-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 11 MAJ, vranësira dhe temperatura deri në 24 gradë
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.
-
VIDEO
Rama i përgjigjet ambasadores Kim: Ndërhyrjen për presion në drejtësi nuk ma thotë njeri as anglisht, as shqip
Kreu i qeverisë i është përgjigjur deklaratës së amabsadores amerikane Yuri Kim, e cila tha pak ditë më parë se politikanët nuk duhet t'i ushtrojnë presion drejtësisë. Rama thotë se drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë, jo e pjesshme.
"Jam dakord me këtë, thjesht adresa është gabim. Nuk them që drejtësia po gabon. Them se sic po vjen në anën tonë, të jetë dhe me të tjerët, nuk duam të jetë e pjesshme. Nuk kam asnjë dallim. Jam shumë dakord, po flas për ndërhyrjen për presion. Këtë nuk ma thotë dot njeri as anglisht, as shqip dhe në asnjë gjuhë. Le ta shkruajnë e ta përsërisin, nuk më intereson fare", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: SPAK të hetojë politikanët, gjykatësit dhe prokurët e korruptuar! Kush ka llogari të hapur me drejtësinë, derën e PS e ka të mbyllur
Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërisht thirrje SPAK që të hetojë politikanët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ndër të tjera theksoi se kushdo që ka të hapur llogari me drejtësinë, e ka të mbyllur derën e Partisë Socialiste.
"Në vijim të një diskutimi që është ngjallur nga qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve, gjykatësve, prokurorëve të korruptuar. Disa e kanë quajtur presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit. Pavarësisht interpretimeve, më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK, së shpejti mbush 3 vjet, vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet.
Si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi, në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vet morale, politike, profesionale, që nga pikënisja dhe deri sot por edhe si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, unë besoj se të drejtën në këtë moment që në njëfarë mënyre mbyll një cikël dhe hap një tjetër, të drejtën që ta ndajë me opinionin publik qëndrimin tim për punët e drejtësisë së re, nuk ma heq dot askush. E kemi treguar se për ne nuk ka të paprekshëm dhe cdokush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur", tha Edi Rama.
-
VIDEO
Rama mbërrin në selinë e PS-së, konferencë me ministrin e Drejtësisë
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat bashkë me ministrin Ulsi Manja nga selia e Partisë Socialiste
-
VIDEO
Po udhëtonte me autobusin Berat-Athinë, arrestohet 38-vjeçarja! I gjenden në bagazhe 8 pako heroinë e 2 pako kokainë
Një 38-vjeçare është vënë në pranga të policisë së Gjirokastrës, pasi është kapur duke transportuar kokainë në autobusin e linjës Berat-Athinë. Policia ka arrestuar Elira Varfin, në bagazhet e të cilës u gjetën 8 pako heroinë me peshë 4 kg e 160 gr dhe 2 pako kokainë me peshë 780 gramë
-
VIDEO
Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në një tokë, dy të lënduar
Një makinë tip ‘Benz’ me targa ‘AB808CJ’, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar jashtë rrugës në një arë në Blinisht. Dy pasagjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor. Shërbimet e policisë janë në vendin e ngjarjes e po kryejnë veprimet procedurale hetimore
-
VIDEO
Shkelja e rregullave të qarkullimit, makina inteligjente në Elbasan, evidentohen dhe gjobiten shoferët problematik
Mbrëmjen e djeshme makina inteligjente e Policisë është vendosur në Elbasan me qëllim evidentimin dhe kapjen e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e Diele në Tiranë ku një makinë përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh në vijat e bardha Policia Rrugore ka shtuar masat ndaj shkelësve.
-
VIDEO
Të rinjtë e LRI-së deklaratë për problemet e gjimnazistëve, ja propozimet që i bëjnë Ministrisë së Arsimit
Të rinjtë e LRI-së mëngjesin e sotëm kanë dhënë një deklaratë për mediat para Ministrisë së Arsimit, ku kanë ngritur zërin për problematikat e gjimnazistëve
-
VIDEO
Presidenti i ri, më shumë negociatorë se kandidatë
-
VIDEO
Zjarr në tregun e të përdorurave në Pogradec, përfshihen nga flakët disa tezga dhe rroba! Ndërhyjnë menjëherë zjarrfikësit
Tregu i veshjeve dhe sendeve të përdorura është përfshirë me flakët mbrëmjen e djeshme në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri janë përfshirë disa tezga dhe rroba të përdorura.
-
VIDEO
Nuk respektuan këmbësorët në vijat e bardha, gjobiten me 3 mijë lekë dy shoferët
Dy shoferë janë gjobitur në Tiranë, pasi nuk i kanë dhënë përparësi këmbësoreve në vijat e bardha.
Report Tv sjell videon, ku duken dy mjete, një tip ‘Ford’ dhe një tip ‘Volkswagen’, të cilët nuk ndalojnë në vijat e bardha ndonëse këmbësorët po kalojnë.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja, Berisha: Presidenti i ri të jetë politik! Boçi dhe Bylykbashi negociatorë të Rithemelimit me opozitën për negociatat për kreun e ri të shtetit
Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur dy negociatorët për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ata do të jenë deputetët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Ish-kryeministri Sali Berisha në përfunim të mbledhjes së Rithemelimit ka deklaruar se presidenti i ri duhet të jetë politik.
"Të imagjinosh një president jo politik është e papranueshme", tha Berisha.