-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, Varhelyi: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, u tregua një aleate shumë e rëndësishme
Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, për luftën ne Ukrainë.
-
VIDEO
Ballkani i Hapur, Rama: Samiti i radhës në qershor, ftojmë Dritan Abazoviç të na bashkohet! Të gjithë do i bashkohen një ditë
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me zgjedhjen e Dritan Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi, do të ketë një ftesë zyrtare për t'iu bashkuar Ballkanit të Hapur.
"Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t'ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Verit ta bëj ftesën, se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër, dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, ka qenë optimist ndaj kësaj nisme, por vjen Mal i Zi, Kosova, apo Bosnja,Ballkani i Hapur do të vijojë, të gjithë do vijnë një ditë, kush do vijë më vonë do ketë humbur më shumë", tha Rama.
-
VIDEO
Ndarja nga Maqedonia e Veriut, Varhelyi: Nuk është kjo çështja, duhet të arrihet anëtarësimi i dy vendeve
Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, foli në lidhje me ndarjen e procesit të integrimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Komisioneri tha nuk është kjo çështja, por anëtarësimi i të dy vendeve.
‘Kjo është një çështje e nxehtë, por siç ju thahs nuk mendoj se ndarja me Maqedoninë e Veriut është çështja e vërtetë, por anëtarësimi i tyre në BE. Për këtë po punojmë. Çështja është që të kemi marrëveshje për të dyja shtetet. Unë po përpiqem fort, dhe kjo kërkon durim strategjik. Bëhet fjalë për zgjedhje shumë të rëndësishme. Nuk ka qenë këtu, por edhe në Shkup. E gjitha ajo punë nuk ka të bëjë me këtë gjë, por ideja është sesi do të arrihet anëtarësimi. Puna që ne po bëjmë, është që të arrijmë marrëveshjen në qershor. Nuk ka plan B. Jam besimplotë që të gjithë kanë të njëjtin mentalitet dhe këndvështrim kur flasim për këtë çështje.’- u shpreh komisioneri Varhelyi.
-
VIDEO
Ndarja nga Maqedonia e Veriut? Rama: Duhet të jemi të durushëm, s'bëhet "o kështu si themi ne, o s'ka"
Duke u ndalur te çështja nëse Shqipëria duhet të ndahet apo jo nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk duhet të jetë prioritet. Një gjë e tillë, shtoi Rama, duhet të shikohet si mundësi pas qershorit.
" Mund të dukej më e lehtë që të ndaheshim nga Maqedonia e Veriut, por ne jemi një vend që kemi rëndësinë relative në raport me problemet që kanë miqtë dhe partnerët tanë, kështu duhet të kuptojmë pjesën tjetër, dhe nuk duhet o kështu si themi ne, edhe pse mund të kemi të drejtë, sepse përndryshe na mbyllim në banjo, siç ndodh me fëmijët në filma, duhet të jemi të durueshëm, të kuptojmë që të marrim atë që na takojnë, por që atë e marrim me partnerët tanë, jo me forcë, pasi edhe në këtë rast mund të mos funksionojmë, atëherë ne do të ndryshojmë kursin dhe me siguri do të kemi më shumë mirëkuptim, se s'i jemi bërë pengesë që këto t'i bëjnë provat e tyre, duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit", tha Rama.
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Varhelyi: Nuk po tallet askush me Shqipërinë, nëse ne nuk vendosim është tallje me veten
Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi është shprehur se fakti që ende nuk ka një vendim për SHqipërinë për t'u integruar në BE, kjo nuk do të thotë që ësbtë një tallje me Shqiëprinë.
"Është një situatë serioze, nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri, pra BE po tallet me veten, por është një fjalë e fortë për një Komisioner, ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidate dhe kur plotësohen kriteret. Prandaj po bëjmë këtë tur intesiv për një shtet, sepse siguria e BE po kompromentohet, prandaj ne duhet ta bëjmë këtë gjë tani, dhe besueshmëria jonë po vihet në pikëpyetje" tha Varhelyi.
-
VIDEO
Varhelyi: BE mbështet idenë e Korridorit numër 8, të ndërlidhim shtetet
Komsioneri Oliver Varhelyi tha se BE mbështet projektin e korridorit numër 8 që kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor të lidhen me autostrada e hekurudha.
‘Po në fakt nëse do të duhet të më bindur duhet të lidhen të gjitha qytetet e Ballkanit Perëndimor, mendoj se shumë nga kjo punë bindëse është bërë. Jam i kënaqur që tu them se kjo është arsye se pse ne menduam 290 km në 5 orë, thamë çfarë është kjo. Duhet ta shkruajmë këtë kohë. Vizita ime në Tiranë më dha një mesazh shumë të fortë se plani i investimeve ekonomike nuk është vetëm një plan por ka filluar që të zbatohet. Ishim në QS dhe panë projektet e para. Rikonstruktimi i këtyre ambienteve është gati. Por ne nuk mund të fillojmë nga festimet. Kjo është arsyeja se pse ne e mbështesim idenë e Korridorit numër 8. Komisioni është i bindur që pa këtë nuk do të ketë ndërlidhje të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të krijojë edhe rrugë të reja për tregtinë.’- tha komisoneri.
-
VIDEO
Varhelyi në Tiranë, Rama: E njoftova për Këshillimin kombëtar, ndahemi nga Maqedonia e Veriut nëse s'ka datë për negociatat në qershor
Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të mbërrijë sot në Tiranë. Zyrtari i lartë evropian Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë për mediat.
-
VIDEO
Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri, arrestohen 2 persona në Dibër! I merrnin emigrantëve sirianë nga 4000 deri në 6000 euro
Në pranga kanë rënë Gazmend Kovaçi dhe Nezir Kocja, ndërsa arrestimi i tyre është vazhdimësi i të njëjtit operacion të finalizuar më 25 shkurt, ku u kapën 4 persona. Sipas policisë, Kovaçi dhe Kocja i merrnin emigrantëve të paligjshëm nga 4 mijë deri në 6 mijë euro për t'i ndihmuar të kalonin kufirin për në Shqipëri.
-
VIDEO
Me karrige më rrota, i rrethuar nga policët, flet në SPAK polici Budani! Dëshmia e tij, kyçe për zbardhjen e vrasjes së bujshme të babë e bir në Elbasan
Në një video të siguruar nga Report Tv Budani duket se është shoqëruar dje për në SPAK nga policia, në gjendje të të rëndë shëndetësore, duke lëvizur me karrocë me rrota dhe me një plagë në këmbën e djathtë.
-
VIDEO
Fshihej në një hotel, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së Edis Reçajt në Shkodër (Emri)
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Elfat Salihin, 29 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit Edis Reçaj.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Luftar Reçi: Ja kush janë dy personat në burg që mund të marrin në qafë Çapjat, dinë shumë detaje, plan për të vrarë Erjon Llapushin
Report Tv zbulon detaje tjera nga letra sekrete dhe e pazakontë që i penduari i SPAK Luftar Reçi i dërgon Erjon Llapushit, në fund e mbyll letrën duke i kërkuar para për t’i ndihmuar familjen
-
VIDEO
Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, dënohet me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdoda
Në të njëjtën datë, por dy vite më vonë, për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni, sot është një i dënuar! Ai është Aleksandër Përdoda, për të cilin gjykata e Lezhës e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë në 27 prill, 2020.