-
VIDEO
Dyshohet se një grup kriminal po transportonte drogë, ndalohet një anije në Durrës
Një anije është ndaluar nga policia kufitare e Durrësit, pasi dyshohet se në të ka ngarkesë me lëndë narkotike.
Burime thonë për Report Tv se policia ka informacione se një grup kriminal po vepronte për të trafikuar lëndë narkotike dhe ka sinjalizuar anijen të ankorohet deri në pritje të grupit të hetimit.
-
VIDEO
Momenti kur helikopteri transporton trupin e pajetë të turistit serb që vdiq në Valbonë
Grupi i turistëve serb që kishin mbetur të bllokuar në Valbonë janë shpëtuar. Ndërkohë është bërë i mundur edhe tërheqja e trupit të pajetë të turistit, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
"Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka filluar operacionit e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Serbia dhe personave të tjerë që ishin afër viktimës. Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak dhe ekipet tona bëjnë bartjen e trupit deri në hapësirën ku mund të ateroj helikopteri. Për më shumë informata do të njoftoheni në vazhdim", thuhet në njoftimin e Shërbimit te Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
-
VIDEO
Momenti kur gomonia humbi kontrolli dhe mori përpara 2 pushuesit në shezlong në Jalë
Report Tv sjell videon nga momenti ku kur gomonia humbi kontrolli dhe mori përpara 2 pushuesit në shezlong
-
VIDEO
Në autostradë me 130 km/h, eksperti: E duhur! Kundër uljes së shpejtësisë në zona të banuara
Ideja e hedhur nga socialisti Taulant Balla për të shtuar shpejtësinë në autostrada nga 110 në 130 km/h mbështetet nga ekspertët e sigurisë rrugore. Pavarësisht se jo shumë akse plotësojnë kriteret e mirëfillta, sipas ekspertit Mamir Hodo, fillimisht duhet testuar rritja e shpejtësisë në 120 km/h për një afat të caktuar dhe më pas të implementohet sipas propozimit.
-
VIDEO
Serbi pëson infarkt në Valbonë e ndërron jetë, turistët mbeten të bllokuar! Forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt vendngjarjes
Një turist serb me inicialet si G.S ka ndërruar jetë në majat e thepisura të Valbonës si pasojë e infarktit. Ka qenë një turiste serbe e cila ka telefonuar duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, G. S., kishte ndërruar jetë.
-
VIDEO
Të martën konferenca e parë ndërqeveritare, Rama poston foto me Merkel: Pengmarrja e Shqipërisë mori fund
Shkupi i ka thënë po propozimit francez, duke i hapur rrugën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ulen në tryezën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë moment si fund pengmarrjes absurde të Shqipërisë.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë i refuzoi zhbllokimin e kantinës së Verës në maj, Lefter Koka sërish rekurs, kërkon lirimin e katër pasurive të tjera
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nga qelitë e paraburgimit, i akuzuar për aferën e inceneratorëve, kërkon zhbllokimin e pasurive të tjera në Gjykatën e Lartë. Koka ka bërë rekurs pranë Supremes edhe pse kjo e fundit e refuzoi në muajin maj për zhbllokimin e pasurive të sekuestruara për inceneratorin e Elbasanit.
-
VIDEO
Hije dyshimi mbi tenderin 4 mln USD të FSHZH-së për shëtitoren e plazhit Durrës, deformohet projekti rrugës, ulet cilësia e punimeve, vendosen kritere arbitrare
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndryshoi projektin e për shëtitoren e plazhit Durrës, duke hequr rrugës mbushjen më rërë dhe përgjysmuar mbushjen me çakull Ia faturon deformimin Bashkisë së Durrësit. Studioja projektues paralajmëron pasoja të rënda nga zbatimi i projektit të manipuluar. FSHZH vendosi edhe kritere të dyshimta teknike
-
VIDEO
Rindërtimi/ Përfundojnë 158 apartamente të reja në Valias, gati për familjet e prekura nga tërmeti
Programi i Rindërtimit e ka transformuar tërësisht Valiasin ku pas përfundimit të bllokut të parë të banimit me 112 apartamente të reja, kanë përfunduar dhe 158 apartamente të tjera të ndara në 12 pallate dhe janë gati për të pritur familjet
-
VIDEO
Dy shkolla të reja hapen në shtator për nxënësit e Kodër Kamzës, Veliaj: Progresi nuk ndalet
Dy shkollat e reja, “John F. Kennedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, do të hapin dyert në shtator. Ato janë pjesë e një sërë investimesh, që kanë transformuar zonën dhe rrisin vlerën e pronave përreth. Kryetari i Bashkisë së tiranës, Erion Veliaj inspektoi detajet e fundit të punës, kur tha se ata që sot kundërshtojnë çdo punë publike të bashkisë, dinë vetëm të shkatërrojnë
-
VIDEO
Vlorë/ Ishin në breg në plazhin e Himarës, gomonia merr përpara një djalë dhe një vajzë! Dy pushuesit përfundojnë në spital
VLORË- Një gomone ka tentuar të dalë në breg, nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Ka dal në breg duke dëmtuar 2 pushues (një çift) të cilët kanë qenë në breg. Një prej tyre ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marr mjekime.
-
VIDEO
Temperaturat deri në 47 gradë i vënë ‘flakën’ Europës! Portugalia, Spanja e Franca në gjendje kritike nga zjarret! Deri tani mbi 300 viktima
Numri i viktimave si pasojë e temperaturave të larta i ka kaluar 300 në Europë, ku një pjesë e madhe e vendeve po përballen me një nxehtësi ekstreme. Zjarret kanë pushtuar qindra mijëra hektarë tokë, duke bërë që disa rajone të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.