-
VIDEO
Priten reshje shiu në veri të vendit dhe temperatura deri në 32 gradë celsius, moti për sot
Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në skajin verior ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.
-
VIDEO
Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, shkrumbohet banesa
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Drithas, Llaktund, në banesën e shtetasit K. T, ku dyshohet se ka rënë zjarr si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz
-
VIDEO
Himarë/ Zjarr në malin e Çikës, distanca dhe terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve
Vetëm pak ditë pasi i gjithë territori i vendit u pushtua nga reshjet e shiut, janë rikthyer temperaturat e larta së bashku me vatrat e zjarrit. Një zjarr është aktivizuar në vendin e quajtur Palikonjë në Malin e Çikës, Himarë që në sipërfaqe ka bimësi të rrallë dhe shkurre.
-
VIDEO
'Hajde se më duhen lekë', si u vodh nafta në ekskavator! Lihen në burg 2 hajdutët e 172 litrave naftë në Vorë
172 litra naftë u vodhën në serbatorin e një ekskavatori në Vorë, ndërsa dy autorët u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës. Report Tv siguroi dosjen, në të cilët sqarohet skema si Julian Subashi e Petrit Kodra morën sasinë e naftës. Policia arriti të zbardhë ngjarjen pasi ekskavatori ishte i pajisur me GPS-së dhe ka dokumentuar të plotë vjedhjen.
-
VIDEO
Rrapaj: Duhet kooperim i fermerëve! Të krijohet bursa për bujqit! Duhen targa për traktorët, të ndryshohet Kodi Rrugor
Kreu i AgroBiznesit, Agim Rrapaj nuk i shikon grumbulluesit e produkteve bujqësore si një problem madhor, por thotë se zgjidhja që produktet të mos mbeten pa shitur është kooperimi i fermerëve. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme, që sipas Rrapajt do i jepte fund problemeve të fermerëve është edhe krijimi i një burse për këto produkte.
-
VIDEO
Divorc te noteri, Saliaj për Report TV: E kanë edhe vendet e BE, ul ngarkesën në gjykatë, më pak shpenzime dhe kohë e humbur për qytetarët
Divorci i çifteve tek noteri do ishte një risi për vendin tonë, por jo për vendet e Bashkimit Europian. Noterja Elona Saliaj në një intervistë për Report Tv ka dhënë detaje nga propozimi i saj që ndarja të bëhet me akte të thjeshta noteriale dhe jo me procese burokratike në gjykatë. Ajo tha se të paktën katër vende të Bashkimit Europian e zbatojnë ndarjen te noteri.
-
VIDEO
Portali online për fermerët, Ponari: Gati në fillim të vjeshtës, i informon për kulturat që do prodhojnë e çmimet e shitjes
Nga shtatori, prodhuesit shqiptarë do të kenë akses në një portal të posaçëm. Në një intervistë për “Report Tv”, Holta Ponari, këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se portali do të informojë fermerët shqiptarë lidhur me kulturat që duhet të prodhojnë dhe çmimet me të cilat mund të tregtohen. Qëllimi kryesor i portalit, është të forcojë pozitat e fermerit në treg.
-
VIDEO
Braçe thirrje pronarëve të restoranteve e hoteleve: Blini shalqi te bujku në fushë! Boll pranuat të të grabisë tregtari
Ish.zv.kryeministri Erion Braçe ka pasur një thirrje drejtuar pronarëve të hoteleve e restoranteve që shalqirin ta blejnë direkt te bujku në fushë si një mënyrë për t'i mbrojtur fermerët, përballë grumbulluesve që i grabisin.
-
VIDEO
Propozimi/ Divorcet me dakordësi të çiftit të bëhen te noteri
Noterët kanë hartuar një draft ku propozojnë që divorcet kur ka dakordësi mes çiftit të mos përfundojnë në gjykatë, por të bëhen me akte të thjeshta noteriale. Në fund renditen edhe të mirat që mund të sjellë ky propozim, që vijnë që nga ulja e kostove për qytetarët apo edhe ulja e volumit të punës së gjykatave
-
VIDEO
Shkolla e re në Dritas drejt përfundimit, Veliaj: Gati në shtator, e njëjta cilësi si në qendër edhe në periferi të Tiranës
Shkolla e re e fshatit Dritas, pjesë e buqetës së 40 shkollave të reja në Tiranë, po ngrihet më e bukur dhe më e fortë, gati të presë nxënësit në shtator. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi ecurinë e punimeve në këtë shkollë, për të cilën tha se do jetë me kushte edhe më të mira se shkollat në qendër të Tiranës.
-
VIDEO
Nis zbatimi i gjobës për personat që hedhin sende nga makina, VIDEO momenti kur shoferi hedh kanoçen në autostradë
Regjistrimi i aksidente të shumta rrugore nuk i ka ndërgjegjësuar shoferët që të lëvizin me makinë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Një prej tyre është edhe një qytetar me incialet B.K., i cili ecën me makinë 'sikur është Zot' i rrugës e duke mos respektuar jo vetëm rregullat e qarkullimit rrugor, por as normat etike.
-
VIDEO
U kapën me 6 emigrantë në makinë, si ranë në pranga 2 të rinjtë në Gjirokastër
Ndalohet në tjetër rast i kontrabandimit të klandestinëve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë dy persona, të cilët u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.