-
VIDEO
Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës! Niveli i ujit në Fierzë 4 metra më lart se 6 ditë më parë
Reshjet e tre ditëve të fundit, kanë ndikuar në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet të rriten në ditët në vijim. Prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë basenin ujëmbledhës më të madh në vend, aktualisht kanë arritur 800 metër kub në sekondë. Kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar dhe prurjet janë optimale.
-
VIDEO
Sot 31 vite nga masakra e 2 prillit në Shkodër, Berisha merr pjesë në homazhet në nderim të dëshmoreve
Sot mbushen 31 vjet nga masakra e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka
-
VIDEO
Arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako, Gledis Nano takim me Arben Krajën në SPAK
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, në ambientet e SPAK. Burime nga policia pohojnë se takimi ka në fokus bashkëpunimin dhe diskutimin mbi ngjarjet e fundit, përfshirë edhe arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako. Ky i fundit do të dalë sot para GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.
-
VIDEO
Po transportonin lëndë narkotike në aksin rrugor Lezhë-Milot, dy të arrestuar
Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë së Lezhës, pasi po transportonin lëndë narkotike. Ardit Marku, 26-vjeç, drejtues i mjetit, dhe Emiljan Gega, 22-vjeç, teksa po udhëtonin me një mjet tip ‘Mitsubishi’, u ndaluan nga policia në aksin e vjetër Lezhë-Milot në fshatin Pllanë
-
VIDEO
Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme
Vendi ynë pritet të ndikohet nga vranësira që do të gjenerojnë reshje shiu.
Sipas MeteoAlb edhe gjatë ditës së sotme, vranësirat dhe shirat e dendur do të vijojnë si pasojë e kalimit të një fronti atmosferik. Parashikohet që; herë pas here shirat të jenë në formë shtërngatë, më problematike situata mbetet në zonat veriore dhe veriperëndimore. Nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e forta të erës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të intensitettit të shirave në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet 47-vjeçari në Mamurras
Një shtëpi bari është zbuluar në Mamurras, rrethi Kurbin. Në banesën e shtetasit L.N, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura
-
VIDEO
PD bashkë apo të ndarë? Saga e arrestimit të Alqi Bllakos
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda Partisë Demokratike, ndërsa tani kur po bëhen sipas saj përpjekjet për bashkim ai është larguar.
-
VIDEO
Parakaloi në mënyrë të gabuar ‘Audin’, drejtuesi i furgonit përplaset rëndë në Fushë-Krujë, përfundon tek Trauma
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në aksin nacional FushëKrujë-Vorë, ku një furgon tip “Benz” me targë Aa752aa është përplasur me një “Audi” me targë Aa599em.
-
VIDEO
Moti i keq, rrëshqitje gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, pas disa orësh e bllokuar, hapet njëra nga korsitë! Radhë të gjata automjetesh
Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin, por problematikat më të mëdha janë shënuar në aksion rrugor Elbasan-Librazhd, tek ura e Murrashit. Sasi gurësh të madhësive të ndryshme dhe dherash kanë rrëshqitur nga mali duke bllokuar rrugën, ndërsa kanë prishur edhe trasenë anësore të saj. Kjo ka bërë që aksi të bllokohet ndërsa radha e mjeteve të bllokuara të jetë kilometrike.
-
VIDEO
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve për Report Tv: Shqipëria anëtare, qeverisja Rajonale kriter kyç për qeverisje efektive
Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve, Christian Sphar thotë në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se Bashkimi Europian ka nevojë për një qeverisje lokale të mirë pasi është çelësi për një demokraci më të fortë. Duke u ndal në ligjin e vitit 2020 për ndarjen e Shqipërisë në katër rajone, Sphar thotë se në Asamblenë e rajoneve Europiane përfqësohet edhe Shqipëria dhe kjo i jep mundësinë vendit tonë që të bëhet me e dukshme në nielin europian.
-
VIDEO
Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone zhvillimore, kreu i 'Konrad Adenauer' për Report Tv: Përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe qeverisjen lokale! Forcimi i tyre, kërkesë për integrimin në BE
Forcimi i komuniteteve lokale është i rëndësishëm për të përmirësuar qytetarëve shërbimet, por edhe qeverisjen lokale. Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone zhvillimore, me ligjin e vitit 2020, ka qenë fokusi i intervistës në Report TV me kreun e 'Konrad Adenauer' (KAS), Tobias Ritterschof.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Mallakastër, përplaset ‘Benzi’ me ‘Bmw’, ndërron jetë 37-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku ka humbur jetën një 37-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziaj, ku Indrit Rushitaj banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Bmw" me drejtues shtetasin Fatjon Lalaj, 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 37-vjeçari.