-
VIDEO
KPA e shkarkoi, Elisabeta Imeraj: Kush e kërkon shkarkimin tim, vetëm kësaj pyetje s'iu dha përgjigje
Pas shkarkimit, flet Elisabeta Imeraj.
"Ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilit palë të jetë i dëgjushëm, normalisht nuk e lidh këtë me situatën perdonale, në KPA jam drejtuar me pyetje konkrete "kush e dëshiron shkarkimin e Elisabeta Imeraj", vetëm kjo pyetje nuk u dha, duke qenë se kjo cështjhe pati interes të shtuar të medias, jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve dhe të medias që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore që në KPK që vërtetohet që Elisabeta Imeraj ka zero pasuri në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo akt të dosjes që lidhet me element që kanë të bëjnë me figurën, puna ime në vite ka folur më së miri se çfarë pune dhe çfarë funksioni është kryer puna e Prokurorit, me çështjet e përfafaqësues, 160 të pandehur janë dënuar me vendim të prerë dhe vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajsi, nuk kanë respektuar propocianali. Ajo çfarë reforma në drejtësi synon është një sistem i pavarur që tejçon besimin te publiku që mendon se të japin vendime në bazë të provave, pavarësisht presioneve politike, ekonomike, kriminale apo ndërkombëtare, jam munduar që të prezantoj jo për vete, por për të gjithë ju që në cdo moment nga ana ime është vërë e mundur dhe janë vënë prova që ky proces ka qenë i afektuar që në fillimet e tij, edhe për shkak të lidhur ngushtësisht të kartelave të justifikuara, nëse reforma në drejtësi është që të sjellë si qëllim që të bazohemi në dokumentacion me denoncime anonime, atëherë është e vërtetë Elisabeta duhet shkarkuar", tha Imeraj.
-
VIDEO
Dhunohen varret në Berat, vidhen sendet me vlerë, përgjegjësi: Autorët përdorues droge! Familjarët: Kërkuam rrethimin e tyre, por ende asnjë përgjigje
Varrezat e Suelasit në Berat janë dhunuar dhe sendet me vlerë janë grabitur për t’u shitur për skrap. Përgjegjësi i tyre kërkon rrethimin e varrezës, ndërsa thotë se hajdutët janë përdorues droge.
-
VIDEO
U kap me 110 gramë kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Fier
Një 40-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur me kokainë.
Në shtëpinë e Mandi Arapit policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 gramë kokainë.
-
VIDEO
'Fati' i prokurores Elisabeta Imeraj në drejtësi, vendimi i rëndësishëm jepet sot në orën 15:00
‘Fati’ i prokurores Elisabeta Imeraj do të vendoset ditën e sotme në orën 15:00.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë në Patos, humb jetën i moshuari
Një 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30, ku i moshuari ndodhej brenda në banesë në momentin kur kanë shpërthyer flakët dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Mësohet se viktima ka qenë i vetëm në shtëpi, ndërsa nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ishte i sëmurë.
-
VIDEO
Fasha 700 kWh, zv. ministri: Kush e kalon do paguajë diferencën 70-80% më shtrenjtë se çmimi aktual! Kredi për Fierzën? Kështu do t’i shtojmë edhe 30 vite jetë, rritet eficenca
Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja sqaroi në Report Tv se konsumatorët që kalojnë fashën prej 700 kWh do të paguajnë këtë diferencë me çmimin e tregut.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu Bejtja tha se sipas llogarive të bëra 700 kWv është mjaftueshëm për të plotësuar të gjitha nevojat që ka një familje përgjatë një muaj.
-
VIDEO
Kalimi i shërbimeve online, kreu i Kadastrës: S'ka më histori 'merrja pronën Lenës e jepja Prenës'! Të gjithëve do i shërbehet njësoj
Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se kalimi i shërbimeve publike online ka funksionuar edhe në këtë fushë, ku gjatë vitit të kaluar janë dhënë 1.51 milion shërbime kadastrale, nga të cilat 242 mijë certifikata pronësie. Sipas Lames, kjo i jep fund edhe historive të tjetërsimit të pronave.
"Në 30 vjet, çështja më stresuese për shqiptarët ka qenë prona dhe shërbimet me të, por për vitin e kaluar vetëm në këtë fushë u dhanë 1.51 mln shërbime kadastrale nga të cilat 242 mijë certifikata e pronësie, të gjitha online. Dyfishi i vitit paraardhës. Është e kaluar historia merrja pronën njërit jepja tjetrit. Tani kemi detyrë që edhe Lenës edhe Prenës t'i shërbehet njësoj dhe në kohë. Të gjithë në fillim kishim dyshime, unë i pari kisha shumë dyshime, por viti i kaluar tregoi se funksionon. Aplikimi qytetarëve në Kadastër ka ende probleme me vonesat, gabimet e bëra dhe mitmarrja dhe këto janë sfida e këtij viti për institucionin, por tashmë nuk ka më sportele, nuk janë më ata llafollogët e sporteleve, ata tashmë janë pas një kompjuteri ku nuk takojmë më njeri por presin aplikimin për ta ndjekur e për t'i dhënë përgjigje. Ajo që pritet nga qytetarët është që të kenë besim te sistemi", tha ai.
-
VIDEO
Fagu: Nga 30 prilli, mbyllen sportelet e QKB në të gjithë territorin e vendit! Pajisuni me nënshkrim elektronik për shërbimet online
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Pranvera Fagu tha se QKB ka 179 shërbime online falë procesit të dixhitalizimit. Fagu u shpreh se duke nisur nga 30 prilli, do të jenë të mbyllura të gjithë sportelet e QKB dhe çdo gjë do të kryhet përmes shërbimeve online. Bizneseve i thotë që të pajisen me nënshkrim elektronik për të përfituar shërbimet.
“Jemi këtu pas dy vitesh që kemi filluar të ecim në këtë rrugëtim të revolucionit digjital. E filluam duke inkurajuar bizneset për të aplikuar online dhe që nga 1 janari 2020, duke ofruar 120 shërbime online dhe pas 30 prillit të gjitha shërbimet, 179 shërbime që ofron QKB falë punës së AKSHI-t do të ofrohen vetëm online.
Më datë 30 prill sportelet e QKB do jenë të mbyllura në të gjithë territorin e vendit, por kjo do të thotë që ne do të jemi më afër me biznesin për ta mbështetur atë. Kjo mbështetje do të jetë vetëm një klik larg.
Ne përsëri do të jemi aty, por jo më në një sportel, por pas tij për të garantuar të bërit biznes, që komoditeti të ndihet të kudo dhe kurdo, duke shfrytëzuar këtë moment, më lejoni t’i drejtohem me një mesazh të gjithë subjekteve aplikuese, që të përfitoni të gjitha lehtësitë e shërbimit online, lutem pajisuni me nënshkrim elektronik. Pajisja me nënshkrim elektronik do t’ju mundësojë të përfitoni të gjitha shërbimet nga zyrat apo telefonat tuaj”, tha Fagu.
-
VIDEO
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe: Shërbimet e transportit rrugor janë një histori suksesi, u ka kthyer xhepit të shqiptarëve rreth 2 miliardë lekë
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe tha se mbyllja e sporteleve duke bërë të mundur që shërbimet të kryhen online bën një histori suksesi për vendin tonë.
“DPSHTRR ofronte vetëm katër shërbime të çala online në fund të 2018-s, dhe sot kemi 77 shërbime online për qytetarët dhe subjekteve në platformën e qeverisjes digjitale dhe në web, pra rreth 19-fish se katër vite më parë. Falë investimeve në sistemin eklektronik në vitin 2021, u ofrua në formë digjitale ose u eliminuan plotësisht 2,4 milionë shërbime, duke eliminuar pritjet dhe angaritë në sportele dhe duke iu kursyer qytetarëve kohë.
Vetëm gjatë vitit 2021 janë eliminuar plotësisht mbi 493 mijë shërbime përmes ristrukturimit të procedurave, që është një element tjetër i punës për digjitalizimin, duke i kursyer qytetarëve mbi 25 milionë km.
Shërbimet e transportit rrugor me plot gojën mund të quhen se janë një histori suksesi. Përmes platformës e-albania kemi 1.5 milionë shërbime për qytetarët, subjektet, bizneset duke e 13-fishuar në vitin 2021 gamën e shërbimeve aktive krahasuar me 2018.
Revulcioni digjital ka vetëm një moto që është interesi publik, DPSHTRR, që është një shërbëtor publik, vetëm për vitin 2021 u ka kthyer xhepit të qytetarëve rreth 2 miliardë lekë të reja”, tha Gonxhja.
-
VIDEO
Drejtoresha e AKSHI-t: Brenda 2 viteve, ambicia jonë është që të kemi një sistem të qendërzuar për punën e administratës publike
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj përmendi raportin e OECD Sigmës duke thënë se e vendosi Shqipërinë në vend të parë për qeverisjen dixhitale. Ndër të tjera thotë se duke nisur nga 30 prilli, do të ndryshojë mënyra se si administrata i shërben qytetarëve dhe bizneseve.
"Shqipëria renditet e para në rajon për shërbimet dixhitale. Nuk është ky raporti i vetëm, raporti vjetor i OECD Sigmës e vendosi Shqipërinë në vend të parë për qeverisjen dixhitale.
