-
VIDEO
Eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit, dyshohet se mund të jenë të Mariglenit 16-vjeçar të zhdukur në vitin 2015! Tjetër pistë që po verifikohet është edhe të një 28-vjeçari
Kafka dhe mbetjet kockore të gjetura pasditen e së dielës në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë dërguar për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë. Ekspertet e policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe në pamje të parë, dyshohet se kafka i përket ndonjë të riu që mund të ketë humbur jetën gjatë 10 viteve të fundit.
-
VIDEO
Berat, transformohen mjediset e DRSHTRR, ofrohen 120 mijë shërbime për mbi 55 mijë drejtues! Rama: Faktet flasin vetë
Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka transformuar ambientet e saj në Berat. Godina e re ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1150 m2 të zhvilluar në 2 objekte. Në objektin e parë janë vendosur sallat e shërbimit ndaj qytetarëve dhe arkivat për regjistrimin e mjeteve dhe drejtuesve, ndërsa objekti i dytë është kapanoni për kryerjen e identifikimit teknik e fizik të mjeteve.
-
VIDEO
Banorët e 5 Majit dhe Laprakës protestë para Bashkisë Tiranë: Kërkojmë bisedime me Veliajn, nuk do lejojmë të ndërtohet mbi pronat tona
Shembjet e shtëpisë së tyre në zonë e 5 Majit për shkak të rindërtimit dhe ato të Laprakës pasi preken nga projekti i Unazës së Madhe kanë protesta para Bashkisë Tiranë.
-
VIDEO
U bllokua nga shembja e një masivi dheu, hapet qarkullimi për mjetet në Rrugën e Arbrit
Pas bllokimit një ditë më parë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, Rruga e Arbrit është bërë e kalueshme për qarkullimin e makinave pa probleme.
Një ditë më parë si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, u shemb një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.
-
VIDEO
NATO shënon 73-vjetorin e themelimit, Xhaçka: Sot aleanca më e nevojshme se kurrë, krenare për Shqipërinë
E themeluar në Washington më 4 prill të vitit 1949 nga 12 shtete themeluese, sot, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) shënon 70 vjet aleancë me aktualisht 30 shtete anëtare, në mesin e të cilave është Shqipëria. Ky përvjetor i themelimit të aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë bëhet edhe më i rëndësishëm sot kur lufta në Ukrainë po trondit gjithë globin.
-
VIDEO
Atentati te kthesa e Rinasit, ja kush është viktima! I përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis në 2016
Iljaz Çali, 37 vjeç, është i riu i ekzekutuar brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit. Report Tv ka siguruar foton e tij.Në 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.
-
VIDEO
Ekzekutohet një i ri brenda makinës, pamje nga vendin i ngjarjes
Report Tv ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku është ekzekutuar një i ri brenda mjetit të tij. Ambulanca dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po marrin provat nga atentati.
-
VIDEO
Atentat te kthesa e Rinasit, qëllohet drejt një makine, një i vdekur
Atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Qëllohet në drejtim të një automjeti ku ka mbetur një i vdekur. Identiteti i viktimës nuk dihet ende po është rreth moshës 35-40 vjeç.
-
VIDEO
Kurbin, gjenden eshtrat e një njeriu në afërsi të Fushë Kuqes, dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim
Gjatë ditës së sotme janë gjetur një kafkë dhe eshtrat e një njeriu në afërsi të Fushë Kuqes në Kurbin. Nuk dihet ende se të kujt janë eshtrat, ndërsa janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimet shkencore.
-
VIDEO
Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës, 6 fshatra në Skrapar të bllokuar dhe në errësirë
Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës kanë bllokuar dhe lënë në errësirë disa fshatra në ish-komunën Gjerbes të rrethit të Skraparit.
Moti kështu ka sjellë problematika në fshatrat Gërdec, Leshnje, Gjerbes, Polovinë, Potom dhe Zhepë, të cilat prej 24 orësh janë pa drita si dhe me rrugë të bllokuara duke qenë se stuhia e borës ka dëmtuar rrjetin.
Gjithashtu temperaturat e ulëta kanë rikthyer problemet me zonat e thella të rrethit të Skraparit në fshatrat rrëzë malit Tomor. Më tej edhe aksi rrugor Qafë-Dëvri-Gjerbes, një nga rrugët kryesore që lidh fshatrat e Tomorit me qendrën e Bashkisë Skrapar është bllokuar.
-
VIDEO
Moti i keq, rrëshqitje dheu dhe gurësh, bllokohet rruga e Arbrit
Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.
Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.
Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.
-
VIDEO
Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, arrestohet 23 vjeçari kosovar në Tiranë
Policia e Tiranës gjatë kontrolleve kanë ndaluar një automjet me targa të Kosovës ku drejtuesi i mjetit nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit. Për të shmangur ndëshkimin gjatë ndalimit, ai ka tentuar të korruptonte efektivët e policisë me 20 Euro, vepër për të cilën menjëherë është arrestuar.