-
VIDEO
Zbulohet 'shtëpi bari' në Tropojë! Shpallet në kërkim pronari i banesës, vihet nën hetim elektriçisti
Një banesë në Tropojë është zbuluar nga policia pasi një dhomë ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në kërkim është shpallur pronari i banesës i identifikuar si Shpëtim Selimaj, 43 vjeç, banues në Shoshan.
-
VIDEO
Parashikimi i motit për sot, ulen temperaturat
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë/ Çuko: Të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Malko: Duhet strategji e re mbrojtjeje! Krashi: Temë për Këshillimin Kombëtar
Lufta në Ukrainë ka qenë temë e diskutimit në emisionin e sotëm 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Të ftuarit kanë vënë theksin që nisur nga lufta, Shqipëria duhet të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe hartimin e një strategjie të re mbrojtjeje.
-
VIDEO
Nga 1 maji shërbimet online, drejtoresha e AKSHI-t: Qytetarët nuk do presin më dy javë, çdo dokument i aksesueshëm në kohë reale në e-Albania
Nga 1 maji të gjitha sportelet do të jenë online, një risi tashmë për qytetarët. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj shpjegon lehtësitë që sjell kalimi nga sportelet fizikë në ato online për qytetarët.
-
VIDEO
Dy ura mesjetare në Lezhë rrezikojnë shembjen, specialisti i monumenteve: Asnjë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës
Ndërtuar në shekullin e XII, ura mesjetare e Blinisht në Lezhë rrezikon shembjen. Një projekt restaurimi i miratuar dy vite më parë nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti mbeti thjesht një status facebook.
Prej dekadash nuk ndërhyhet për ruajtjen e trashëgimisë siç është kjo urë me harqe, monument kulture i kategorisë së parë.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një 70-vjeçar është përplasur nga një Audi i bardhë i cili është larguar
-
VIDEO
Varhelyi në institucionet e vetingut: BE mbështet reformën në drejtësi! Sulmet ndaj organeve të vettingut të ndalen
I pranishëm në Tiranë, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka vizituar edhe organet e vettingut, duke theksuar mbështetjen e fortë të Unionit për reformën në drejtësi. Ai ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj organeve të vettingut.
"E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet vetting-ut dhe ONM sot në Tiranë. Rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e vendit. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!", shkruan ai.
-
VIDEO
Lajmi i mirë/ Drejtori i Gjendjes Civile në Report Tv: Nga 1 maji, çdo emigrant do marrë elektronikisht një certifikatë në 6 gjuhë
Nga data 1 maj, çdo emigrant shqiptar që do të kërkojë për të marrë një certifikatë në gjuhën angleze dhe jo vetëm, do të ketë mundësi që ta marrë atë në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë që të vijë në atdhe, e të presë me orë të tëra në sportele.
-
VIDEO
Hepatiti akut që po prek fëmijët, mjeku Llajo: Numri në botë po rritet ngadalë, por kuadri klinik është shqetësues! Nuk është i transmetueshëm
Hepatiti akut i cili është shfaqur kohët e fundit në botë dhe që deri në këto momente i ka marrë jetën 1 fëmije, prek mëlçinë tek fëmijët. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, mjeku Vasil Llajo tha se sëmundja shkakton dëmtime të lehta, por mund të jenë edhe fatale. Numri i rasteve në vende të ndryshme të botës po rritet ngadalë, por kuadri klinik është shqetësues
-
VIDEO
Kryemadhi: Të rinjtë kanë humbur shpresë, djemtë me shtëpi bari në Angli, vajzat eskorta të kriminelëve të drogës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se të rinjtë e kanë humbur shpresën në Shqipëri.
"Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për tu bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Shkarkimi i Elisabeta Imerajt, KLP cakton Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës
Një ditë pasi KPA shkarkoi nga detyra Elisabeta Imerajn, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar sot Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës. Çela ishte kandidati i vetëm. Ai ka qenë prokuror i Krimeve të Rënda dhe rezulton se e ka kaluar procesin e vettingut.
-
VIDEO
SPAK, mesazh politikanëve të korruptuar e bosëve të krimit, po ngrihet struktura që heton pasuritë e paligjshme! Ja si do të rekrutohen 8 hetuesit
SPAK nis procedurat për ngritjen e sektorit të hetimit financiar, një nga armët kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, përmes goditjes së pasurive. Hetuesit duhet të heqin dorë nga privatësia, të lejojnë kontrollin e komunikimeve dhe llogarive bankare, si dhe duhet të kalojnë vetingun e pasurisë dhe kontrollit të figurë.