-
VIDEO
Lirohen ambientet e Pallatit të Kulturës në Bulqizë, policia ndërhyn në mëngjes për të boshatisur bizneset
Bashkia e Bulqizës ka liruar ambientet e pallatit të Kulturës të cilat përdoreshin për biznes. Zyrtarisht pronarët e bizneseve janë njoftuar parë një muaj për lirimin e ambienteve, por nuk e kanë marrë parasysh kërkesën e bashkisë
-
VIDEO
Digjet prej 3 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë! Tymi mbulon zonën
Prej 3 ditësh tashmë, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të digjet, ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Ditën e djeshme flakët thuajse u vunë nën kontroll, por era e fortë solli riaktivizimin e tyre.
-
VIDEO
Guximi i ''çmendur' i shoferit në Kukës, kalon me furgon mbi urën e shembur
Ura e Shtrezës në aksin Kukës-Shishtavec është shembur mbrëmjen e djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, megjithatë shembja e urës nuk ka penguar nuk ka penguar një shofer që të kalojë mbi të me një mjet furgon. Në video shihet teksa shoferi zbret pasagjerët para urës, e më pas kalon mbi të me furgon, duke rrezikuar jetën.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 1 Prill 2022
Titujt e gazetave per sot,nga enigma e "zhdukjes" se Alqi Bllakos te Rama paralajmeron familjet e pasura se do paguajne me shtrenjte energjine e deri tek a do ta hape ish-kryetari "Kutine e Pandores per Sali Berishen?
-
VIDEO
Inceneratorët/ GJKKO 'arrest me burg' për Alqi Bllakon. Mister fakti se ku ndodhet ish-deputeti
Për ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është marrë masa e 'Arrest me burg' nga GJKKO, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Vendndodhja e deputetit është ende mister pasi askush prej palëve nuk jep një version të saktë. Bllako akuzohet nga SPAK se kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit i pagoi 15 mln lekë ryshfet përmes babait të tij
-
VIDEO
VIDEO/ Era e ‘çmendur’ në Vlorë, ngre ‘në ajër’ kalçeton! Futbollistët po bënin stërvitjen
Është shembur nga era e fortë baza strukturore e kalçetos në Orikum, duke bërë që futbollistët e skuadrës të largohen me shpejtësi.
-
VIDEO
Era e fortë dhe deti me dallgë deri në 8 ballë, pezullohet lundrimi detar në portin e Shëngjinit
Moti keq me shi dhe erë të forte, ka detyruar kapitanerinë e portit të Shëngjinit që të pezulloje lundrimin detar.
-
VIDEO
Kush janë 20 gratë më të rrëzikshme në Shqipëri?’Pa Gjurme’ zbulon identitetin e tyre
Nga 600 persona që janë aktualisht në kërkim policor, 20 janë gra dhe vajza që janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona të dënuar me burgim të përjetshëm vazhdojnë t’i fshihen drejtësisë. Rreth 600 persona, disa me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kërkohen aktualisht nga policia shqiptare për t’u arrestuar, pasi janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona në kërkim janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese dhe vrasje me paramendim, ndërsa të tjerët janë dënuar nga 35 vite burg deri në 5 vite burg. Shumica janë dënuar për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe mashtrim. Nga 600 persona në kërkim, 20 prej tyre janë gra dhe vajza, të cilat sot mund të konsiderohen si më të rrezikshmet në Shqipëri. Mes grave në kërkim, është edhe 58-vjeçarja nga Peshkopia Lumije Hoxha, e dënuar me 25 vite burg për vrasje. Hoxha është arratisur nga burgu. 