-
VIDEO
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shëngjin, humb jetën një 19-vjeçar, plagoset një tjetër
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Lezhë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në rrugën Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë përplasja ka rezultuar fatale për 19-vjeçarin Armando Pacani, ndërsa identiteti i personit të plagosur nuk dihet. Dyshohet se në automjetin e aksidentuar ndodhen edhe persona të tjerë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, teksa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
-
VIDEO
Emri/ Arrestohet 35-vjeçari, u kap në Lezhë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta
Një 35-vjeçar i identifikuar si Nderim Grosha është arrestuar nga policia e Lezhës pasi po transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta kundrejt fitimit.
-
VIDEO
Aksidenti me 5 të plagosur mbrëmë në Tiranë! Hiqet makina që u kthye përmbys nga përplasja, autobusi ende në Lanë
Makina që përfundoi e kthyer përmbys poshtë autobusit të Unazës është nxjerrë nga lumi i Lanës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur autobusi i “Go Green” kishte zënë poshtë makinën, nga e cila u nxorrën me urgjencë 2 të rinjtë nga banorët e zonës.
-
VIDEO
'Gjuaje, gjuaje', qytetari tenton të hap derën, VIDEO nga momentet e para kur autobusi përfundoi në Lanë
Një video e publikuar nga JOQ, duken momentet e para kur autobusi ka përfunduar në Lanë. Në video shihet teksa një qytetarë tenton të hapë derën e autobusit, teksa të tjerët bërtasin të frikësuar.
-
VIDEO
Vlorë/ Rritja e biletës, qytetarët: E papërballueshme! Do të ecim në këmbë, 40 lekë bileta është shumë
Prej të enjtes, këshilli Bashkiak i Vlorës vendosi rritjen me 10 lekë të çmimit të biletës. Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi, qytetarët thonë se çmimi i ri i biletës është i papërballueshëm, ndërsa kushtet e urbanëve larg normales
-
VIDEO
Qëlloi ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës, arrestohet autori efektiv policie: E qëllova për vetëmbrojtje
Burime për Report Tv bëjnë me dije autori i cili ka qëlluar kundrejt Juxhin Todit, djalit të kryeplakut të Kaninës mbrëmjen e sotme në Vlorë është Lisien Myrtaj, me detyre efektiv policie. Lisien Myrtaj me detyre punonjë policie, pranë repartit ‘Delta Forcë’, ka dëshmuar se ka reaguar për vetmbrojtje. Sipas Myrtaj, Juxhin Todi e ka qëlluar dhe më pak ka reaguar për vetmbrojtje.
-
VIDEO
Autobusi përfundon në Lanë, Veliaj: Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga aksidenti, teksa tha se po punohet për heqjen e autobusit dhe makinës nga Lana.
"Asnjë njeri i dëmtuar rëndë, drama njerëzore përfundoi këtu, t'i lëmë punën policisë, të lëmë profesionistët e policisë dhe zjarrfikësit dhe inxhinierët që do të zhvendosen nga Lana. Për sa kohë jeta e njeriut është jashtë rrezikut, do i gjejmë një mënyrë me vinc ose jo për t'i nxjerrë nga Lana. Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë", tha Veliaj.
Nga ana tjetër, kreu i Policisë rrugore të Tiranës, Taulant Gjoka tha se 5 persona kanë mbetur rë lënduar lehtë, teksa po punohet për të mësuar shkaqet e aksidentit.
"Është një aksident rrugor që në pamje të parë duket i rrezikshëm, 5 të dëmtuar lehtë, faza e parë e ndihmës së shpejtë ka qenë në kohë reale, po shqyrtojmë pistat e hetimit, nëse jemi përballë një defekti apo një gabimi njerëzor", tha kreu i Policisë rrugore të Tiranës, Taulant Gjoka.
-
VIDEO
Autobusi i Unazës bie në Lanë, kryebashkiaku Veliaj shkon në vendngjarje
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes, aty ku një autobus i Unazës ka përfunduar në Lanë dhe ka zënë poshtë dhe një makinë.
-
VIDEO
Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, shenjestër djali i kryeplakut të Kaninës! Zbardhet emri
Burime për Report Tv bëjnë me dije se objektiv i atentatit mbrëmjen e sotme në Vlorë ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës Astrit Aliaj, Juxhin Todit 24-vjeç, (mbiemër të ndërruar). Një person me ( xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24 vjeçari ka ndaluar, ka shtënë disa herë në drejtim te makinës tip ML, për fat të mirë 24 vjeçari ka mundur tu shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.
-
VIDEO
Takoi vetëm Alibeajn, e dërguara e DASH: S'kemi punë me një të korruptuar si Berisha, ai është e kaluara! Akuzat ndaj Kim? Shqipëria ka fat që e ka përfaqësuese
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo pati sot takime me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, si dhe me deputetë të opozitës.
-
VIDEO
U përplas me një makinë, bie në Lanë autobusi i Unazës në Tiranë, disa të plagosur! Dalin pamjet
Një ngjarje e frikshme është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku autobusi i Unazës ka përfunduar në Lanë.
-
VIDEO
Nesër mbahet Kuvendi i Berishës, përgatitjet drejt fundit, ja si duket salla te Pallati i Kongreseve
Ditën e nesërme do të mbahet Kongresi i PD-së i thirrur nga Sali Berisha, teksa Report Tv sjell pamjet nga Pallati i Kongreseve ku përgatitjeve po i vjen fundit.