• VIDEO

    Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë, i gjenden kallashnikov, pushkë dhe municion luftarak

    Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

    41 vjeçarit i cili është vënë nën hetim dhe më parë për të njëjtën akuzë si dhe për dhunë në familje  iu gjenden në shtëpi një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak 

  • VIDEO

    Digjet makina e efektivit në Shkodër, i veshur me të zeza e kapuç në kokë, VIDEO nga momenti kur autori i vë flakën mjetit dhe ikën me vrap

    Makina e një efektivi në Shkodër është djegur gjatë natës, ndërsa zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur autori i vë flakën mjetit. Ai është i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç. Pasi i vë flakën është larguar me vrap

    •  
  • VIDEO

    Vlorë/ Digjen dy automjete gjatë natës, dyshohet se njërës makinë i është vënë flaka qëllimisht, tjetra mori se ishte e parkuar aty pranë

     Digjen dy automjete gjatë natës në Vlorë. Rreth orës 02:00 është marrë njoftim se një makinë po digjet në lagjen ‘10 korriku’ të qytetit të Vlorës.

    Zjarrfikësit sëbashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip ‘Fiat 500’ me targa bullgare në pronësi të F.J.

  • VIDEO

    Zhvendoset autobusi në Lanë, Veliaj: Ishte kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion

    Autobusi i aksidentit në Lanë, që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion. Përmes një postimi në rrjtet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se autobusi u zhvendos me kërkesë të prokurorisë për të kryer hetimet.

  • VIDEO

    Lëviznin me shpejtësi tej normave, Policia 'aksion' në Rrugën e Kombit, i pezullohet patenta 60 shoferëve, 105 të tjerë gjobiten

    Përgjatë 2 orëve monitorim në Rrugën e Kombit Policia Rrugore i ka pezulluar patentën 60 shoferëve, ndërsa 105 të tjerë janë gjobitur.

  • VIDEO

    Digjen disa goma në Jalli të Nartës, tymi i zi mbulon gjithë qytetin

    Disa goma janë djegur në Jalli të Nartës në Vlorë. Për pasojë tymi ka mbuluar qytetin. Kjo nuk është hera e parë që digjen goma dhe tymi mbulon qytetin. Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësja po punon për shuarjen.

  • VIDEO

    Berisha ftesë Ramës: Nëse ta mban, hajde të kalojmë ligjin në parlament që përjashton kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi

    Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë ftesë Edi Ramës që të kalojnë ligjin në parlament për të përjashtuar kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi,  por thotë se nuk e bën këtë dhe e krahason me Kim Jong Un për deklaratat që i referohen drejtësisë.

    "I them sot mos tento të spostosh vëmendjen se do përballesh me revoltë popullore, drejtimi ynë është vetëm një integrimi në BE. Nuk ka faj asnjë vend në BE nëse ti sillesh si gangster me gazetarët. Nuk kanë përgjegjësi vendet e Evropës kur ai mban qëndrime si Kim Jong-un ndaj Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij.

    Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në parlament, të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi, të ndryshojmë kodin penal. Ti s’e bën dot këtë! Se nuk e di ç’ke firmos për të mbushur valixhet. Do ti jap një paralajmërim të fortë, nuk mund të luajë me këtë vend. Vasal i Aleksandër Vuçiçit. Le ta provojë po të dojë", tha Berisha.

  • VIDEO

    Kreu i Antikorrupsionit për Report Tv: Do publikojmë skemën e manipulimit me pronat! Kryebashkiakët janë kapur me shkelje, kemi çuar 21 raste në SPAK

    Kreu i Njësisë Antikorrupsion, Gjergj Prabibaj ka dhënë intervistë për Report Tv duke folur për shkeljet në Hipoteka, mungesën e faqeve pasi janë grisur dhe paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për kryebashkiakët, të cilët do të vendosen në sitën e SPAK.

  • VIDEO

    Pse u kujtua pas 27 vitesh për një Rezolutë për Srebrenicën, kur ka qenë edhe 8 vite në pushtet? Berisha asnjë përgjigje: Ne e dënojmë gjenocidin

    Sali Berisha nuk ka asnjë shpjegim se pse u kujtua pas 27 vitesh për të  ‘rizbuluar’ masakrën e Srebrenicës dhe propozoi si ‘rrufe në qiell të hapur’ një Rezolutë për të dënuar gjenocidin serb. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk e bëri kur ishte 8 vite në pushtet dhe çfarë ndryshoi tani, dhe nëse do të kërkonte falje se pse nuk e ka propozuar një Rezolutë të tillë kur ai ishte mazhoranca, Berisha iu përgjigj siç di më mirë ‘duke mos thënë asgjë.

