-
VIDEO
Digjitalizimi i shërbimeve, Veliaj me administratorët: Nga 60 sportele fizike, kalojmë në 20 të tilla! Ul kostot dhe radhët për qytetarët
Numri i sporteleve fizike në njësitë administrative të Tiranës është ulur nga 60 në 20 të tilla, duke kaluar shumicën e shërbimeve online. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me drejtuesit e njësive administrative, me të cilët bisedoi për vendimin e qeverisë për digjitalizimin e shërbimeve administrative dhe përfitimet që sjell kjo për qytetarët.
-
VIDEO
Vetëvrasja e Ilvi Metës, Duma në Kuvend i kërkon ministrit dorëheqjen: I riu humbi jetën brenda Komisariatit! Çuçi: E pa vërtetë, është e filmuar, kërkoni hetim parlamentar
Seanca e radhës në Kuvend ka nisur me debate mes deputetes demokrate Grida Dumës dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit. Nga foltorja e Kuvendit, Duma nxori dy foto të qelisë në komisariatin e Kavajës, ku duket lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 31-vjeçari Ilvi Meta. Duma i kërkoi Çuçit të japë dorëheqjen, por ministri i tha se mund të kërkojë hetim parlamentar për këtë ngjarje.
-
VIDEO
Rama kërkoi që SPAK të çojë para drejtësisë Berishën 'Non Grata', Kim: Reforma në Drejtësi, funksionale kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e dikujt! S'janë standartet që duam
Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK që të hetojë Sali Berishën e shpallur 'Non Grata', por për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ky nuk është standardi që kërkohet për Reformën në Drejtësi. Diplomatja amerikane thotë se kjo Reformë, për të cilën SHBA-ja ka investuar shumë, do të jetë funksionale atëherë kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e dikujt dhe kur prokurorët e SPAK do të veprojnë të lirë.
-
VIDEO
Dy motrat ukrainase strehohen në Shqipëri, nisin mësimin në gjuhën shqipe në shkollën ‘Avni Rustemi’ në Vlorë
Fëmijët ukrainas që erdhën si refugjatë lufte në Shqipëri janë regjistruar në shkolla shqiptare, ku mësojnë paralelisht shqip dhe anglisht. Masha dhe Lisa janë dy prej tyre që kanë nisur klasën e parë në shkollën "Avni Rustemi" në Vlorë.
-
VIDEO
Butrinti, Zhupa: Qëllimi fitimi, s’kanë aprovim nga UNESCO! Ministrja e Kulturës: Jemi konsultuar me ekspertë shqiptarë, s’është koncesion
Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në parlament akuzoi ministrin e Kulturës lidhur me koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit siç e quajti ajo. Zhupa shtoi se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO.
“Kam pasur mundësinë të takoja dhe të bisedoja me arkeologët më të mirë në vend për çështjen e koncesionit të Butrintit. Koncesioni që diskutohet këtë dy javë në parlament dhe i njohur për publikun është një nga skandalet që pritet të kalojë në kuvend kjo qeveri. Nëse e keni parë ndonjëherë nga afër këtë plan nga i njëjti fondacion, shihet qartë që s’ka të bëjë me interesin publik dhe trashëgimin kulturor, por vetëm me fitimin ekonomik nga kjo pasuri kombëtare. Asnjë arkeolog me kompetencë, nuk është pyetur. Asnjë ekspert i mirëfilltë nuk është në listën që kanë vënë në planin e Butrintin.
Ky është bërë me një fondacion privat për të krijuar një fondacion tjetër privat për të menaxhuar Butrintit. Ministria e Kulturës është pjesë e bordit, që do të ketë dhe votën. 2,1 milionë dollarë ndodhen për momentin, të mjaftueshme për të bërë menaxhimin, por ju thoni që duhet 7 milionë. S’na ka ardhur asnjë paragraf nga UNESCO, ndërkohë që dokumentet kryesore duhet të ishte mendimi i UNESCOS për çdo investim që do të bëhet aty.”, u shpreh ajo.
Menjëherë për replikë është çuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti ku theksoi se ky nuk është një koncesion, por një formë administrimi të një pasurie kulturore.
"Janë përfshirë ekspertët shqiptarë është fakt! Janë konsultuar. Janë mbi 80 ekspertë shqiptarë. Ministria i drejtohet institucionit të Arkeologjisë, kemi marrë mendim për planin në 13 qershor 2019, në korrik instituti ka depozituar të gjitha sugjerime. Janë zhvilluar 3 dëgjesa publike dhe ka pasur prezencë të arkeologëve.
Në prill 2020 është diskutuar në trashëgimin kulturore, ku edhe aty kemi profesor të nderuar që i kishim në komisionin e ekonomisë. Ky plan është miratuar me VKM në 22 korrik 2020. Është një plan zyrtarisht i konsultoheshim që në 3 gusht në fletoren zyrtare.
Kemi parë më larg se thjesht një studimi shkencor, por edhe poleve të tjera përreth Butrint sepse s’kanë pasur mbështetjen e duhur. Ne atë që po bëjmë është të krijojmë ura të shëndosha me institucion e arkeologjisë dhe me partnerë. Këto informacione duhet të merren dhe të lexohen. Boll me më fjalën koncesion, kaq duhet ta kishin kuptuar, kjo është një formë administrimi dhe menaxhimi indirekt nuk është gjetje e qeverisë, por është një mënyrë për të menaxhuar një pasuri kulturore. Nuk është një histori shqiptare, por histori e vjetër. Kur ta gjeni në Butrintin tuaj, do të jeni edhe ju krenarë.", u shpreh ajo.
