-
VIDEO
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Alibeaj-Berishës: Prezanca juaj sinjal i brishtë për demokracinë! Ish-kryeministri: Pranoni realitetin, vendimi i Bashës, antistatutor
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se është plotësuar kuorumi për zhvillimin e saj, por ka theksuar se Sali Berisha është i paftuar. Ky i fundit është përgjigjur se vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij ishte antistatutor.
Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.
Berisha: Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.
-
VIDEO
'Një tymuese e hedhur në parlament', Braçe i përgjigjet importuesit të plehrave kimike: Meritoni hetim parlamentar për çfarë keni bërë në një vit dhe unë do e nxis
Deputeti Erion Braçe i është përgjigjur importuesit të plehrave kimike, Roland Bramllari, kompania MBM shpk e të cilit që operon në tregun e importit të plehrave kimike u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me 66 milion lekë. Braçe flet me shifra, teksa shkruan se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës nuk erdhi për shkak të luftës në Ukrainë, që solli krizë, por për shkak se ata abuzuan me çmimet që në janar të 2021.
-
VIDEO
Ndezi cigaren me maskë oksigjeni të vendosur, pacienti 62-vjeçar i vë flakën dhomës, pëson lëndime
KORÇË- Mesnatën e sotme në godinën e sanatoriumit të Korçës ka rënë një zjarr në njërën prej dhomave të saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta një pacient 62-vjeçar. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4, Korçë.
Pacienti është identifikuar si B.D, ndërsa dyshohet se ai ka ndezur një cigare ndërkohë që ka pasur edhe maskën e oksigjenit të vendosur. Si rrjedhojë ka marrë flakë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 31 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga 18 kategoritë që përfitojnë nga rritja e pensioneve te i hapet rruga arrestimit të deputetit të PS Alqi Bllako e deri tek Enkelejd Alibeaj i tregon vendin Berishës.
-
VIDEO
Konflikti për apartamentet në 15-katëshin e Krujës, 24 familje në protestë: Pronari shiti shtëpitë 2 herë
24 familje në Krujë kanë protestuar sërish duke kërkuar pronësinë e apartamenteve që kanë blerë 12 vite më parë.
-
VIDEO
Shtyhet për nesër në 12:30 seanca në KPA për Elisabeta Imerajn! Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës kërkon konfirmim në detyrë: Ankimimi i ONM erdhi nga denoncime të rremë, një prej denoncuesve nuk ekziston
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, mbrohet sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u ankimua nga Komisioneri Publik. Në seancën e sotme pritet që Imeraj të parashtrojë mbrojtjen e saj.
-
VIDEO
20 gratë më të rrezikshme që kërkohen nga policia shqiptare, emrat dhe veprat penale që nga vrasjet, rrëmbimet tek trafiku i drogës
Nga 600 persona që janë aktualisht në kërkim policor, 20 janë gra dhe vajza që janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona të dënuar me burgim të përjetshëm vazhdojnë t’i fshihen drejtësisë.
-
VIDEO
Po mbron Elisabeta Imeraj në KPA-së, avokati i huaj nga Strasburgu tregon se sa paguhet dhe pse e ka marrë si çështje
Avokati i Elisabeta Imeraj, në përfundim të seancës në KPA-së, ka folur për mediat, duke sqaruar se përse ka marrë përsipër që të mbrojë drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës.
“Çështjen e kam marrë falas për shkak të ndjeshmërisë së saj pasi ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Çështja lidhjet me korrektesën e BE-së lidhur me konventën europiane të të drejtave të njeriut. Kjo është çështje shumë e rëndësishme për interesit publik”, tha avokati.
-
VIDEO
Atentati në Elbasan ku u plagos Nuredin Dumani, shoqërohen në polici disa persona
-
VIDEO
Shtyhet për nesër seanca në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj: E vërteta do të dalë në shesh
Vjen reagimi i prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
“Nuk ka asnjë lloj akuze që mbetet e pazbardhur jam e sigurt që në kuadër të mekanizmave ligjor të duhura, e vërteta do të dakë në shesh. Nuk është e rëndësishme çfarë shpresoj unë, e rëndësishme është të zbardhen të gjitha elementet e paqartë të gjykimit tim”, tha Imeraj
-
VIDEO
Arrestimet për inceneratorët Elbasan e Fier, avokati në Report Tv: Imuniteti i Bllakos si deputet të mos pengojë hetimet! Akuzat e reja përkeqësojnë pozitën e Kokës
Rreth 3.3 milionë euro pasuri e sekuestruar, një kërkesë për leje për arrestimin e një deputeti dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit është bilanci i njoftimit të fundit të SPAK që sipas avokatit Redi Ramaj ishte i pritshëm pas një hetimi të gjatë.
Duke folur në Report Tv, avokati tha se me akuzat e reja lidhur me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit do të rëndojnë edhe me tepër pozitën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka i cili aktualisht ndodhet në qeli.
-
VIDEO
Vendimi i Qeverisë, projektligj për moratorium gjuetie edhe për 5 vite të tjera! I treti që prej vitit 2014
Është zgjatur me 5 vite të tjera moratoriumi i gjuetisë. Kjo është hera e tretë që Qeveria kërkon një moratorium gjuetie në vend. Moratoriumi i parë 2-vjeçar i gjuetisë ishte për periudhën mars 2014-mars 2016.