-
VIDEO
Banorët paralajmërojnë policinë: Kanë ardhur me shkopa gome, nëse preket njëri me dorë do e shohin kush jemi ne! Nuk lëvizim derisa të hiqen tabelat
Banorët e shqetësuar thonë se rruga do të jetë e bllokuar deri në orën 12:00 të mesditës së sotme, ndërsa nëse nuk ka zgjidhje do të vijojnë edhe ditët e tjera. Sa i përket prezencës së forcave të policisë, njëri prej protestuesve paralajmëron se do të reagojnë ndryshe nëse do të ushtrohet dhunë.
"Për të blerë bukë, duhet ti biem nga Vora. Nuk çojmë dot fëmijët në shkollë. Unë e kam marrë vesh pardje, nuk dimë asgjë. Nuk ka asnjë rrugë, vetëm nga Fushë-Kruja. Është planifikuar protesta 10-12. Deri me 12 nuk do të lëvizim. I kemi njoftuar të gjithë. Këtu është planifikuar vendi. Nesër nga 6 orë do rrimë këtu derisa të hiqen tabelat. Nuk gjendet zgjidhet me këta. Shihe çfarë ka bërë kryeministri jonë. Ne nuk kemi ardhur me shkopa gome. Ne kemi ardhur me duar në xhepa. Nëse njëri nga banorët e Rinasit preket me dorë, atëherë keni për ta parë se kush janë banorët e Rinasit", thonë banorët.
“Për 100 metra rrugë duhet të bëj 60 km, duhet të shkoj në Vorë, në kthesë të Kasharit e të kthehem”, thotë një tjetër banor.
-
VIDEO
Korçë/ Burri gjen fetusin e pajetë të futur në një valixhe në shtëpi 2 muaj pasi ishte kthyer nga Greqia! Dërgohet në maternitet për ekzaminime gruaja e tij
Mësohet se gruaja jetonte në banesë me një fëmijë tjetër, autik, ndërsa bëhet me dije se bashkëshorti i saj kishte 2 muaj që ishte kthyer në banesë dhe ndjenje aromë të rëndë, por vetëm sot ka parë fetusin në valixhe.
-
VIDEO
Festohet Fitër Bajrami në Berat, besimtarët falën namazin në Xhaminë Mbret
Pas 30-ditësh agjërimi besimtarët myslimanë në Berat festojnë sot Fitër Bajramin, festën që mbyll Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku falja e Fitër Bajramit është kryer nga besimtarët mysliman në Pedonalen e qytetit të Beratit, moti u keq bëri që këtë vit falja të kryhet në Xhaminë Mbret. Pas Ilahive dhe Ligjëratave, falja e Namazit të Bajramit filloi në orën 06:30 të mëngjesit dhe u krye paralelisht brenda dhe në oborrin e jashtëm të xhamisë Mbret. Ka qenë Imami Ferbent Durra,i shoqëruar nga ish Myftiu i Beratit Qeramudin Furdia, ai që, duke uruar besimtarët mysliman për më shumë mirësi, paqe e begati, ka kryer faljen namazit për besimtarët mysliman beratas.
-
VIDEO
Besimtarët në Vlorë festojnë Fitër Bajramin, falen në ambientet e pallatit të sportit
Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Vlorë kanë kremtuar sot festën e Fitër Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin në ambientet e pallatit të sportit dhe jo në xhaminë e Plumbit. Kjo për shkak të motit me shi dhe numrit të lartë të besimtarëve. Kreu e Myftinisë Vlorë Armand Asllani ka drejtuar faljen. Namazi u fal në orën 06:20 minuta, ndërsa këtë vit është vënë re prani e madhe e besimtarëve, kjo edhe për shkak të heqjes së masave anti-COVID.
-
VIDEO
Festa e Fitër Bajramit, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej!
Sot është festa e Fitër Bajramit. Të gjithë besimtarët myslimanë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku u zhvillua ceremonia e faljes së namazit.
