-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë në Komisionin e Ligjeve: Në vitin 2021 janë rritur çështjet e krimeve seksuale
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka raportuar në Komisionin e Ligjeve lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.
-
VIDEO
Përplasen dy automjete në Lezhë, dy të plagosur, njëri prej shoferëve në gjendje të rëndë
Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë- Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Dy automjete janë përplasur me njërit-tjetrin dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
-
VIDEO
Vettingu në polici do bëhet nga Agjencia e Mbikëqyrjes, filtër drejtuesve! Report TV zbardh draftin e ndryshimeve
Në polici do të realizohet vettingu vetëm për nivelet drejtuese dhe për gradat e larta, pas tërheqjes së qeverisë për realizimin e procesit edhe për efektivët e thjeshtë. Ndryshimet e ligjit kanë shfuqizuar Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, ndërsa procesin e vetting-ut për drejtuesit e policisë do ta realizojë Agjencia e Mbikëqyrjes policore.
-
VIDEO
Vlora qyteti me kriminalitetin më të lartë, por pa prokurorë! KLP: Në korrik do të emërohen magjistratë të rinj
Vlora, si një ndër qytetet me kriminalitet të lartë vuan mungesën e prokurorëve. Për shkak të vetting-ut punon me gjysmën e trupës. Ky fakt është pranuar nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, i cili tha problematika mund të zbutet në korrik me emërimin e magjistratëve të rinj.
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv/ Semaforët ‘vrasës’ në Tiranë, qytetarët të frikësuar nga sinjalistika e shoferët! Eksperti i Rrugores: Kryeqyteti me shumë ‘zona të errëta’
Me plotësimin e sinjalistikës rrugore duket se problemet nuk janë zgjidhur në metropol. Report Tv pasi foli me specialist mbi zonat e errëta të trafikut dhe shkaqet e aksidenteve, vëzhgoi disa kryqëzime, ku semaforët që lejojnë kalimin njëherësh të makinave dhe këmbësoreve, shkaktojnë kaos e për pasojë ngjarje të rënda rrugore.
-
VIDEO
Po kryheshin punime në rrugë, gjenden eshtra në pyllin e Sodës në Vlorë, dyshohet se i përkasin një njeriu
Gjenden eshtra në pyllin e Sodës në Vlorë, dyshohet se i përkasin një njeriu.
-
VIDEO
Tiranë/ I grabitën varësen e floririt një qytetareje dhe iu gjetën 23 kg kanabis në banesë, në pranga katër të rinj
Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi i vodhën varësen e floririt një qytetareje. Pas grabitjes, policia iu ka kontrolluar banesën e një prej autorëve, të cilit i është gjetur 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, në formë çokollate.
-
VIDEO
Shërbimet online, Veliaj dhe ministri i Brendshëm në Njësinë 8: Revolucion digjital për shërbimet që ofron bashkia
Prej datës 1 Maj, zyrat e gjendjes civile në Tiranë e kanë kaluar online komunikimin dhe shërbimin për qytetarët, kurse vetëm një pjesë e vogël e sporteleve janë ende hapur për të dhënë kryesisht shërbime të cilat nuk mund të jepen në distancë.
-
VIDEO
Përplasja me Koçin për 'Butrintin', deputetja Ina Zhupa: Thanë do sabotojnë seancën me ekspertët, kanë frikë të ballafaqohen! Administrimi i pasurive kulturore të bëhet nga shteti
Deputetja e PD, Ina Zhupa pati përplasje me Petro Koçin për "Butrintin" në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Pas mbledhjes foli para mediave duke thënë se Koçi i bëri me dije se do të dështojnë mbledhjen pasi PD ka kërkuar që të marrin pjesë në Komision për të dhënë komentin e tyre për Parkun Kombëtar të Butrintit.
-
VIDEO
Përse nuk e padisni kryeministrin për shpifje? Përgjigjet Berisha: Rama kontrollon çdo gjë, nuk harxhoj kohë
Sali Berisha është pyetur përse nuk e padit kryeministrin Edi Rama për shpifje dhe u përgjigj se nuk do të harxhojë kohë sepse ai kontrollon çdo gjë.
"Siç e shihni ju, ai kontrollon çdo gjë. Të harxhosh kohë se ka edhe koha çmimin e vet, por unë i përgjigjem, bëj transparencë dhe mendoj që përgjigja më e shkëlqyer që mund t'i jap Ramës, është si opozitë e vërtetë e këtij vendi. Ajo, atë po e tmerron. E gjen veten të pashpresë. Garantoj se shumë shpejt do ta kuptojë që është vetëm fillimi i opozitës së vërtetë.
Nuk mund të pajtohet kurrë opozita me këtë situatë të paimagjinueshme vjedhjesh. Edi Rama ka një baxhanak. Unë kam një kunat. Të gjejnë një tender të vetëm që kunati im ka fituar nga qeveria e PD. Doni t'ju them nja 50 tendera të të pangopurit Armando Frangu. 50 janë para 4 vitesh", tha Berisha.
-
VIDEO
Robert Aliaj: Kënga e Ronelës skandaloze, kishte vetëm ulërima! Performanca e denjë për club striptizmi! Paraqitja më e dobët që kemi pasur në Eurovision
Performanca e këngëtares Ronela Hajati, ishte paraqitja me e dobët që ka pasur Shqipëria ndonjëherë në Eurovision. Kështu thotë artisti dhe këngëtari i njohur Robert Aliaj Dragot, i cili nuk i ka kursyer aspak kritikat mbi paraqitjen e këngëtares mbrëmjen e kaluar, e cila nuk arriti as të paraqitej në finale
-
VIDEO
Kërkoi 4 mijë euro për hipotekën e hotelit, arrestohet punonjësi i Kadastrës në Sarandë! Artan Lame kërkon falje: Kemi dënuar deri tani 100 punonjës
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar sot 41-vjeçarin Laert Pasha, specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë pasi akuzohet se kërkoi 4 mijë euro ryshfet për të bërë hipotekën e një hoteli.