-
VIDEO
Berisha nuk largohet sërish nga foltorja e Kuvendit: Më lini edhe një minutë se kanë interes qytetarët
ali Berisha është bërë sërish protagonist në Kuvend, duke kërkuar më shumë kohë për të folur. Ai nuk largohej sërish nga foltorja e Kuvendit ndonëse Ermonela Felaj i kërkoi të mbyllë fjalën pasi koha e tij mbaroi.
Pjesë nga debati:
Felaj: Ka mbaruar kohën tuaj
Berisha: Jo prit një minutë, se më ke marrë shumë kohë.
Felaj: Ka mbaruar koha juaj. Tani nuk po ndodh një shkelje ndaj jush
Berisha flet pa mikrofon: Më lini dhe një minutë, qytetarët kanë interes
Felaj: Ka mbaruar koha juaj. Nuk mund ta zini foltoren do më duhet të zbatoj rregulloren deri në masën më të rreptë. Ju lutem lironi foltoren.
-
VIDEO
Durrës/ Shpëton dy të miturit, por 18-vjeçari s’arrin të dalë dot nga deti! Gjendet trupi i pajetë pas disa orësh kërkime
DURRËS- Dy 15-vjeçarë kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme teksa laheshin në Sektor ”Rinia”, në Durrës.
-
VIDEO
Berisha nuk largohet nga Foltorja, Felaj ndërpret seancën në Kuvend
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka ndërprerë seancën e Kuvendit për shkak se ish-kryeministri Sali Berisha nuk largohej nga Foltorja.
Debatet nisën për shkak se deputetja Elda Hoti tha se do t’i linte radhën e saj të fjalës Sali Berishës, por Felaj tha se nuk lejohet pasi ajo është pjesë e një e ‘Aleancës për Ndryshim’.
Besnikët e Berishës, si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi kërkuan që t’i jepej fjala Berishës pasi sipas tyre rregullorja e lejon që të marrë radhën e një deputeti tjetër. Por. Felaj tha se kjo nuk është në rregullore dhe në Kuvend filluan debatet.
Berisha nuk u largua nga foltorja për t’ia lënë fjalën deputetit socialist Pandeli Majko dhe për këtë arsye Felaj ndërpreu seancën.
Felaj: Nuk mund ta këmbeni kohën vetëm me një deputet të grupit parlamentar.
Alibeaj: Hoti është pjesë e grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim.
Noka: Ti e ke aty njoftimin.
Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.
Bylykbashi: Rregullorja parashikon ndërrimin e fjalës së deputetëve me marrëveshje.
Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij. -
VIDEO
Braçe nxjerr foton: Luan Baçi me grumbulluesit në Fier fiksojnë çmimin e shalqirit! Fermeri po 'shtrydhet'
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka vijuar akuzat e forta edhe këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit, sipas së cilit në situata në bujqësi nuk është aspak “rozë” siç e nxjerr ministria e Bujqësisë. Ai tha se bujqit po “shtrydhen” nga tregtarët, me këta të fundit që vijoi që të etiketonte si klane. Braçe ka publikuar edhe një foto deputetit të PD, Luan Baçi në një takim me grumbulluesit.
-
VIDEO
Llagami: Me hartën e re gjyqësore qytetarët do të kenë akses të barabartë kudo që ndodhen
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend mbi veprimtarinë vjetore të institucionit që ajo drejton. Ndër të tjera, Llagani u ndal te harta e re gjyqësore që ka sjellë kaos në sistem, pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore duke dalë edhe sot në protestë kundër saj.
Sipas Llaganit me miratimin e kësaj harte të re synohet që qytetarët të kenë akses të barabartë në të gjithë vendin, kudo që ndodhen.
“KLGJ në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësia përfundoi ciklin e konsultimeve e për hartën e re. U kryen konsultime me 6 grupe të interesit dhe dy takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit. Opinioneve iu nënshtruan një procesi vlerësimesh. Në datë 10 qershor KLGJ miratoi grupin e punës për riorganizmin e gjykatave. Nga 22 gjykata në 13. Nga 6 gjykata apeli në një me seli në Tiranë. Nga 6 gjykata administrative në dy, me seli në Lushnje dhe Tiranë. Me miratimin e hartës së re synohet që t’u ofrohet qytetarëve kudo që ndodhen akses i barabartë”, deklaroi Llagani.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm i përgjigjet Bardhit: Denoncimet çoji në Prokurori, PS nuk bëhet mburojë e askujt
Në përgjigje të akuzave të forta të deputetit demokrat, Gazment Bardhi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mga foltorja e Kuvendit, i bërë thirrje qqë t’i drejtohet Prokurorisë për çdo denoncim, ndërsa shtoi se PS nuk bëhet mburojë e askujt që shkel ligjin.
