-
VIDEO
Mali i Çikës betejë 3 ditore me zjarrin! Flakët i afrohen plazhit të Dhërmiut e Palasës, largohen pushuesit
Në një betejë tri ditore, zjarri në Malin e Çikës është duke rrezikuar sipërfaqe të tëra toke. Flakët të cilat nisën përpara tre ditësh 'përpinë' rreth 13 hektarë në total.
-
VIDEO
Zjarr masiv pranë një fabrikë në Zallë të Fushë Krujës! Dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm nga barinjtë e zonës
Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Zallës në Fushë Krujë në afërsi të një fabrike çimentosh. Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm nga barinjtë e zonës.
-
VIDEO
Në hetim për ekstremizëm, shpallet në kërkim ndërkombëtar personazhi i rrjeteve sociale nga Lezha
Një 39-vjeçar nga Kallmeti i Lezhës është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të "Thirrjes dhe nxitjes për kryerjen e veprimeve ekstremiste".
-
VIDEO
Marrëveshja me Emiratet Arabe nuk shqetëson shqiptarët e botës së krimit në Dubai! S'ka ekstradime, vetëm shkëmbim informacioni
Një marrëveshje e firmosur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në fushën e sigurisë nuk shqetëson fare shqiptarët e botës së krimit të strehuar në Dubai. Marrëveshja nuk parashikon ekstradimin e tyre, por ka në thelb vetëm shkëmbimin e informacioneve për të parandaluar apo zbuluar ngjarje të rënda
-
VIDEO
Operacioni anti-kanabis ‘Pulti’ në Shkodër, asgjësohen 4200 bimë narkotike! 250 efektivë në terren duke kryer kontrolle
Deri tani sipas policisë janë asgjësuar rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë.
-
VIDEO
Aksident i frikshëm në segmentin Milot-Rrëshen, mjeti përplaset me barrierën mbrojtëse! Plagosen rëndë dy të rinj
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në segmentin Milot-Rrëshen në dalje të Rubikut.
-
VIDEO
Padia për shpifje/ Vokshi: Ministrja e Arsimit tentoi që të tërhiqja deklaratat! Kushi: Mashtroi para medias! Gjithçka është e dokumentuar
Deputetja e PD Albana Vokshi dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi janë paraqitur këtë të mërkurë në seancën gjyqësore. Ishte Kushi që e paditi në SPAK për shpifje pas denoncimit që bëri Vokshi për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar.
-
VIDEO
Balla: Tryeza e parë ndërqeveritare të hënën ose të martën! Deputeti gjerman: Meritoni të jeni pjesë e BE
Në nisje të javës së ardhshme pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë. Lajmi u dha nga Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, pas një takimi me raporterin për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviç. Balla apeloi që BE t’i japë statusin kandidat edhe Kosovës.
-
VIDEO
Rama: Kosova, pjesë e ‘Partneritetit për paqe’! Me Serbinë të dialogojmë
Kryeministri Rama në konferencën për mediat me Stoltenberg tha se Shqipëria është krenare për rolin e saj në rajon.
“Është kënaqësi e madhe dhe po kështu një nder që kthehem këtu dhe që kam mundësinë të ndaj me ju disa opinione pas samitit të Madridit, i cili siç e theksuat, ishte vërtetë një moment historik për Aleancën Trans-atlantike në përgjigje ndaj rreziqeve të sigurisë europiane për shkak të luftës së qëllimtë të Rusisë e po kështu dhe me miratimin e vendimeve të rëndësishme për të transformuar dhe forcuar Aleancën dhe për të siguruar që NATO të vijojë të mbrojë paqen dhe të parandalojë konfliktin e të mbrojë popujt dhe vlerat e Aleancës.
Nga ana tjetër, jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej parlamenteve të para të vendeve aleate për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të tyre nga ambasadorët e vendeve aleate. Ne qëndrojmë me forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe sigurisht që është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, mbështetje që është më e palëkundur se kurrë.
Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë përkundrejt situatës dhe po kështu edhe detyrimet që ne kemi në Ballkanin Perëndimor, që pikërisht të parandalojmë çdo përshkallëzim e të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë. Në kapacitetin tonë si vend aleat dhe si vend kandidat për në BE, ne do vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional, në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht, stabilitetit.
Ndërkohë që koncepti i ri strategjik që sapo kemi miratuar thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n, ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por ende është pjesë e rajonit tonë.
Nga ana tjetër, pata dhe njëherë shansin t’ju them atë që kam përmendur tashmë në Samit. Nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është organizëm konsensual. Megjithatë, në kohët ku jetojmë, në këndvështrimin tim modest, është vërtetë e mençur që kjo të ri konsiderohet. Së fundmi në radhë, por jo nga rëndësia, e vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër. Faleminderit shumë edhe për këtë dhe është përherë kënaqësi të kthehesh këtu dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh me energji të plota e të vazhdosh t’i shërbesh kësaj aleance të shenjtë”, tha Rama.
-
VIDEO
Finlanda e Suedia në NATO, Stoltenberg falënderon Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg falenderoi Shqipërinë për firmosjen e dekreteve të ligjeve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Ndër të tjera përgëzoi kryeministrin Edi Rama për vizitën në Ukrainë, ku ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
-
VIDEO
Seancë dëgjimore për hartën e re gjyqësore, Çupi: Të mos politizohet, as socialistët s'janë dakord, por s'e shprehin në media
Ditën e sotme po zhvillohet seanca dëgjimore për hartën e re gjyqësore. Deputetja demokratike Dhurata Çupi tha se kjo çështje nuk duhet të politizohet.
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv/ Lufta në Ukrainë ‘boshatisi’ bregdetin shqiptar nga turistët rusë! Operatorët: Vetëm pak të ardhur privatisht, vjet ishin me mijëra
Bregdetit të Vlorës, Sarandës dhe Durrësit këtë vit i mungojnë turistët rusë. Operatorët turistikë thanë për Report Tv se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit mungon tregu lindor, pra përpos rusëve mungojnë edhe turistët ukrainas e bjellorus. Kjo thanë ata ka sjellë dëme të mëdha për industrinë e turizmit.