-
VIDEO
Rama me furnizuesit e mallrave të shportës: Kemi krijuar garancinë sovrane, nëse nuk iu shiten rezervat do t’i marrë shteti
Kryeministri Edi Rama në takimin e tij me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit me mallrat e shportës dha lajmin e mirë të garancisë sovrane.
-
VIDEO
Aksident në Korçë, makina përplas motorin pranë një shkolle, lëndohet drejtuesi
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, pranë shkollës së muzikës.
Në aksident është përfshirë një automjet dhe një motor, drejtuesi i të cilit ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.
-
VIDEO
Zbardhet zjarrvënie e makinës së UKT pranë Bashkisë së Tiranës, në pranga 28-vjeçari
Endrit Jolldashi, 28-vjeç, është arrestuar nga policia, si personi që i vuri zjarrin një automjeti në pronësi të UKT-së, ngjarje e ndodhur pranë Bashkisë së Tiranës.
"Zbardhet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, tentativa për djegien e automjetit në pronësi të UKT-së në Bashkinë Tiranë.
-
VIDEO
'Luftë' me armë mes të 'fortëve' në Elbasan! Nuredin Dumani shkoi t'i bënte atentat Talo Çelës, 'ushtarët' e tij e plagosin, e qëllojnë mbi 20 herë brenda BMW-së
Nuredin Dumani është arrestuar në një bazë të fshehtë në Fier ku kishte shkuar i plagosur me një plumb në shtyllën kurrizore pas përplasjes me armë që ndodhi më herët në Papër të Elbasanit me të kërkuarin tjetër për vrasje Talo Çela. Policia i gjeti Dumanit snajper, armët e tjera, dylbi dhe jelek anti-plumb.
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv, shoferët nuk i japin përparësi këmbësorëve të vijat e bardha në zonën e Pallatit me Shigjeta! Gjobiten deri në 7 mijë lekë
Nga një vëzhgim i bërë nga 'Report Tv' shihet këmbësorët të cilët kalojnë mes makinave, shumë herë edhe me vrap, pasi asnjë automjet nuk ndalon për t'i dhënë atyre mundësi të kalojnë, duke u bërë shkak për aksidente.
-
VIDEO
Pas përplasjes me armë Dumani u fsheh në një pallat në Fier, flasin fqinjët: Banesën e mori me qira para një jave, u tmerruam kur erdhi policia
Një ditë pas arrestimit të Nuredin Dumanit dera e apartamenti të tij ku fshihej ruhet ende me dy policë dhe është i rrethuar me shiritat e zonës së krimit. Arrestimi i Dumanit në mes të natës nga forca të shumta të policisë, ka tmerruar banorët e pallatit, të cilët shprehen se ishin në gjumë në momentin kur dëgjuan ulërima “hapni dren, policia”.
-
VIDEO
I vihet zjarri gjatë natës fushës së mbetjeve, Vlora zgjohet nën tymin e ndotur të plehrave
Nën tymin e plehrave të djegura është zgjuar mëngjesin e sotëm qyteti i Vlorës.
Gjatë natës së djeshme i është vënë flaka fushës së mbetjeve në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar ndotje. Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv janë lajmëruar shërbimet publike, ujësjellësi dhe zjarrfikësja për të vënë situatën nën kontroll.
-
VIDEO
Një ditë më parë në studio me Spiropalin, si paralajmëroi Lorenc Vangjeli arrestime të bujshme nga SPAK
Ditën e sotme, Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Lidhur me këtë, mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli, teksa kishte të ftuar ministren Elisa Spiropalin, foli për Reformën në Drejtësi ku paralajmëroi se brenda javës do të dëgjohet një lajm i tillë, me kryefjalë SPAK-un.
-
VIDEO
Arrestimet e Spak, lë mandatin Alqi Bllako
Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i stërvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Çupi tha se kemi të bëjmë me një proces, ku këta njerëz të korruptuar janë përgatitur nga dikush tjetër, dhe në rastin konkret ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Alqi Bllako, për të vjedhur për shefat e mëdhenj. Sipas Çupit, mazhoranca ka kosto, pasi ka risjellë në politikë njerëz të tillë të korruptuar, ndërsa çështjen e quan politike.
-
VIDEO
Atentati në Elbasan, Policia e Shtetit konferencë të jashtëzakonshme: Kapet i shumëkërkuari Nuredin Dumani, të arrestuar edhe 3 persona të tjerë
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha detaje nga atentati i ndodhur pasditen e së martës në Elbasan.Në një konefrencë të jashtëzakonshme për mediat, e cila u zhvillua rreth orës 1:00 të mëngjesit të së mërkurës, po Nano foli më tej rreth arrestimit të Nuredin Dumanit.
"Gjatë operacionit "Arratia", u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një prej personave më të kërkuar i dyshuar për disa vrasje, Nuredin Dumanit," tha Nano. Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, janë gjatur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera.
Më tej ai shtoi se gjatë operacionit bashkë me shtetasin Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier. 40 vjeçari u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.
Po ashtu Nano tha se gjatë operacionin "Arratia" u kapën edhe dy persona të tjerë, për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.
Drejtori i Policisë së Shtetit, më tej u shpreh se: "Nuredin Dumani në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit)".
Ndërkohë Nano tha se hetimi vazhdon për të gjithë ngjarjen dhe nuk mund të japë detaje të tjera mbi hetimin. Lidhur me ngjarjen foli dhe Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili tha gjithashtu se ngjarja është ende nën hetim.
Në këtë operacion u angazhuan forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
-
VIDEO
U qëllua me mbi 20 plumba, kjo është BMW-ja me targa të vjedhura dhe xhama të zinj ku dyshohej se fshihej Talo Çela
U qëllua me mbi 20 plumba, kjo është BMW-ja me targa të vjedhura dhe xhama të zinj ku dyshohej se fshihej Talo Çela
-
VIDEO
Atentati në Elbasan, arrestohet Nuredin Dumani, u plagos gjatë të shtënave me armë! I gjendet snajper e jelek anti-plumb
Atentati në Elbasan, arrestohet Nuredin Dumani. Si pasojë e shkëmbimit me armë mes makinave, ai ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, nga sa mësohet atij i është sekuestruar edhe një armë, jelek anti plumb, e snajper, që janë përdorur si provë nga policia.