-
VIDEO
Kërcënohen me jetë 8 prokurorë nga njerëzit e krimit, merren në mbrojtje nga policia, rastet në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Durrës
Prokurorët kërkuan mbrojtje të menjëhershme gjatë vitit 2021 pasi u rrezikohej jeta, familja dhe pasuria. Komisioni pranoi të gjitha kërkesat pasi vlerësoi rrethanat serioze. Për 7 prokurorë të tjerë është miratuar zgjatja e afatit të mbrojtjes.
-
VIDEO
Përplasi foshnjën dhe prindërit te rruga Kavajës, i afërmi i çiftit: 48-vjeçari është rikthyer sërish në reanimacion! Një mesazh për të gjithë shqiptarët
Arjan Konomi, 48-vjeçari i cili u përplas 2 ditë më parë nga G-Class-i, është rifutur në reanimacion. I afërmi i tyre, Elvis Toçi në një intervistë për "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj, tha se gjendja e Konomit nuk është përkeqësuar, por ka qenë vendimi i mjekëve për ta rifutur në reanimacion për të qenë të të sigurt.
-
VIDEO
Përgjigja e Krajës për Ramën, Yzeiri në Report Tv: Fyese, SPAK mund të nisë hetimet edhe në bazë të indicieve! Ka dosje për Berishën
Për analistin Ilir Yzeiri, përgjigja e Arben Krajës kundrejt kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi llogari se përse SPAK nuk ka nisur hetimet ndaj Berishës, ishte fyese. I ftuar në Report Tv, Yzeriri thotë se Rama nuk foli si kryeministër i Shqipërisë, madje as nuk ndërhyri as në punët e SPAK, por si një qytetar i thjeshtë i këtij vendi kërkoi që të dijë nëse Berisha është apo jo kriminel i vrasjeve të 21 janarit dhe Gërdecit.
-
VIDEO
’Pa Gjurme’ i gjen vajzën, gruas endacake: Më la në jetimore përfundova e trafikuar
Bën jetën e një endacakeje në qytetin e Gjirokastrës ’Pa Gjurmë’ në Report TV i gjen vajzën 63-vjeçares Ferasete Dervishi. Dëshmitari Gazion Gorici kërkoi ndihmën e programit duke vënë në dispozicion fotot edhe një video të zonjës, e cila nuk mbante mend shumë të dhëna rreth të shkuarës. Pasi zbuloi certifikatën familjare të Ferasetes, stafi mësoi se ajo ishte nënë e tre fëmijëve. Pas investigimeve të bëra ’Pa Gjurmë’ arrin të vihet në kontakt me një nga vajzat Antoneta Mesiti, e cila tregon për historinë e nënës së saj.
Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV publikoi pak ditë më parë kartën e identitetit të një zonje 63-vjeçare e cila bën jetën e një endacakeje në qytetin e Gjirokastrës. Dëshmitari Gazion Gorici kërkoi ndihmën e programit duke vënë në dispozicion edhe një video të Ferasete Dervishit për t’i gjetur familjarët. 63-vjeçarja nga Donbrenja e Lushnjes me probleme të shëndetit mendor nuk mbante mend asnjë të dhënë për të shkuarën e saj. Menjëherë pas publikimit të këtij rasti shumë informacione mbërritën gjatë transmetimit live, ndërsa këtë martë ’Pa Gjurmë’ dha lajmin e gjetjes së një prej familjarëve. Pasi zbuloi certifikatën familjare të Ferasetes, u mësua se ishte nënë e tre fëmijëve. Pas investigimeve stafi ran ë gjurmët e një prej vajzave, e cila jeton në Itali dhe nuk kishte dijeni për jetën që bënte nëna e saj. Në një lidhje me skype nga Italia, Antoneta Mesiti sqaroi se kishte shumë vite që nuk ishte takuar me të ëmën dhe se ishte rritur në jetimore pasi ajo e braktisi. Pas divorcit të prindërve babai u rimartua, ndërsa askush nuk mësoi vendndodhjen e Ferasetes, deri në momentin kur në program u bë publik imazhi i saj. E bija tha se vetë kishte patur një jetë të vështirë, ndërsa ishte trafikuar në shtetin fqinj.