-
VIDEO
Autobusi në Lanë, prokuroria nis hetimet, për kundërvajtje penale! Pritet akti i ekspertimit, mund të zgjasë 30 ditë! Drejtuesi i autobusit insiston për keqfunksionim mjeti
Aksidenti i autobusit të Unazës që përfundoi në Lanë të premten është regjistruar si kundërvajtje penale nga prokuroria e Tiranës. Hetuesit janë në pritje të aktit të ekspertizës për përcaktimin e shkaqeve. Dy janë dyshimet, gabim njerëzor i drejtuesit ose keqfunksionim i autobusit
-
VIDEO
Infermierët e rinj në dilemë për të emigruar apo qëndruar!? Në 2 vite 1687 prej tyre kërkuan që të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor të një vendi tjetër
Efrosini dhe Elba janë dy studentete të infermierisë. Deri kur të pajisen me licencën e profesionit, do të qendrojnë në Shqipëri. Më pas do të largohen, dhe vendi që shikojnë më të përshtatshëm për të nisur punën me një pagë dhe kualifikim me të mirë është Gjermania
“Jo, jashtë shtetit. Për diçka më tepër domethënë. Nuk është se Shqipëria nuk t’i jep kushtet, por dua diçka më të mirë për veten dhe paga është gjëja kryesore”- tha Efrosini, studente.
-
VIDEO
Mjeti bujqësor i preu rrugën furgonit, përplasen keq dy automjetet në autostradën Lushnje-Fier, përfundojnë në spital 2 shoferët dhe 1 pasagjer
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Urës së Menzës.
Aksidentin e shkaktoi një mjet bujqësor, pasi ka hyrë në autostradë duke i prerë rrugën një furgoni. Përplasja i ka shkaktuar dëmtime të rëndë drejtuesit dhe pasagjerit të mjetit bujqësor, ndërsa lëndime të lehta ka marrë edhe shoferi i furgonit.
-
VIDEO
Dita ndërkombëtare e punëtorëve, tubim në Tiranë, një grup qytetarësh marshojnë drejt kryeministrisë: Kërkojmë paga dinjitoze për të përballuar jetesën
Me pankarta nëpër duar, një grup i vogël qytetarësh kanë marshuar nga sheshi Skënderbej drejt kryeministrisë në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.
“Punë më të mirë dhe pagë më të lartë”, ky ishte slogani me të cilin u përfaqësua ky grup, i cili kërkon me ngul rritjen e standardit të jetesës, në mënyrë që të mund të përballojnë të gjitha shpenzimet, sidomos në një kohë të vështirë si kjo që po përjetojmë tani.
-
VIDEO
Atentati ndaj Dedë Pllanajt, autori zbrazi karikatorin e pistoletës mbi 60-vjeçarin e u largua në drejtim të Koplikut! Zbardhet dëshmia: Ishte me kaskë të zezë, nuk ia pashë dot fytyrën
Burime të Report Tv nga grupi hetimor thonë se në drejtim të 60-vjeçarit Dedë Pllanaj, u shkarkua një karikator i plotë pistolete, ndërsa pesë plumba e qëlluan në këmbë, dorë dhe brinjë. Dedë Pllanaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën
-
VIDEO
E diela pa makina, Vlora braktis nismën, vijon qarkullimi normalisht
E diela pa makina në çdo fillim muaj është shndërruar në një traditë jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin.Sot 1 maj, qytetet e vendin kanë kufizuar qarkullimin e automjeteve, për t'i lënë hapësirë fëmijëve dhe aktiviteteve sportive, por Vlora duket se e ka braktisur këtë nismë.
-
VIDEO
Situata nga COVID-19, nga sot hiqen kufizimet për shtetasit që hyjnë në territorin e vendit tonë! Në Morinë fluks i lartë mjetesh
Shqipëria heq kufizimet për COVID-19 për shtetasit që hyjnë në territorin e vendit tonë, ku nuk të kërkohet certifikatë vaksinimi dhe nga sot, kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve