-
VIDEO
Komisioni i Ekonomisë i rrëzoi dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për Butrintin, Meta: Afera e radhës, deputetët të reflektojnë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pasi Komisioni i Ekonomisë i rrëzoi dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
“Zhvillim i freskët nga Kuvendi, ku komisioni parlamentar ka rrëzuar dekretin e presidentit për çështjen e Butrintit, çështja kaq e madhe që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore dhe identitetin kombëtar. Na risolli edhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin, dëgjesën ndaj ekspertëve të fushës, shoqërisë civili që u përjashtuan sot në mënyrë brutale. Tregon qartë që deputetë që kanë vepruar në këtë mënyrë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të njërës prej pasurive më të çmuara kulturore siç është Butrinit, vetëm për arsye të errëta, korruptive, motive edhe më të thella sesa kaq, pse jo është të çkombëtarizimit. Kemi të bëjmë me një vazhdimësi sistematike të goditjes së trashëgimisë, jo vetëm në Tiranë, Durrës por edhe n Butrint dhe shumë zona të vendit tonë. Deputetët në seancë plenare ti lexojnë të gjitha argumentet që kanë të bëjnë me shkeljen e Kushtetutës, konventave ndërkombëtare, demonstrojnë paligjshmërinë dhe mungesën totale të transparencës”, tha Meta.
-
VIDEO
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar me iniciale A.F., ka rënë në prangat pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
-
VIDEO
Shoqëria në protestë për 'Butrintin', Shalsi i pret në zyrë
Një grup anëtarësh të shoqërisë civile protestuan jashtë Kuvendit, ku kërkuan që të merrnin pjesë në Komision, por nuk u pranuan, ku kryetari Eduart Shalsi, tha se dëgjesat kanë përfunduar. Ato patën edhe një përplasje verbale me Shalsi, pasi ky i fundit i mori në zyrë.
-
VIDEO
Softa: S’parandalohen aksidentet me polic pas ferrave apo makinë inteligjente të fshehur, shoferët duhet të jenë në dijeni që po vëzhgohen
TIRANË- Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa thotë se shoferët duhet të paralajmërohen që janë në vënzghim nga makina inteligjente apo nga radarët. Kjo sipas tij është baza e transaprencës që shtetit ndaj shoferëve, duke thënë se vendosja e policëve pas ferrave, siç ndodh rëndom apo makina inteligjente që nuk janë të identifikueshme, nuk ka rol parandalues, por thjesht ndëshkimin e shoferëve për të mbledhur gjoba.
-
VIDEO
Projekt i ri për zgjatimin e Lumit Lana nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrorë sa kanë
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi një tjetër projekt që do të nisë së shpejti në kryeqytet. Bëhet fjalë për zgjatimin e Lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, e deri në Kashar. Veliaj tha se familjet, objektet e të cilave i prek projekti, edhe nëse nuk i kanë të legalizuara, do të dëmshpërblehen me aq metra katrore sa kanë aktualisht.
-
VIDEO
Bardhi për majorin e vënë nën hetim në Holandë: Paradite i shërben NATO-s, pasdite shtëpisë së barit! PS: Do ndiqen hapat ligjorë
Gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti Demokrat Gazment Bardhi solli në vëmendje edhe rastin e ushtarakut të ndaluar në Holandë për trafik droge. Bardhi ngriti disa pyetje në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes se çfarë hapash ka ndërmarrë për këtë rast dhe a kanë dijeni për raste të tjera.
Zv.ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici tha se Ministria do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë ndërsa theksoi se ai mban përgjegjësi individuale dhe nuk mund të njollosë uniformën e Forcave të Armatosura.
-
VIDEO
Bazë detare në portin e ri të Durrësit, Deliu: Garanci e madhe! Mesazh i NATO-s se sheh Shqipërinë si aleat serioz e strategjik
Denis Deliu, deputeti socialist, ish-ushtarak e ka cilësuar ndërtimin e një baze të re të NATO-së, në portin e Durrësit si një garanci sigurie dhe ekonomike për vendin tonë, por edhe një mesazh i aleancës, që sipas tij e sheh Shqipërinë si një aleat serioz dhe strategjik.
-
VIDEO
Të dhënat personale, ndryshimet në ligj sanksionojnë të drejtën për 'tu harruar'! Gjobë deri në 2 mld lekë kush s'respekton vendimet e Komisionierit mbi privacinë
Skandalet me daljen e të dhënave personale, pagat, numrat e telefonit, targat etj, ka bërë që Qeveria shqiptare të propozojë disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, për të forcuar më shumë mekanizmat mbrojtjës por edhe për të dënuar shkelësit. Për të diskutuar këto ndryshime në projektligj sot u zhvillua në Tiranë një takim konsultues.
-
VIDEO
Meta ktheu ligjin për Butrintin, debate te ‘Ekonomia’, Shalsi: Lexo nenin! Zhupa: E kam bërë! Socialistët i kthehen deputetes, Braçe: Po boll moj! Gjylameti: Stopo!
Nis komisioni i ekonomisë dhe financave, shqyrtohet dekreti i Metës për kthimin e ligjit të Butrintit. Një grup anëtarësh të shoqërisë civile protestuan jashtë kuvendit, kërkuan që të merrnin pjesë në komision, por nuk u pranuan, teksa patën edhe një përplasje verbale me shalsin në korridoret e kuvendit. Shqyrtimi i dekretit solli edhe debate në Komision.
-
VIDEO
Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Vlorë
Si pasojë e zjarrit rrezikohej banesa , por fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke vendosur nën kontroll flakët.
-
VIDEO
Projektligji për zonat ushtarake, debate te ‘Ligjet’! PS: Nuk do të mbrohen më, vetëm do mbikqyren! Opozita: Nuk i shërben të mirës publike
Në komisionin e Ligjeve është duke u shqyrtuar projektligji për disa ndryshime në ligjin “Policinë Ushtarake”. Maxhoranca e cilësoi të rëndësishëm ndryshimin ligjor për të rregulluar marrëdhëniet e Policisë Ushtarake me institucionet e tjera. Sipas projektligjit, zonat ushtarake nuk do të mbrohen më nga policia ushtarake, por do të kenë vetëm mbikqyrje. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes nuk do të mbrohet vetëm nga garda, por edhe nga policia ushtarake.
-
VIDEO
Qeveria e prerë: Do i qëndrojmë deri në fund propozimit për hartën gjyqësore! Bojkoti i avokatëve vazhdon
Qeveria shqiptare është e vendosur që t’i shkojë deri në fund propozimit të ri për hartën e re gjyqësorë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e bëri këtë deklaratë pas një takimi konsultues për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.