-
VIDEO
Çelet ekspozita ‘Një çast krijimi’ në Gjirokastër, mbi 60 punime artistike nga piktorët e rinj
Një çast krijimi" është ekspozita e çelur së fundi me 60 punime artistike në pikturë nga nxënësit e Shkollës së Mesme Artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër. Natyra dhe portretet vijnë në ketë ekspozitë përmes teknikave të vajit dhe akuarelit.
Ertil Bello, piktor dhe mësues pranë shkollës tregon se aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për promovimin e të rinjve në fushën e artit.
-
VIDEO
Viktima e parë nga moti i keq! Ra nga soleta e një banese ku ishte duke montuar një panel diellor prej erës së fortë, ndërron jetë 26-vjeçari në Kuçovë
BERAT-Stuhia e fortë e erës regjistroji viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. Djali 26-vjeçar, që ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Majkëll Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës së fortë, por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.
-
VIDEO
Shqipëria 13 vite në NATO! Nikolla: Anëtarë të denjë të Aleancës në operacionet për ruajtjen e paqes! Ministri i Mbrojtjes: Kontributi ynë do shtohet
Shqipëria shënon 13 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.
-
VIDEO
Përplasja me armë në Elbasan, Nuredin Dumani lihet në burg, masa iu dha në spital
Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMW-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.
-
VIDEO
E rrahu në fushatë elektorale, mori ‘hak’ sot? Mësohen të tjera detaje nga plagosja në Lezhë
Të tjera detaje janë mësuar nga plagosja në Lezhë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një konflikt të nisur një vit më parë. Administratori e kishte rrahur autorin dhe sot janë përplasur serish. Konflikti ka nisur në fushatë lokale.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Berat, plagoset nëna me djalin 9-vjeç! Të plagosurit dërgohen në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Hanit" ,në fshatin Otllak në Berat. Dy mjete që udhëtonin në të njëjtin sens janë goditur më njëri-tjetrin. Mësohet se mjeti, tip Mitsubishi me targa AB 206 FA ka qenë duke u kthyer në rrugën e fshatit Otllak kur është goditur nga para nga mjeti tip Ford Fokus, me targa AB 493 CA, ku udhëtonin dy bashkëshortët Qazim dhe Edlira Çallmari dhe fëmija i tyre 9-vjeçar
-
VIDEO
Pamjet/ U qëllua me 3 plumba, mbërrin te Trauma Kreu i Njësisë Kallmet
Besnik Simoni ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë pasi u qëllua me 3 plumba pas një sherri që nisi në zyrën e tij, pasi mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë.
-
VIDEO
Në kërkim të authorit të plagosjes, FNSH blindon Kallmetin! Dhjetëra forca policie mbërrijnë në vendngjarje
Me dhjetëra forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në Kallmet të Lezhës. Janë në kërkim të autorit të plagosjesn së kreut të Njësisë Administrative Kallmet, Simoni.
-
VIDEO
Pamje nga vendngjarja/ 3 plumba për shkak të detyrës kreut të Njësisë Administrative në Kallmet të Lezhës, sherri nisi në zyrë! Transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë (EMRI)
Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhës, Besnik Simoni, është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar.
-
VIDEO
3 plumba kreut të Njësisë Administrative, niset me urgjencë drejt Tiranës
Kreu i Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranës. Ai është qëlluar me 3 plumba kallashnikovë.
-
VIDEO
Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse jashtë një lokali! Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale
Një shpërthim është dëgjuar rreth orës 12:30 ditën e sotme, ndërsa bëhet me dije se është hedhur lëndë plasëse jashtë një lokali. Nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Alqi Bllako i arrestuar, policia Tiranë: U vetëdorëzua mbrëmë! SPAK sqaron: Vendimi i gjykatës u ezekutua në 3:30 të mëngjesit, policia u njoftua 12 orë më herët
Zbardhet 'misteri' se ku ndodhet ish-deputeti Alqi Bllako, për të cilin GJKKO, caktoi masën ‘arrest me burg’ për aferën e inceneratorit të Fierit, e ndërsa u përfol edhe për një arratisje të tij. Ish-deputeti socialist, është vetëdorëzuar dhe që prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, njofton policia, e cila ka reaguar për herë të parë për arrestimin e tij.