    • VIDEO

      Refuzimi i rezolutës së Srebrenicës, analisti nga Kosova: Berisha u zgjua i pari, bëri kurthin gati dhe Rama ra brenda! Turp që Shqipëria ende nuk e ka dënuar gjenocidin

      Refuzimin për të votuar rezolutën e Srebrenicës, u cilësua si një “turp” i parlamentit shqiptar nga Nexhmedin Spahiu, analist nga Kosova i cili foli rreth kësaj çështjeje në studion e Report Tv.

    • VIDEO

      Çupi: Sëmundja jonë korrupsioni, drejtoria anti-korrupsion pa asnjë progres! Manja: Do të jetë proces i gjatë, në hetim ministria e Arsimit dhe shumë agjenci

      “Sëmundja jonë është korrupsioni”, kështu deklaroi deputetja e PD Dhurata Çupi gjatë komisionit të ligjeve, duke akuzuar ministrin e Drejtësisë se pavarësisht se është krijuar drejtoria anti-korurpsion sërish nuk ka progres në këtë “luftë”.

      “Për korrupsionin u përgjigjët mes rreshtave. Dhatë numra dhe fakte që i përmendi në cdo raport kemi një sëmundje të rëndë, kemi korrupsionin. Ajo çfarë është në 30 vite, nuk janë aspak progresive. Në 20 tetor kemi ngritur drejtorinë anti-korrupsion. Vetëm për vitin 2021 për Shqipërinë janë rreth 15 raport të strukturave ndërkombëtare që na monitorojnë lidhur me ecurinë e vendit tonë për ecurinë e korrupsionit.

      Shqipëria ka një nivel të pjesshme përgatitje kundër korrupsionin. Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të forcuar ligjin, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Sipas raportit të DASH, raporti i pastrimit të parave, korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e institucioneve lokale.

      Ngritën drejtorinë e anti-korrupsionit. Ju pretenduat që do të bëhet nami. Që atëherë sa bashki janë hetuar, sa ministri janë hetuar, sa autoritete janë hetuar. Nga informacioni im ka të dhëna të tmerrshme.”, u shpreh ajo.

      Ministri i tha se “lufta” kundër korrupsionit do jetë një proces i gjatë. Manja teksa po i kthente përgjigje demokrates, sqaroi se drejtoria anti-kporruspion ka nisur hetime si për ministrinë e Arsimit ashtu edhe për shumë agjenci të tjera, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë pretendimin e saj se ky institucion nuk funksionon.

      “Nuk kemi deklaruar që lufta kundër korrupsionit ka mbaruar, pasi është një proces. Përpjekjet janë përgjegjësi e organeve ligjzbatuese. Në këto raport vlerësohet edhe përpjekjet shqiptare. Ka fusha që është bërë progres, ka të tjetra që nuk është bërë. Lufta kundër korrupsionit është parandalim, ndërgjegjësim dhe ndëshkim.

      Bashkitë janë të përjashtuara nga kjo sferë. Për raste të caktuara që kanë të bëjnë me gratin e marrë nga qeveria, me aprovimin e kryeministrit mund të hetohet. Kemi një rast, po hetoj në drejtim të ushtrimit të përgjegjësive të kryetarëve të bashkive në raport me zhvillimin e territorit.

      Lidhur me ministritë, sipas VKM në fuqi, duke qenë se janë institucione horizontale në raport me ministrinë e Drejtësisë kemi disa çështje që po hetojmë, me autorizimin të kryeministrit. Shembulli është ai me ministrin e Arsimit.  Rezultatet janë modeste. Hetimi nga nisur nga ASHK, ministria e Arsimit, doganat, tatime, të gjitha agjencitë për të cilat marrim denoncim nga qytetarëve.”, u shpreh Manja.

    • VIDEO

      50 deri në 200 euro për t'i dhënë pasaportën shqiptare qytetarëve nga Kosova! Në hetim efektivë dhe zyrtarë të policisë në Tiranë! Kërkohet burg për 2 prej tyre, 4 pezullim nga detyra

      Korrupsion me dhënien e pasaportave shqiptare. Prokuroria e Tiranës po heton disa zyrtarë të policisë e persona të përfshirë në këtë skemë. Ligjërisht pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori, natyralizim. Personat zvarriteshin për të marrë pasaportat dhe u kërkohej nga 50 deri në 200 euro ryshfet.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv