• VIDEO

    Ratifikim të 2 konventave të Këshillit të Evropës, akses në dokumentet zyrtare dhe forcim të mbrojtjes të dhënave personale

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije sot se Shqipëria do të ratifikojë 2 konventa të reja të Këshillit të Evropës. E para ka të bëjë me aksesin e qytetarëve në dokumentet zyrtare dhe e dyta forcon mbrojtjen e të dhënave personale.

    “Sot Këshilli i Ministrave kaloi dy projektligje të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë, do të ratifikojmë 2 konventa të KiE, njëra për aksesin në dokumentet zyrtare dhe tjetra për mbrojtjen e të dhënave personale. Me ratifikimin e tyre bëhen pjesë e së drejtës tonë kombëtare. Ratifikimi I këtyre 2 konventa është tregues I vullnetit tonë për transparencë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në vendimet publike. Rritet standardi i mbrojtjes së të dhënave personale. Janë 2 konventa të rëndësishme”, tha thënë Manja.

    •  
  • VIDEO

    Rritja e çmimeve, Qeveria vendos indeksimin e pensioneve me 3.3 %, 3000 lekë më shumë për pensionistët për 3 muaj

    Rritja e çmimeve ka bërë që qeveria të miratojë vendim për paketën antikrizë ku ka nisur me indeksimin e pensioneve, ku ministrja Ibrahimaj tha se do të jetë 3.3 %. Kjo tha ministrja është më e lartë se parashikimi, pasi ishte menduar që të indeksohej 2.4 %.

  • VIDEO

    Plumbi pas shpine i ka prekur mushkëritë, Nuredin Dumani i nënshtrohet operacionit te Trauma, ndodhet në gjendje të stabilizuar

    Nuredin Dumani është plagosur me plumb pas shpine që i ka preku edhe mushkëritë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Papër të Elbasanit që dyshohet se u qëllua nga ushtarët e Talo Çelës. Pas arrestimit në një banesë ku fshihej në Fier ai u dërgua te Trauma në Tiranë , ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.

    Sipas burimeve për Report Tv nga Trauma, Dumani ka plagë me armë zjarri në mushkëri, ndërsa është në mjekim intensiv, pak më i stabilizuar se dje.

    Edhe pse i është nënshtruar ndërhyrjes së parë, plumbi nuk i është hequr, pasi ka komplikacione të shumta në mushkëri. I është vendosur një aparaturë për pastrimin e mushkërisë dhe më pas do të futet në operacion për heqjen e plumbit.

    Nëse gjendja do të përmirësohet, pritet të merret në pyetje në ambientet e spitalit nga hetuesit.

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 30 mars 2022/Kthjellime dhe vranësira

    Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat parashikohet që më të dukshme të jenë në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore duke krijuar mundësi për reshje në orët e vona të natës.

  • VIDEO

    Të fshihet çdo gjurmë e Bashës? Zyra e kryetarit I nënshtrohet rikonstruksionit total

    Në Partinë Demokratike është periudhë ‘ndryshimesh të mëdha’. E gjithë godina është në rikonstruksion, që nisën me heqjen e dyerve të blinduara.

    Report Tv ka siguruar një video nga zyra e Lulzim Bashës, e cila tashmë pak ditë pasi u boshatis, i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Mobiljet janë të mbuluara pasi siç duket do të lyhet.

  • VIDEO

    Djegia e mbetjeve në Vlorë, Leli: Do zbulojmë shkakun, qytetarët të tregohen të kujdesshëm! Projekti i Landfilldit të Shëristës i pezulluar për shkak të luftës

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës ka reaguar lidhur me djegien e fushës së mbetjeve orët e para të mëngjesit të sotëm, duke ngritur një apel për të gjithë njerëzit në mënyrë që të tregohen më të kujdesshëm ndërsa shtoi se po hetohen arsyet e katastrofës natyrore.