56-vjeçarja nga Fieri Floresha Ndino është gjithashtu në kërkim, pasi është dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi. Mes të kërkuarave rezulton edhe Zylfie Haklaj, e njohur si ‘Shota e Haklajve’, e cila është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Rasim Lumneshit në Tropojë, pasi dyshonte se kishte gisht në atentatet ndaj vëllezërve të saj. Zylfie Haklaj ka marrë azil në Suedi. Violeta Gjoka nga Fani i Mirditës, rezulton gjithashtu në kërkim nga policia, pasi është dënuar me 17 vite burg për vrasje Në kërkim është edhe 47-vjeçarja nga Elbasani, Miranda Abja, e dënuar me 17 vite burg për për shfrytëzim prostitucioni. Zonjat e tjera janë në kërkim pasi janë dënuar kryesisht për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe mashtrim. Emrat e 20 grave në kërkim policor Lumije Hoxha, lindur Peshkopi 1964, dënuar me 25 vite burg për vrasje, larguar nga burgu Floresha Ndino, lindur në Fier në 1966, dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi Violeta Gjoka, lindur në Fan të Mirditës, dënuar me 17 vite burg për vrasje Miranda Abja, lindur në Elbasan në 1975, dënuar më 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Zylfie Haklaj, vendlindja Tropojë, 1963, dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje Klodiana Shkoza, lindur në Tiranë në 1982, dënuar me 15 vite burg për favorizim prostitucioni Teuta Lalaj, lindur në Vlorë në 1970, dënuar me 15 vite burg për trafikim të fëmijëve Aliki Buratzi, lindur në Gjermani në 1967, dënuar me 10 vite burg për trafik droge Afërdita Ibrahimi, lindur në Patos në 1967, dënuar me 13 vite burg për trafik droge Sara Canko, lindur në Berat në 1984, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Agnese Somma, lindur në 1962, dënuar me 8 vite burg për mashtrim Mirela Muhametllari, lindur në Skrapar në 1975, dënuar me 10 vite burg për trafik droge Mirela Spahiu, lindur në Tiranë në 1968, dënuar me 9.6 vite burg për mashtrim Sara Hyziak, lindur në Poloni, dënuar me 6 vite burg për trafik droge Marjana Gjona, lindur në Pogradec në 1983, dënuar me 7 vite burg për mashtrim Fëllëza Saliaj, lindur në Patos, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Dhurata Balazi, viti i lindjes 1978, vendlindja Librazhd, dënuar me 5 vite burg për trafik drogë Limane Zerellari, lindur në 02, 03, 1969, nga Berati, dënuar me 5 vite burg për mashtrim Urania Çuka (Steri), lindur në Durrës 19, 07, 1975, dënuar me 5 vite burg për mashtrim Gjuljer Sami, lindur në Turqi në 1964, dënuar me 5 vite burg për kontrabandë
-
VIDEO
VIDEO/ Gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’, në banesën e Alqi Bllakos BKH dhe policia e shtetit
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se në banesën e tij kanë shkuar forca të policisë si dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimet.
-
VIDEO
Shkodër/ Po lëvizte i lirë në rrugë në mes të qytetit, kali tenton të kalojë rrugë, por përplaset me makinën
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një kalë i cili po lëvizte me shpejtësi në rrugë, është përplasur me makinë.
-
VIDEO
Berat/ Po montonte panelin diellor, era e fortë rrëzon 26-vjeçarin nga çatia, në gjendje të rëndë në spital! Një 17-vjeçarje i bie depozita e ujit sipër
Stuhia e fortë e erës që vijon ende në qytetin e Kuçovës, ka regjistruar 2 ngjarje të rënda aksidentale. Një djalë 26-vjeç, i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij ka rënë nga soleta e shtëpisë nga era e fortë. Si pasojë e stuhisë së fortë, një depozitë uji është shkëputur nga çatia dhe ka rënë sipër një vajze 17 vjeçe.
-
VIDEO
Përplasja me armë në Elbasan, pas Nuredin Dumanit arrestohet bashkëjetuesja e tij! Në pranga edhe mjekët që e kuruan duke fshehur krimin: Na çoi në banesë një i njohur i përbashkët, s'e dinim të shkuarën e tij
Përplasja me armë zjarri në Papër të Elbasanit vuri në pranga një nga të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, ndërsa kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga kapja i tij, të arrestuar ka pasur edhe nga radhët e bluzave e të bardha. Në pranga ka përfunduar edhe bashkëjetuesja e Dumanit.