“Në radhë të parë, çdo denoncim, jo vetëm i zotit bardhi, por ehe i cdo qytetari apo parlamentari, është i mirëpritur. Askush nuk e ndalon Prokurorinë të hetojë dhe gjykatën të dënojë, për çdo njeriu që shkel ligjin në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha, askujt PS nuk i është bërë mburojë dhe nuk do t’i bëhet mburojë. Reforma është marrë me seriozitet që ditën e parë nga mazhoranca jonë, e mbështetur nga partnerët tanë, por e refuzuar nga eksponentë të opozitës. Besoj se Reforma në Drejtësi, ndoshta më e madhja, duhet parë si një mozaik, të cilit duhet t’i largohesh pak për të parë efektet. Besoj se në një bilanc 5-vjecar unë mendoj që është nga reformat me rezultate më të jashtëzakonshme për shoqërinë shqiptare”, tha ministri.
-
VIDEO
Vijojnë protestat nga opozita maqedonase, Ministri për Punë të Brendshme bën thirrje për protesta të qeta
Opozita maqedonase, e udhëhequr nga partitë VMRO DPMNE dhe E Majta, mbetet me qëndrimin se propozimi “rrënon” identitetin maqedonas, gjuhën dhe të kaluarën historike. Propozimi nuk do të kalojë në momentin kur do të nevojitet miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave, të cilat shumica parlamentare nuk i ka.
“Konkluzionet do të kishin kuptim vetëm nëse Qeveria [e Maqedonisë së Veriut] pranon të korrigjohet propozimi francez, duke hedhur poshtë të gjitha shantazhet, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës. Nëse pranohet kështu, Maqedoninë [e Veriut] do ta fusin në një proces të krizave politike dhe tensioneve, në dhjetë vjetët e ardhshëm. Por, besoj se propozimi do të ngecë te ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-së.
Në një postim në Facebook, Spasovski thotë se protestat e djeshme dhe ato të ditëve më parë nuk kanë qenë të paraqitura siç duhet dhe i fton organizatorët për përgjegjësi.
“Të nderuar qytetarë, maqedonas, shqiptarë, serb, turq, romë, vllehë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ju siguroj se policia e Maqedonisë mbetet në nivelin e detyrës së saj për mbrojtjen e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për protesta dhe gjithsesi të sigurisë së institucioneve dhe qytetarëve”, ka shkruar Spasovski në Facebook.
-
VIDEO
Nuk ndalen flakët në Vlorë, merr zjarr një sipërfaqe e fshatit Delisuf! Në vendngjarje efektivë e zjarrfikës
Po vijojnë zjarret në qytetin e Vlorës. Së fundmi është raportuar për një zjarr në fshatin Delisuf. Në vendngjarje ndodhen 4 efektivë, mjete zjarrfikëse me 8 ton ujë
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, avokatët protestë para KLGJ! Maks Haxhia: Do e çojmë në Kushtetuese
Avokatët janë ngritur në protestë përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.
-
VIDEO
Gjendet një trup i pajetë në Durrës, zjarrfikësit ndërhyjnë nga dritarja! Familjarët kishin humbur kontaktet me të
Një trup i pajetë është gjendur në lagjen numër 6 në Durrës.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, Maks Haxhia: Do ta çojmë në Kushtetuese
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se protesta duhet t'i shërbejë KLGJ për ta riparë edhe njëherë hartën gjyqësore. Haxhia tha për gazetarin e Report TV, Arsen Rusta se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për hartën e re gjyqësore.
“Nuk ndihemi të humbur në asketin që gjithë problemet nuk u morën parasysh. Ajo që ne donim të realizonim, e realizuam. Ja bëmë të qartë qytetarëve që kjo hartë gjyqësore do bie në kurriz dhe xhepave të tyre. Të shërbejë ky tubim si një thirrje e fundit për KLGJ dhe qeverinë për ta riparë edhe njëherë. Kjo hartë do krijojë problematika të mëdha. Ne nuk vëmë vija të kuqe, jemi profesionistë. Kemi paraqitur argumentet tona që drejtësia të jetë e realizueshme. Kemi propozuar shumë variante që janë mese të realizueshme dhe rezultat bindëse. Do e çojmë në Kushtetuese, hapi i fundit. Nuk bëjmë protestë për të treguar forcën tonë”, tha Haxhia.
-
VIDEO
Mali i Çikës betejë 4 ditore me zjarrin, shkrumbohen mbi 13 ha pyje, tymi shqetëson pushuesit
Prej 4 ditësh, vijon zjarri në Malin e Çikës duke u shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje e pisha. Deri tani janë djegur rreth 13 hektarë në total.