-
VIDEO
Atentati ndaj Dedë Pllanajt, reagon policia
Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e Dedë Pllanjat. Sipas policisë, Dedë Pllanaj, 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Ekslusive/ Me shpejtësi në zonë të banuar, gjobitet me 60 mijë lekë Butrit Imeri
Me shpejtësi tej normave të lejuara, në një zonë të banuar në kryeqytet, këngëtari i njohur Butrint Imeri, është gjobitur nga policia e Tiranës. Report Tv ka siguruar foton eksklusive të gjobës ndaj këngëtarit, ndërsa makina ishte e veshur me xhama të zinj pa leje. Këngëtari është gjobitur me 60 mijë lekë
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një i afërm i Bardhok Pllanjat, Dedë Pllanaj
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një i afërm i Bardhok Pllanajt, Dedë Pllanaj.
-
VIDEO
Sot iu bë atentat kushëririt, Report Tv sjell videon, si u vra Bardhok Pllanaj! Autorët e ndoqën 'kumbarin' dhe e ekzekutuan
Report Tv rikthen videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt. Në video shihet momenti i fundit ku makina e autorëve tip "Passat" ndjek makinën e Bardhok Pllanaj, 46 vjeç, pak para ekzekutimit me armë zjarri. Shihen edhe lëvizjet e fundit të "kumbarit", i cili u bë shosh nga plumbat e vrasësve gjakftohtë. Ai po udhëtonte me makinë drejt Malësisë së Madhe, por është ekzekutuar rrugës.
-
VIDEO
Atentat të afërmit të 'kumbarit' të drogës në Shkodër Bardhok Pllanajt, plagoset Dedë Pllanaj
Atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku shënjetër ka qenë djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, Dedë Pllanajt, i cili ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i plagosur Dedë Planaj, i afërmi i Bardhok Planaj, Dedë Planaj
-
VIDEO
Me Ferrari pa targë, gjobitet drejtuesi i mjetit të Tiranës
Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollin me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në kryeqytet. Në videon e siguruar nga Report Tv, në vëzhgimin e policie ka qenë mosrespektimi i kalimtarëve në vijat e bardha
-
VIDEO
Gent Zenelaj është kërcënuar me jetë? Rrëfimi nga familja te jeta artistike dhe sfidat e ardhshme
“Unë nuk e kam mohuar asnjëherë përfshirjen time në politikë dhe se kuptoj pse është krijuar ideja që qasja e përfshirjes në politikë është parë gjithmonë në konotacionin e keq në Shqipëri.” Aktori Gentian Zenelaj ka konfirmuar mundësinë për tu përfshirë në politikë, përgjatë rrëfimit në emisionit “N’kohë” në Report Tv.
-
VIDEO
Ishte kthyer në ‘tmerrin’ e banorëve të Kuçovës, arrestohet 49-vjeçari
Alvaro Merka, autor i vjedhjeve disa banesave e dyqaneve në Kuçovë, është arrestuar nga policia e Beratit.
40 vjeçari ka vjedhur banesën e shtetasit Agim Qoraj, banesën e shtetasit Fatmir Minxha dhe garazhin e shtetasit Nikollaq Ndina, të treja vjedhje në qytetin e Kuçovës në kohë të ndryshme gjatë muajit Prill 2022.
-
VIDEO
Merr flakë në lëvizje makina në Novoselë, brenda ndodhej dhe një fëmijë! Ndihma e parë i jepet nga një turiste
Një makinë ka marrë flakë në Novoselë gjatë kohës që ishte në lëvizje. Ngjarja u regjistrua në autostradën Fier-Vlorë gjatë kohës që makina po udhëtonte nga Fieri drejt Vlorës.
-
VIDEO
U braktis nga 35 deputetë, Berisha: Të bashkohen me shumicën, ato që zgjedhin veçimin e drejta e tyre
35 deputetët munguan në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha pavarësisht se ai u kishte bërë ftesë. Berisha tha se deputetët duhet të bashkoheshin me shumicën.
'Tani të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvend i bashkimit. Sot në sallë ishim me qindra delegatë, aty në atë listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtar të Këshillit Kombëtar nga ato demokratë që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Qëllimi i im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar se dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është PD në bazë. Një pjesë e mirë ishin këtu, një pjesë nuk ishin, ky tren nuk mund të ndalet kurrë. treni i PD-së së rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë as një orë as një ditë të shpenzohet me problemet e brendshme, cilido që do ti bashkohet trenit është i mirëseardhur. unë do ta respektoj zgjedhjen e tyre, që kanë vendosur të mos bashkohen. Mbetem i interesuar që deputetët ti bashkohen shumicës së PD-së. U shkëputën për disa muaj dhe 6 marsi e tregoi qartë se kush ishte shumicë. Deputetët duhet të dilnin qartas në anën e shumicës. Do zgjidhet një numë ri pamohueshëm në këshillin Kombëtar. PD është e bashkuar, ato që zgjedhin veçimin është e gabuar.'- u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Përplasja me armë zjarri në Vlorë me djalin e kryeplakut të Kaninës, zbardhet dëshmia e policit: Më tha hajde pak te makina dhe më nxori armën! E qëllova disa herë para se të largohej
Report Tv ka zbardhur dëshminë e efektivit të policisë Lisien Myrtaj, i cili u arrestua pas përplasjes me armë zjarri me djalin e kryeplakut të Kaninës, Juxhin (Aliaj) Todi. Ishte ky i fundit që e thirri të fliste me të dhe kur u afrua, e shau dhe nxori armën për ta qëlluar, tregoi efektivi. Në dëshmi, shpjegon se diçka nuk shkoi siç duhet pasi Juxhinit iu bllokua arma kur u shkrep ndërsa Myrtaj iu kundërpërgjigj menjëherë duke e qëlluar në pjesën e poshtme.
-
VIDEO
Në ditën e parë të rikthimit së linjës Vorë - Shkodër, treni përplas trajlerin
Duhej të ishte festë për udhëtarët, por nisja rivendosja pas dy vitesh e linjës së udhëtareve me tren Vorë-Shkodër është pasuar me një aksident. Një trajler është goditur nga treni me pasagjerë që vinte në drejtim të Shkodrës por fatmirësisht nuk pati të plagosur.