-
VIDEO
‘U rrezikua dhe jeta e pilotit! Stop aventurave’, Brataj nxjerr pamjet e shpëtimit të turistëve në buzë të greminës
Ditë e djeshme 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në vendin e quajtur Curraj i Epërm. Ata u arritën të shpëtohehin pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.Tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
“Sillet si boss e miliarder! “- Aktorja Eva Alikaj zbulon bisedën me Ermal Mamaqin: S'të llogarit fare
Në deklaratën e saj Eva nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke e cilësuar me fjalët ‘boss’ dhe ‘miliarder’. Ajo tha se ka respekt për atë si komedian por shtoi se ‘nuk e di se çfarë bën ai tani’. “Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë.”
-
VIDEO
Temperatura deri në 34 gradë celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat juglindore.
-
VIDEO
Në një terren të thepisur malor, dalin pamjet nga shpëtimi i turistëve çekë në Curraj të Epërm
Report Tv sjell pamjet e turistëve çekë të cilët u shpëtuan nga policia pasi mbetën të bllokuar në një terren të thepisur malor në Curraj të Epërm në kalimin midis Thethit dhe Valbonë
-
VIDEO
Mbetën të bllokuar për disa orë në terrenin e thepisur mes Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë
Mes kufirit të Thethit e Valbonës për shkak të terrenit të thepisur, ditën e sotme 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në humnerë në zonën e Bjeshkës së Dushajt, dhe u shpëtuan nga policia e Kukësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se çekët, dy vajza dhe një djalë, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Korçë, mjeti përplas të 12-vjeçarin! Shoqërohet në komisariat shoferi
Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në Korçë ku një mjet ka përplasur një 12-vjeçar.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Filonazistët grekë hyjnë në Shqipëri për arin e Luftës së II Botërore! Report Tv sjell pamjet nga kërkimet në jug
Filonazistët grekë hynë në Shqipëri për të kërkuar arin e luftës së dytë botërore. ReportTv sjell ekskluzivisht pamjet e ekspeditës që ata kanë bërë pak ditë më parë në Shqipëri. Ndërsa deklarojnë se kërkimet kanë dhënë rezultat dhe do të kthehen sërish për të marrë arin
-
VIDEO
Zjarr në Finiq të Sarandës, digjen pemë e vreshta!
Një zjarr është regjistruar në fshatin Fanar të Finiqit të Sarandës. Zjarri ka rrezikuar disa banesa aty pranë.
-
VIDEO
Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të vrasë ish-gruan e tij dhe bashkëjetuesin e saj, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë
Kleo Hysi, 34 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar që të vrasë me armë zjarri ish-gruan e tij dhe bashkëjetuesin e saj
-
VIDEO
Mallakastër/ Bien në pus 2 banorët në Lofkënd teksa po e pastronin, ndërron jetë 38-vjeçari! Tjetri dërgohet me urgjencë në spital
MALLAKASTËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lofkënd të Mallakastrës ku dy banorë të zonës teksa ishin duke pastruar pusin janë bllokuar brenda tij. Bëhet fjalë për Bledar Bregun 33 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe Besnik Veliaj 38 vjeç i cili ka ndërrur jetë. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj i cili hyri për të shpëtuar dy banorët.
-
VIDEO
Gaforrja blu dëmton peshkimin në lagunën e Karavastasë! Specialisti: Po dëmton rrjetat
LUSHNJE- Në rrjetat e peshkatarëve bien më shumë gaforre se sa peshk. Kjo specie invazive me pinceta blu është kthyer në shqetësimin kryesor për peshkatarët në lagunën e Karavastasë.
-
VIDEO
Policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë në Mallakastër, lëndohet edhe zjarrfikësi që hyri në pus
Të tjera detaje janë zbardhur nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Mallakastër, ku 38-vjeçari Besnik Veliaj humbi jetën, pasi ra në pusin e ujit, ndërsa i plagosur mbeti 33-vjeçari Bledar Bregu. Ata kishin hyrë për të pastruar pusin, kur ishin bllokuar brenda, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca.