-
VIDEO
Tropojë/ Kultivonin bimë kanabis, babë e bir në pranga, vihet në hetim dhe kryeplaku i fshatit
Pas një hetimi 1 mujor, janë gjendur të kultivuara bimë kanabisi në fshatin Palç, ku si rezultat janë arrestuar dy persona, 53-vjeçari Ndue Ndoja dhe 19-vjeçari Amarildo Ndoja, babë e bir dhe banues në lagjen Kotec të këtij fshati.
-
VIDEO
‘Shtëpi bari’ dhe në Spanjë, zbulohet ambienti me1500 bimë kanabis, 2 shqiptarë dhe 1 maroken të arrestuar
Garda spanjolle ka kryer një operacion për çmontimin e një plantacioni të brendshëm të kultivimit të marjuanës në një magazinë industriale në Caspe, një komunë në provincën e Zaragozës, ku si rezultat janë arrestuar 3 persona, 2 prej tyre shqiptarë dhe një maroken.
-
VIDEO
Përfundojnë 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja, Rama publikon pamjet: Trafiku është lehtësuar ndjeshëm
Punimet për 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit kanë përfunduar.
-
VIDEO
Merr flakë gjatë natës makina në Vlorë, shkrumbohet tërësisht
Një zjarr ka përfshirë një makinë të tipit “Volkswagen Sharan” në rrugën Vlorë-Novoselë në afërsi të Kripës.
-
VIDEO
Tiranë/ Shkaktoi zhurma shqetësuese me makinën luksoze 'Lamborghini', drejtuesi gjobitet me 4000 lekë
Tiranë - Një automjet luksoz tip 'Lamborghini' është gjobitur me 4000 lekë për zhurmat shqetësuese që shkaktonte nëpërmjet drejtimit.
-
VIDEO
Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë, rrezikohet përhapja e flakëve
Një pjesë e pyllit të Sodës në Vlorë është përfshirë nga flakët. Zjarri rrezikon që të përhapet për shkak se kanë marrë flakë disa pemë, të cilat gjenden në zonë. Sakaq kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve
-
VIDEO
Me fëmijë në sediljen e parë të makinës, gjobiten shoferët në Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur disa shoferë në kryeqytet të cilët po udhëtonin me fëmijët e tyre të cilët ishin ulur në vendin e parë të makinës
-
VIDEO
Zjarri në malin e Çikës vijon prej 2 ditësh, flakët në drejtim të Llogarasë! Digjen 5 ha shkurre e barishte
Vatra e zjarrit e rënë dy ditë më parë në malin e Çikës në Vlorë vijon të jetë ende aktive. Mësohet se deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë shkurre e barishte.
-
VIDEO
Të dehur në timon, vihen nën hetim 10 drejtues mjetesh në Fier! 2085 gjobiten për shkelje të qarkullimit rrugor
Policia Rrugore e Fierit ka proceduar penalisht 10 drejtues mjetesh gjatë javës që lam pas, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë janë proceduar administrativisht gjithsej 2085 drejtues mjetesh. 880 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë
-
VIDEO
Arrestohen shoferi dhe pasagjerja në Gjirokastër, po transportonin 23 emigrantë të paligjshëm me furgon
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kapën duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm.
-
VIDEO
Zjarr në Kavajë, përfshihet nga flakët ish-fabrika e qelqit, rrezikohen disa banesa
Një zjarr i madh ka dalë jashtë kontrollit në Kavajë, duke përfshirë dhe ish-fabrikën e qelqit.
-
VIDEO
Meta: Evazioni fiskal me inceneratorët, skandal që i kalon limitet! Institucionet të reagojnë
Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Kuvendit që të reagojë dhe të ketë një qëndrim në lidhje me skandalin siç e quan ai me evazionin fiskale të cilin e lidh me inceneratorin e Tiranës. Në një dalje për mediat, Meta përmend edhe rastin e zonjës, të cilët i është përdorur firma edhe vite pas vdekjes së saj.
“Përveç pensionistëve që janë në azile dhe që figurojnë në mënyrë të paditur në veprime që kapërcejnë me 30 milionë, çobanë me rrogë 300 euro dhe figuron me veprime të pakryera nga ai me miliona euro, dhe së fundmi për të kuptuar banalitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie është zbuluar edhe për një qytetare që është ndarë nga kjo tokë të paktën para 5 vitesh, por ne emër të saj në këto vite janë kryer veprime për transaksione me të paktën 5 milionë euro. Çfarë t’i bëjmë ne qeverisë që thotë se s’ka para për helikopter për zjarret ndërkohë që në sytë e opinionit publik del një situatë kaq e rëndë korrupsioni dhe flagrante, që është edhe më poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi. Në këto kohë krizë kur duhet rritur mbështetja për qytetarët në nevojë shohim që askush nuk mban përgjegjësi. Shohim që prej vitesh bëhen veprime të tilla dhe bëhen në banka. Çfarë janë këto banka që pranojnë të tilla veprime, çfarë është kjo QKB, ku është krimi ekonomik, ku është institucioni i pastrimit të parave. Kush mban përgjegjësi për të gjitha këto skandale? Si mund të vazhdojë kjo afera e inceneratorëve kur dihet shumë mirë që këto para shkojnë për krimin. Ende nuk ka filluar as maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve”