO
Selenicë/ Futet në banesë për të vjedhur, nën kërcënimin e armës lidhi bashkëshortët dhe izoloi në një dhomë fëmijët, në pranga 38-vjeçari
"Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, Selenicë. Mbajti peng për disa orë, nën kërcënimin e një arme, anëtarët e një familje, në banesën e tyre, dhe iu vodhi me dhunë një shumë parash, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë gjahu, një shumë parash dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.
-
VIDEO
Prokuroria kërkon 'arrest me burg' për Julian Gjokën, mashtroi gazetaren! I kërkoi 8 mijë euro për punësim në Ministrinë e Energjisë
Prokuroria ka kërkuar ‘arrest në burg’ për Julian Gjokën, i cili ka mashtruar një gazetare duke i premtuar punësim kundrejt 8 mijë euro në Ministrinë e Energjisë. Dy ditë më parë policia arrestoi Gjokën dhe shoqëroi gazetaren. Prokurori Bledar Valikaj ka urdhëruar lirimin e gazetares duke e konsideruar person te dëmtuar.
-
VIDEO
Kontenieri me banane u gjet i hapur në Portin e Durrësit, mungonin disa arka! Arrestohen 20 persona, punonjës sigurie portual dhe operatorë (EMRAT)
Mungesa e disa arkave në një kontenier me banane në portin e Durrësit ka vënë në pranga 20 persona. Mes tyre janë 16 punonjës sigurie në portin e Durrësit, dy operator firme dhe punëtori i kompanisë me shoferin që prisnin ngarkesën me banane në port.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që i drejtohen plazheve të jugut
Rëndohet trafiku në qytetin e Vlorës. Kjo e dielë prej orës 9 të paradites dhe në vijim trafiku i automjeteve që i drejtohen plazheve të jugut ka ardhur duke u rënduar. Zona e ujit të ftohtë deri në Radhimë ka krijuar radhë të gjata makinash. Ndërkohë që edhe autoambulancat e kanë të pamundur për te shkuar në rastet e emergjencës në kohë reale.
-
VIDEO
Kanioni i Langaricës, mes shkëmbinjve e ujërave termale! Destinacion për aventurierët e të apasionuarit pas natyrës
Kanioni i Langaricës, gati 15 km në verilindje të qytetit të Përmetit konsiderohet si një ndër pasuritë natyrore dhe të veçanta që ka Shqipëria e jugut. Pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës”- Dangëlli, kanioni me gjatësi afro 5 km ofron një pamje spektakolare mes shkëmbinjve dhe ujërave termale.
-
VIDEO
Dyndja e pushuesve drejt bregdetit, trafik i rënduar në Lezhë
Kjo e diel ka sjellë një fluks të pushuesve që kanë zgjedhur të shkojnë drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë, si pasojë, që në orët e para të mëngjesit ka pasur një trafik të rënduar.
-
VIDEO
Report Tv sjell VIDEON, momenti kur gomonia humb kontrollin dhe merr përpara 2 pushuesit në shezlong në Jalë! Arrestohet drejtuesi
Dy pushues kanë mbetur të plagosur në Himarë, teksa kanë qenë duke qëndruar në plazhin e Jalës, pasi janë goditur nga një gomone. Gomonia ka tentuar që të dalë në breg, por nuk ka arritur që të ndalojë në kohë, duke plagosur kështu çiftin pushuesve, të cilët ishin në breg. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit lundrues, Gjergji Priftuli.
-
VIDEO
Gaforret blu shfarosin peshkun në rrjetat e peshkatarëve të hedhura në bregdetin e Darëzezës
Peshkatarët e bregdetit të Darëzezës kanë disa ditë që po përballen me një shqetësim. Gjatë hedhjes së rrjetave për të zënë peshk si zakonisht nuk kanë nxjerrë ‘gjahun e tyre’ peshkun, por rrjetat mbushen me gaforre. Ky është një fenomen shqetësues që rrallë ka ndodhur në këtë zonë të këtij bregdeti.
-
VIDEO
Kërkoi ulje emergjente por u plas në tokë, rrëzohet avioni në Greqi, ishte nisur nga Serbia drejt Jordanisë
Një aeroplan mallrash është rrëzuar pranë qytetit të Kavalës në Greqinë në orët e vona të shtunës, lajmin e ka bërë të ditur brigada e zjarrfikësve dhe televizioni shtetëror.