Qytetarët shqiptarë shërbehen më mirë, më shpejt dhe janë më të kënaqur se qytetarët në Maqedoni, Kosovë, Bosnje Hercegovinë. Krahas familjaritetit që qytetarët kanë me e-albania, raporti vlerëson investimin e qeverisë në infrastrukturë. Janë 17 milionë transaksione çdo ditë. Sipas raportit të Sigmës, shërbimet janë më të mirë, cilësia e tyre është rritur. Vlerësim kemi marrë dhe nga raportet e DASH, OKB dhe BE.
E kemi nisur me vetëm 14 shërbime, sot janë 1225. E kemi nisur me 50 mijë, sot janë 2.5 milion qytetar dhe biznese që e përdorin çdo ditë platformën e-albania. Të gjithë mund ta imagjinojmë se çfarë transformimi ka sjellë.
Sot është koha për tjetër transformim. Nga 30 prilli, do të ndryshojë mënyra si administrata i shërben qytetarëve dhe bizneseve. Përgjigjet do të monitorohen në kohë reale dhe shëbrimet që nuk kanë nevojë për prezencë të personit dhe mjetit, do të merren vetëm në e-albania. Janë plot 20 milionë dokumente të gjeneruara me vulë dixhitale. Këto përkthehen në 20 milionë ecejake që ia kemi kursyer qytetarëve dhe bizneseve. Nuk ka më ryshfete e strapacime.
Do i japim fund njëherë e përgjithmonë korrupsionit e bakshisheve. Do të kemi zero letër të printuar, zero dokumente të humbura zero bojë apo printera që amortizohen. Brenda 2 viteve të ardhshme, të kemi një sistem të qendërzuar për të gjithë punën e administratës publike. Aministrata do të kalojë komplet pa letër.
Mezi pres arritjet e radhës", tha Karçanaj.
-
VIDEO
Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet: Pandemia përmirësoi procesin e dixhitalizimit, kyçi i reformës është të hetohen parregullsitë
Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi tha se pandemia e Covid-19 kur të gjithë u izoluan për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, përmirësoi procesin e dixhitalizimit pasi pjesa më e madhe e shërbimeve ofroheshin online.
“Shqipëria në të gjithë këto vite ka marrë nota pozitive në shumë raporte. Ne po luftojmë korrupsionin duke shmangur kontaktin me punonjësit civilë, të shmangim radhët e gjata. Të gjithë e kemi akoma të freskët atë që na ndodhi në vitin 2020 kur pandemia na izoloi të gjithëve dhe morëm pagat online.
Dixhitalizimi është një proces që u zgjerua dhe u përmirësua falë Covid-19. Në këtë moment, për qeverinë shqiptare, zgjerimi dhe promovimi i shërbimeve dixhitale duke repsektuar parimet e konkurrencës së lirë europiane kthehet në angazhim shumë të madh. Procesi i dixhitalizimit është kyçi i të gjithë kësaj reforme dhe të hetojë parregullsitë.
Në të gjithë këtë proces e kemi të qartë se për këtë punë na duhet një administratë e drejtë.Të gjithë jemi mbledhur për këtë moment historik”, tha Ekonomi.
-
VIDEO
Rama tregon ‘anekdotën’, si u mor vendimi në Këshillin e Ministrave: Një ditë të bukur u tha, kjo godinë nuk pret më letra
Kryeministri Edi Rama tregoi se si u mor vendimi në Këshillin e Ministrave që të mos priten më letra, por gjithçka të funksionojë përmes sistemit, gjë që solli më pas idenë e platformës e-albania për të marrë shërbimet online.
“Ka disa pjesë që do të testohen se përndryshe nuk kishin për tu bërë kurrë. Do të them një anekdotë reale, jo barsaletë: Qeveria jonë e kishte gati sistemin e funksionimit për të mos pasur më qarkullim letrash dhe për të mundësuar që të gjitha aktet që kalojnë në qeveri të vinin në Këshillin e Ministrave dhe të materializoheshin pa letra, e kishim sistemin aty, u deshën vite që letrat të hiqeshin nga sistemet, të mësuarit për një jetë të tërë në letra nuk është një pengesë e thjeshtë për tu kapërcyer, ajo që nuk ndryshoi për disa vite, ndryshoi për një javë, një ditë të bukur u tha kjo godinë (Këshilli i Ministrave) nuk pret më letra.
Çdo letër që vjen në këtë godinë do të kthehet mbrapsht dhe çdo ministri duhet t’i sjellë me sistem, jo me letra. Besojeni ose jo nuk pati asnjë problem, menjëherë u bë ndryshimi se nevoja për të vijuar punën ishte dhe është më e madhe. Nuk ka më sportele, nuk ka më kontakt fizik”, tha Rama.