’Nuk e kam takuar kurrë nënën time. Jam larguar që e vogël nga Shqipëria, që kur mbërrita në Itali dhe gjuhën e kam harruar, pasi kam vite që jetoj këtu. Isha e vogël kur më hodhën në rrugë dhe përfundova në jetimore.Ndërsa vëllai im shkoi të jetojë me babain. Nga shtëpia e femijës me ka marrë nje djalë e më trafikoi në Itali.Vitin e parë kam bërë një jetë jo shumë të mirë. Me vëllain kam kontakte të rregullta. Ai nuk ka qenë kurrë i interesuar për të gjetur nënën, sepse dhe atë si unë nëna e braktisi duke ia lënë Gani Mesitit. Nga çertifikata familjare rezulton që ne kemi edhe një motër tjetër me emrin Alketa-tha e bija
Të ndarë prej vitesh, një nënë që i braktisi fëmijët e saj, sot për ironi të fatit ka mbetur e vetme.
-
VIDEO
Tiranë, ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 50-vjeçari Krenar Aliu, ndërron jetë në vend
- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte, ku një 50-vjeçar, ka rënë ka kati i 7-të i një pallati në zonën e Astirit, e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Viktima është identifikuar si Krenar Aliu, i cili ka qenë duke punuar në momentin që ka rënë nga pallati.
-
VIDEO
Lëvizte me armë zjarri në qytet, arrestohet i riu në Vlorë
Një i ri rreth 25-26 vjeç është arrestuar në flagrancë në lagjen Çole në Vlorë. Ai është arrestuar sapo ka dalë nga shtëpia dhe mësohet se lëvizte i armatosur nëpër qytet. Po ashtu atij i është sekuestruar edhe një motor ‘Honda’.
-
VIDEO
Aksident rrugor në autostradën Lezhë-Laç, përplasen 3 makina! Plagoset 1 grua dhe 1 fëmijë
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë-Laç ku 3 makina janë përplasur me njëra tjetër, ku kanë mbetur të plagosur një grua dhe një fëmijë.
-
VIDEO
Bashkia Memaliaj nuk merr në dorëzim ujësjellësin për 350 banorë të ish-komunës "Memaliaj-fshat"
Mbi 350 banorë të ish-komunës "Memaliaj-Fshat" vuajnë ende pasojat e hartës së re territoriale. Ata janë bërë banorë të bashkisë Memaliaj në 2014-ën, por nuk furnizohen me ujë të pijshëm, pasi bashkia nuk merr në dorëzim ujësjellësin prej më se 8 vitesh.
-
VIDEO
4 turistë humbin rrugën në Valbonë, 2 gjermanë bien në greminë dhe lëndohen rëndë! Policia në kërkim të tyre
Ngjarje e rëndë ka ndodhur pra pak minutash në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.
-
VIDEO
Grabitja e bankës në Koplik, zbulohet shuma që morën autorët në sportele! 3 grabitësit ende në arrati
Është mësuar shuma që grabitësit e armatosur kanë arritur që të marrin në bankën e nivelit të dytë, një ditë më parë në Koplik. Sipas të dhënave paraprake, Report Tv mëson se grabitësit kanë arritur që të marrin 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para të grabitura nga sportelet e bankës.
-
VIDEO
Përplasi foshnjën dhe prindërit te rruga Kavajës, flet Sulejmani: Nuk pata qëllim të ikja, kisha vajzën e mitur në makinë, ishim traumatizuar
Masa për 39-vjeçarin Ajas Sulejmani, i cili përplasi me makinë çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe, teksa po kalonin në vijat e bardha, do të merret nesër, nga gjykata e Tiranës.
Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 39-vjeçarin, ndërsa do të përballet me një sërë akuzash ai shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë, drejtim te automjeteve në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës si dhe largim nga vendi i aksidentit.
-
VIDEO
Kompozitori Limos Dizdari në gjendje të rëndë shëndetësore, po lufton me vdekjen në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë
Kompozitori i njohur shqiptar Limos Dizdari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton me vdekjen. Report Tv kontaktoi bashkëshorten e kompozitorit, Adriana Dizdari, e cila pohoi se është i shtruar në spitalin e ‘Shefqet Ndroqi’, në Tiranë, pasi është sëmurë me mushkuritë.