-
VIDEO
‘Fati’ i Butrintit diskutohet te ‘Ekonomia’, opozita: Ministrisë s'do i lejohet as që të futet pa leje, po shkelet Konventa e Parisit! Ministrja: Ne jemi pala kryesore! Braçe: Po bëhet propagandë
Shqyrtimi i projektligjit për marrëveshjen e administrimit të Butrintit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit , në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, nisi me vërejtje edhe sa i përket mungesës së ekspertëve të pavarur.
-
VIDEO
Gruaja me të dashurin përballet me burrin/’Të futa në shtëpi më more gruan’(
Edhe pse jeton në të njejtin fshat vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre, Floria prej 6 muajsh nuk i takon 3 fëmijët e saj, të cilët erdhën në jetë nga martesa me 38-vjeçarin Flogert Selami. Ajo u largua nga banesa dhe shkoi tek i dashuri i ri, atje ku ndodhet tashmë prej më shumë se 1 viti. Pavarësisht ndërmjetësimeve apo seancave gjyqësore, bashkimi I tyre është I pamundur, ndërkohë që edhe Flogerti ka vendosur të lërë pas të shkuarën. Prej 1 muaji ai ka nisur bashkëjetesën me partneren e tij të re, Zabina Shulin. Kjo e fundit prej dhunës së ushtruar nga bashkëshorti I saj, vendosi të largohej nga banesa dhe u bashkua me 36-vjeçarin nga Berati, me të cilin njihej prej qershorit të vitit 2021. Në studion e emisionit Pa Gjurmë, 28-vjeçarja deklaroi se kishte planifikuar gjithçka lidhur me largimin e saj nga banesa. E detyruar të ndërmerrte këtë akt si pasojë e një jete me vuajtje ku nuk mungonte dhuna e bashkëshorit, ndaj saj e ndaj fëmijëve. Menjëherë sapo mësoi që bashkëshortja e tij e kishte tradhëtuar duke u hedhur në krahët e dikujt tjetër, një konflikt nisi në banesën e Flogertit, ndërkohë që Zabinën sot nuk e mbështesin as familjarët e saj. Bashkëjetesa e çiftit tashmë nuk është e lehtë. Zabina mori në shtëpinë e Flogertit 4 fëmijët e saj nga martesa me Altin Shulin, ndërkohë që edhe 38-vjeçari nga Berati është baba i 3 fëmijëve. Sot në një çati jetojnë këta prindër të dashuruar me njeri-tjetrin dhe 7 fëmijët e tyre. Të dy aktualisht janë të martuar me persona të ndryshëm, ndërkohë që kanë hapur procese gjyqësore për t’u divorcuar e për të nisur jetën me partnerët e rinj.
-
VIDEO
Zbrazën bankën në 7 minuta! 3 grabitësit në Koplik 'shtangin' policinë, djegin makinën e tyre dhe 'rrëmbejnë' një tjetër! VIDEO kur Policia ngre helikopterin në ndjekje të tyre
7 minuta kanë mjaftuar për autorët të grabitjes të kryejnë veprimin e tyre. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se autorët kanë hyrë të maskuar në bankë, kanë marrë paratë dhe janë larguar.
Ato kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë, dhe më pas janë larguar.
-
VIDEO
Aksidenti në Tiranë, Arbi Agalliu: Të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve
Pas aksidentit në Tiranë, deputeti demokrat Arbi Agalliu kërkoi që të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve të kodit rrugor.
“Të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve, mënyra se si ndiqen këto njerëz, të drejtuesve kur japin makinën të droguar”, tha Agalliu.
-
VIDEO
Vrasja e 60-vjeçarit në Tiranë, Olgert Dhimitri u përlesh me viktimën brenda në lokal! E ndoqi nga pas dhe e qëlloi me thikë sapo u pengua në rrugë
Kur tashmë konflikti verbal kishte nisur brenda ambienteve të lokalit në rrugën "Ibrahim Ndroqi", Ilir Kapo dhe Olgert Dhimitri u zhvendosën për t'u "sqaruar" jashtë tij. Sipas burimeve nga policia, sapo dy burrat dolën jashtë nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushta. 60-vjeçari Kapo e ka goditur gjithandej Dhimitrin, me grushta e shqelma, ndërsa një grup prej shtatë apo tetë personash të lagjes që kanë qenë të pranishëm, nuk kanë mundur t'i ndajnë
-
VIDEO
Dita e Europës, Ministrja e Jashtme diskutim me ambasadorët e BE në vendin tonë: Ne e meritojmë të kemi një perspektivë të qartë evropiane
Në kuadër të ditës së Europës, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një diskutim me ambasadorët e BE në vendin tonë. Xhaçka tha se ka ardhur koha që vendi ynë të ketë një perspektivë të qartë europiane. Sipas Xhaçkës të rinjtë e sotëm nuk duhet të presin për një BE që ngelet si një vegim dhe nuk afrohet kurrë në horizont.
-
VIDEO
3 autorët e vjedhjes së bankës në kërkim, Report Tv sjell pamje nga ndjekja me helikopter
Report Tv sjell pamje nga ndjekja që po bën helikopter i policisë të 3 autorëve që kanë grabitur bankën e nivelit të dytë në Koplik.