-
VIDEO
Report Tv siguron pamjet pak sekonda pas atentatit! 28-vjeçari i shokuar
Report Tv ka siguruar video vetëm pak sekonda nga atentati në Lezhë, ku shihet se shënjestra Blerim Preçi i veshur me të bardhë duket i sokuar nga ngjarja që ka ndodhur, e ndërsa kushëriti i tij, Klisman Preçi duket teksa shtrihet në pjesën e përparme të makinës!
-
VIDEO
Indicie për SPAK/ Flamur Noka bleu pasuri 260 m2 me paratë e shitjes së apartamentit 83 m2 që e mori me kredi si i pastrehë nga Enti i Banesave
Mënyra e dyshimtë se si Flamur Noka e shtoi pasurinë, shiti apartamentin 83 m2 që beu me kredi të butë 5 milionë lekë në 2009 si i pastrehë, bleu apartament 150 m2 dhe garazh 70 m2 me vlerë 173.4 mijë euro. 50 mijë USD kursime dhe makinë 40 mijë euro.
-
VIDEO
Atentat në Lezhë! Qëllohet teksa lëvizte me makinë një person, 'ML-ja' del nga rruga si pasojë e të shtënave
Atentat me armë zjarri në Lezhë! Është qëlluar nga një makinë në drejtim të një personi që po udhëtonte në Foristradë Mercedes Benz tip 'ML'. Si pasojë e të shtënave me armë makina ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 persona të plagosur
FIER- Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 18:30 aksin rrugor Fier-Seman në fshatin Fermë Çlirim, ku një makinë e llojit “Benz” e cila drejtohej nga 32-vjeçari Sokol Prendushi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
-
VIDEO
Bilanci/ Dhjetëra makina të djegura nga janari në mënyrë të qëllimshme, më shumë raste në Shkodër! 'Mesazh' për pronarët, asnjë autor në pranga
TIRANË- I qetë dhe i pashqetësuar nga askush, një person afrohet drejt automjetit tip “Mitsubishi” me shishen e benzinës në dorë rreth orës 04:00 të mëngjesit. I veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, ai u kujdes mirë që të mos e tregojë fytyrën në kamerat e sigurisë. Në vetëm pak sekonda makina shpërthen në flakë, duke rrezikuar edhe vetë zjarrvënësin.
-
VIDEO
Të futura në një thes, gjenden sërish pula të ngordhura te Rana e Hedhun
Gjenden sërish pula të ngordhura në bregun e detit në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Pulat janë konstatuar në një thes i cili ka dalë në sipërfaqen e rërës.
-
VIDEO
Përfitoi rreth 15 milionë lekë nga inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllakon! Kërkoi masë më të lehtë sigurie
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako do të mbetet në burg. Apeli i GJKKO vendosi sot konfirmimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë 'arrest me burg' për ish-deputetin, duke ia rrëzuar kërkesën Bllakos.
-
VIDEO
Ministrja e Infrastrukturës inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Hapet për pushuesit në korrik
Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat, ku janë realizuar deri më tani 34% e punimeve. Përdoruesit e rrugës tha Balluku, do të kenë një anë të rrugës të asfaltuar dhe po merren masat për të mos krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror.
-
VIDEO
‘Java e Amerikës’ në Tiranë, Yuri Kim shpalos gamën e gjerë të aktiviteteve: muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan
Me rastin e festimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, javën e ardhshme do të ketë aktivitete të shumta festive në vendin tonë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, shpalli sot me anë të një mesazhi 'Javën e Amerikës'.
-
VIDEO
Prokuroria mbyll hetimet për Edmond Përdodën, i akuzuar për vrasjen e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë! Dy javë më parë vëllai i tij u dënua me burgim të përjetshëm
Dy javë pas dënimit me burgim të përjetshëm të Aleksander Përdodes, Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për të vëllain Edmond Përdoda edhe ky i akuzuar përfshirë në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Njësisë Administrative të Kolshit.
-
VIDEO
Fluks mjetesh në Morinë, qytetarët kosovarë zgjedhin bregdetin shqiptarë këtë fundjavë
Fundjava në Morinë nisi me fluks të lartë mjetesh e qytetarë te Kosoves që kaluan në Pikën e Përbashkët Kuftare Shqiperi-Kosovë me destinacion vendin tonë.
Policisë kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar që prej orëve të para të mëngjesit , duke shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.
-
VIDEO
Ballsh/ I shoqi humbi jetën në punë, bashkëshortja: E merrte pagën në zarf, kompania mashtroi, e siguroi pas vdekjes! Manipuluan provat, mjeti kishte defekt teknik
Aksidenti në Mollaj të Mallakastrës që i ka marrë jetën 59-vjeçarit Ferdi Metushi në prill të këtij viti ka sjellë reagimin e familjarëve të viktimës që në mëngjesin e sotëm kanë kërkuar drejtësi për zbardhjen e kësaj ngjarje.