-
VIDEO
Reshjet shembin urën në Kukës, mbi 1500 banorë të izoluar, bllokohen 3 fshatra
Tre ditë pas shembjes, Ura e Shtrezës, pjesë e rrugës Kukës-Shishtavec ka bllokuar mbi 1500 banorë. ARRSH pritet të hap një by pass të rrugës së vjetër për lëvizjen e përkohshme të mjeteve, deri në ndërtimin e urës së re. Në këtë rrugë paraqiten probleme të vazhdueshme edhe me shkëputjen e shkëmbinjve.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të dëborës, bllokohet segmenti i Qafë Thores
Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës kanë bllokuar segmentin e Qafë Thores, që të çon drejt Thethit.
-
VIDEO
Prokuroria kërkon konfiskim të mbi 800 mijë euro pasuri të Arben Gropës! Në Romë u dënua me 29 vite burg për trafik droge, më parë i janë sekuestruar 1 mln euro pasuri
Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Vangjel Zijaj (Arben Gropa), pas vendimit që mori gjykata më 10 mars për dënimin e tij. Prokuroria thotë se Gropa ka ndërtuar një pallat 6-katësh që nuk e justifikon me pasuri të ligjshme. Vlera e pallatit është 800 mijë euro dhe apartamentet i janë shitur të tretëve. Ndaj prokuroria kërkon sekuestrim të pasurive të tjera me vlerë ekuivalente.
-
VIDEO
Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin pas plagosjes në atentatin ndaj Talo Çelës, 2 mjekët dhe infermieri dalin sot para gjykatës
Mjekët Bledi Bërdalli dhe Julian Malaj si dhe infermieri Ermal Gjeci kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë pasi i arrestuan sepse mjekuan dhe ndihmuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, i cili ishte plagosur pas përplasjes me armë në Elbasan, mes Talo Çelës dhe Dumanit, ku ky i fundit shkoi t'i bënte atentat, por mbeti vetë i plagosur.
-
VIDEO
Ndërgjegjësim dhe mbrojtje e mjedisit, qarku i Kukësit fillon nismën ‘Dita pa makina’
Nismës kombëtare “Dita pa Makina”, i janë bashkuar edhe tre qytetet e qarkut Kukës.
Sot më 3 prill, ka filluar zbatimi i nismës “Dita pa makina” me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.
-
VIDEO
Një valixhe e braktisur gjendet në qendër të Fierit! Policia rrethon zonën
Një valixhe e lënë në mes të rrugës ka ngritur në këmbë strukturat e policisë së Fierit. Uniformat blu kanë rrethuar vendin ku është konstatuar valixhja.
-
VIDEO
Berati merr ‘frymë jeshile', sot ‘dita pa makina’
E diela e parë e këtij muaji po vijon pa makina. Sipas udhëzimit të dhënë nga Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes ku data 3 Prill, e Diela pa Makina në Bashkinë Berat u mbyllën aksi i rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja "
-
VIDEO
Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, plagosen 5 persona, mes tyre 2 fëmijë, shkak shpejtësia
Një automjet tip “Volkswagen” në të cilin po udhëtonin 5 persona ka dalë nga rrugë dhe ka rënë në një kanal anash saj në Fushë-Krujë.
-
VIDEO
‘Dita pa makina’, boshatisen rrugët e Fierit
“Dita pa makina” ka boshatisur rrugët kryesore të qyteteve të Fierit. Kjo tregon se qytetarët e kanë vlerësuar thirrjen që ka bërë qeveria kur ky kufizim është zbatuar edhe bashkinë e Fierit.
-
VIDEO
Dita pa makina në Lezhë, qyteti si asnjëherë më parë, rrugët bosh
Në kuadër të ditës pa makina, vendosur nga Qeveria të dielën e pare të çdo muaj, në Lezhë është bllokuar lëvizja e automjeteve ne bulevardin Gjergj Fishta dhe në rrugën Luigj Gurakuqi. Qarkullimi është kufizuar që prej orës 8:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 të ditës së sotme. Diçka e tillë vjen për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.
-
VIDEO
N’kohë-Pengu i aktores Zamira Kita.Në Korçë për intervistë
-
VIDEO
FNSH dhe Policia aksion në Elbasan, 1 i shoqëruar për armë mbajtje pa leje
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) së bashku me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion, ku nga sa mësohet 1 person është shoqëruar i armatosur me pistoletë.