-
VIDEO
Rruga në Njësinë 11 merr emrin e mjekut neurolog ‘Drini Dobi’, Veliaj: Krenar që një rrugë e Tiranës do të mbajë emrin e doktorit që ka ndihmuar mijëra njerëz
Një nga rrugët e Njësisë 11 në Tiranë do të mbajë emrin e mjekut neurolog Drini Dobi, i cili ndërroi jetë dy vite më parë, si pasojë e COVID-19. Në pritjen e organizuar me këtë rast për familjarët dhe miqtë e mjekut, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur që një tjetër rrugë në kryeqytet merr emrin e një njeriu që ka bërë mirë dhe ka ndihmuar mijëra pacientë.
-
VIDEO
Përplasja me armë në Elbasan, lirohet e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit: Nuk e dija të shkuarën e tij, më ishte prezantuar me emër tjetër! Burg për 'ushtarin e tij! Shtyhet masa për 3 mjekët
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 'ushtarin' e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, ndërsa e dashura e tij, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini është lënë në 'detyrim paraqitje'. Ndërkohë për 3 mjekët që kuruan të shumëkërkuarin, Bledi Berdalli Julian Malaj dhe Ermal Gjeci, seanca për caktimin e masës së sigurisë është shtyrë.
-
VIDEO
PD: Ku ishte Alqi Bllako për 12 orë? Rama pengoi drejtësinë
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se Alqi Bllako nuk është vetëdorëzuar dhe as arrestuar por është bërë dorëzim i kontrolluar i tij, me qëllimin sipas saj që kryeministri Edi Rama të pengojë drejtësinë për aferën e inceneratorëve.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot
Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e më pas me trafik-ndarësen e një karburanti.
-
VIDEO
Përplasja me armë në Elbasan, dalin para gjykatës për masën e sigurisë e dashura e Nuredin Dumanit, shoku i tij dhe 3 mjekët që e kuruan
Shoku i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, e dashura e tij, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini dhe 3 mjekët që kuruan të shumëkërkuarin, Bledi Berdalli Julian Malaj dhe Ermal Gjeci, të arrestuar pak ditë më parë, kanë dalë sot para gjykatës në Elbasan për t'u njohur me masën e sigurisë.
-
VIDEO
Reshje të dendura dëbore, orteku bllokon rrugën në Theth
Shqipëria është përfshirë nga moti me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Në veri të vendit, ku reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, raportohet se rruga Qafë Thore-Theth është e bllokuar aktualisht për shkak të rënies së një orteku.
-
VIDEO
Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton? Avokati: Nuk ka prova bindëse! Të qenit bashkë në një avion apo autobus, nuk tregon se ke lidhje
Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ish-deputeti ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.
“Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.
-
VIDEO
Akuzohet se ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare, lihet në burg drejtori i shkollës 9-vjeçare në Lushnjë
Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Gjuz të Luzhnjës, Rrahman Çela i cili ra në pranga të policisë një ditë më parë, është lënë në burg, me akuzën se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçare.
Gjykata e ka parë të arsyeshme akuzën e nxënëses dhe ka marrë masën ‘arrest me burg’ për drejtorin deri në përfundim të hetimeve.
-
VIDEO
Iu dogj stalla me 40 keca e viça në Maliq, flet për Report Tv blegtori: Katastrofë, kërkoj dëmshpërblim nga shteti
Një shkëndijë elektrike i shkrumboi investimin e jetës familjes Fasho në Maliq. Stallës së bagëtive me të cilën kryefamiljari ushqen katër fëmijët, i ka mbetur vetëm hiri i kecave e viçave. Për Report Tv, Petrit Fasho thotë se ka pak shpresa që shteti ta dëmshpërblejë
-
VIDEO
Vrau Bujar Çelën në shtator të 2020, Gjykata cakton arrest në burg për Nuredin Dumanin
Gjykata e Elbasanit caktori masën e sigurisë "arrest me burg" për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh. Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës.
-
VIDEO
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për aferën e Inceneratorit të Fierit, Alqi Bllako del para GJKKO për t'u njohur me masën e sigurisë! Seanca me dyer të mbyllura
Seanca në GJKKO për Alqi Bllakon ka nisur në orën 11:00 dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Ish-deputeti u dërgua në ambientet e GJKKO para orarit zyrtar të nisjes së seancës, duke iu shmangur sërish 'syrit' të mediave.
-
VIDEO
U plagos një ditë më parë, arrestohet kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë! Besnik Simoni dhe Altin Marku qëlluan 19 herë në drejtim të njëri-tjetrit! Një vit më parë u përplasën në fushatën elektorale
Mes kreut të njësisë administrative Kallmet dhe Altin Markut rezulton se ka pasur shkëmbin zjarri teksa të dy u plagosën një ditë më parë. Edhe zyrtari i pushtetit vendor ka qenë i armatosur ndërsa në vendngjarje u gjetën 19 gëzhoja. Zanafilla e konfliktit nis një vit më parë kur Altin Marku tentoi të prishte një takim elektoral të PS. Simoni dhe Marku akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.