-
VIDEO
Zjarr në zonën e inerteve të Nartës, digjen goma, qyteti mbulohet nga tymi! Dyshohet e qëllimshme
Në zonën e inerteve në Jalli të Nartës bie sërish zjarr.
-
VIDEO
‘Blloku i Sigurisë’, një godinë krejtësisht e re do të vihet në dispozicion të komisariateve të Tiranës për të arrestuarit
‘Blloku i Sigurisë’, një godinë krejtësisht e re do të vihet në dispozicion të komisariateve të Tiranës për të arrestuarit. Asnjë i prangosur nuk do të shkojë në qelitë e komisariateve duke shmangur edhe aktet e arratisjes apo vetëflijimit. Report Tv zbulon se ambientet e reja ndodhen pranë burgut 302 tek Mine Peza.
-
VIDEO
Kuvendi, rezolutë për komisionerin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave: Të hetohet dalja e pagave të shqiptarëve
Skandali i publikimit të të dhënave personale të shqiptarëve duhet të sqarohet brenda vitit. Hetim të plotë të çështjes kërkohet nga Kuvendit i Shqipërisë përmes një projektrezolutë që u miratua në seancë plenare të enjten e kaluar. Në projekt rezolutën për punën e komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave kërkohet që hetimi administrativ të mbyllet brenda vitit 2022.
-
VIDEO
Autobusi i linjës së 'Qytetit Studenti' aksidentohet në bulevardin 'Zogu i Parë' në Tiranë
Autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është aksidentuar në bulevardin “Zogu i parë” para maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
-
VIDEO
Foshnja e gjetur e pajetë në një valixhe në Korçë, mjekja neuro-psikiatre: Nëna me probleme të shëndetit mendor, por s'mjekohej! jashtë e realitetit
Mjekja neuro-psikiatre, Nikolina Bode, ka deklaruar se gruaja, e cila futi në një valixhe foshnjën e saj të sapolindur, që u gjet e pajetë sot, vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor. Ajo shprehet se gruaja është jashtë realitetit dhe se nuk është e përgjegjshme për veprimet e saj.
-
VIDEO
U zgjodh në Këshillin Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu në Report Tv: 35 deputetët s’erdhën prej presionit nga ndërkombëtarët! Berisha ‘non grata’? Le të mos shkojë në SHBA, do jetë kryetar
Kapexhiu ishte i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv për të folur mbi zgjedhjen e tij në organin e dytë më të rëndësishëm drejtues të PD. Ai tha se deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve nuk mbështetën Berishën për të ruajtur karrigen e tyre.
-
VIDEO
Gruaja la fetusin në një valixhe në shtëpi, burri: Dyshohet se ka abortuar para një muaji
Klodi Hasimllari, i cili gjeti sot në banesë fetusin në një valixhe në banesën e tij, ka deklaruar se dyshohet se bashkëshortja e tij të ketë abortuar para një muaji. Nga shtëpia e tij, me derën gjysmë të hapur, Hasimllari thotë se ai ka qenë në Greqi dhe se është kthyer vetëm para 1 muaji.
-
VIDEO
Meta takon Kryetarin e Komunitetit Mysliman, uron besimtarët për Fitër Bajramin: Festë që na fton të forcojmë ndjenjën e solidaritetit
“Ishte kënaqësi të vizitoja sot Kreun Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe t’i uroja jo vetëm atij, por edhe të gjithë besimtarëve tanë që Zoti t’ua shpërblejë të gjithë ato sakrifica që kanë bërë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Uroj paqe, shëndet, mbarësi në familjet e tyre, por edhe në mbarë shoqërinë tonë! Kjo është një festë e mrekullueshme, që gjithashtu na fton sot të forcojmë edhe ndjenjën e solidaritetit e të harmonisë me njëri-tjetrin, dhe sidomos të jemi më pranë vëllezërve tanë dhe gjithë atyre familjeve që janë në kushte më të vështira”, tha Meta.
-
VIDEO
'Po na pikon çatia', kodi që përdori Luan Sulaj për t'i treguar Ylli Sulajt se ka mbërritur policia
"Alo, po na pikon çatia". Ky ishte kodi që përdori Luan Sulaj për të njoftuar kushëririn se kishte mbërritur policia në banesën ku kishte kultivuar kanabis. Luani u afrua tel banesa, u konstatua nga policia dhe u bë arrestimi në flagrancë, ndërsa Ylli Sulaj nuk jetonte aty por shkonte shpesh dhe të dy flisnin me kode për të njoftuar njëri-tjetrin për çdo gjë.
-
VIDEO
'Shtëpia e barit' në Kashar, Gjykata cakton masat e sigurisë, në burg vetëm Ylli Sulaj, kultivoi kanabis në banesën e nënës! Kodi pasi u pikasën nga policia: Po na pikon çatia
6 të arrestuarit mes të cilëve 2 punonjës të OSHEE, për shtëpinë e barit të zbuluar në zonën "Kashar 2" kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 2 maj 2022/ Reshje shiu në të gjithë territorin!
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 19°C.
-
VIDEO
Banorët përplasen me policinë: Na kanë izoluar! Nuk shkojmë dot as në varreza
Banorët thonë se arsyeja përse kanë dalë në protestë pasi i është zgjatur rruga për të shkuar në punë dhe jo vetëm! Ata thonë se i kanë izoluar dhe nuk shkojnë dot as për të përcjellë në banesën e fundit të afërmit e tyre.
“Na kanë izoluar, na kanë bllokuar nëpër shtëpia. Ky fshat i Rinasit është i bllokuar me çdo lloj dalje. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër për të shkuar në varreza, për të shkuar në shkolla, për të punuar tokat. Unë e kam marrë vesh pardje kur kanë vënë tabelën përpara. Nuk ka asnjë rrugë për të shkuar në varreza, vetëm nga Fushë-Kruja”, tha një banor.