    “Ndodhin aksidente herë pas here. Do të zbulojmë se cili ka qenë shkaku. Forcat zjarrfikëse kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin. Puna o të vazhdoje ditë pas dite, pasi fushat e plehrave mund të rindizen përsëri. Është një apel për të gjithë njerëzit që kalojnë në këtë zonë që mos të krijojnë kështu lajmesh, por të fokusohet në sezonin e ardhshëm turistik. Unë shpresoj shumë që Vlora të jete qyteti bregdetar më i vizituar. Nuk mund të them është i qëllimshëm, i takon policisë së shtetit kjo.”, tha ai.

    Duke folur për mikrofonin e Report Tv, ai sqaroi se përfundimi i projektit të landfilldit të Sheristës është vonuar për shkak të zhvillimeve të fundit. Ai shpreson se punë do të mbaroi përpara fillimit të sezonit të ri turistik.

    “Ne jemi duke punuar për përfundimin e projektit të landfilldit Sheristës, por ka pasur vonesa për shkak të problematikave që po përballet e gjitha Europa. Shpresoj që para fillimit të sezonit turistik të jetë funksional.”, tha ai.

  • VIDEO

    Kadastra Durrës ‘megaskandal’, Lame: Vetëm 15 % e dosjeve janë të sakta, plaçkitjet më të mëdha në bregdet

    Megaskandal në Kadastrën e Durrësit. Në një raport 600 faqesh abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmërisë më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Nga të gjitha dosjet e marra nga kjo kadastër vetëm 15 % e tyre janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave janë me dublikime dhe të grisura.

  • VIDEO

    Rama paralajmëron kompanitë: Deklaroni pagat, do godasim pa asnjë tolerancë

    “Këtu është më shtrenjtë se në çdo vend të botës do ta dëgjojmë gjithmonë. Këtu të huajt kur vijnë thonë se çmimet janë lirë. Kujtojmë ’90 ku buka u rrit 10 herë se ndryshoi sistemi brenda natës. Ne e dimë shumë mirë që pagat në Shqipëri në sektori privat janë një pjesë në dritë dhe një pjesë jo të dukshme, këtë e dimë shumë mirë ne. Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime dhe i bëj thirrje të gjithëve që me deklarimin tjetër të pagave , ta vëmë pagën sepse do të godasim pas asnjë tolerancë. Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor do shkojnë në Prokurori, Ne nuk duam që kompanitë të shkojnë në Prokurori por të kontribuojnë në ekonomi”, tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    U gjobit me 66 mln lekë nga Autoriteti i Konkurrencës, importuesi i plehrave kimike-Ramës: Një tymuese e hedhur në parlament po na çon drejt falimentimit

    Roland Bramllari, kompania MBM shpk e të cilit që operon në tregun e importit të plehrave kimike u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me 66 milion lekë, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të gjejë mekanizmat 'për t'i vënë fre tymueseve në parlament. Gjatë takimit të Ramës me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, Bramllari tha se këto 'tymues' po i çojnë drejt falimentimit dhe se nuk është kjo koha për të vënë stërkëmbësha.

     
  • VIDEO

    Poker dhe kanabis në një lokal në Berat, në pranga pronari dhe një tjetër, nis hetimi për 10

    Policia e Beratit ka vënë në pranga 2 persona dhe ka nisur hetimet për 10 të tjerë, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe mbanin kanabis në ambientet e një lokali.

  • VIDEO

    Rama: Kemi eksportuar 14 % më shumë produkte bujqësore në 2 muajt e parë të 2022

    Kryeministri Rama ka folur për krizën dhe rritjen e çmimeve me bordin e importuesve të mallrave të shportës. Teksa theksoi ndihmën përmes paketës së krizës që ka ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e shtresave në nevojë, Rama tha se mbështetje ka edhe për bujqësinë dhe se në 2 muajt e para të 2022 eksportet bujqësore u rritën me 14 %.

     
  • VIDEO

    Del video, me pranga në duar, momenti kur futet në furgonin e policisë bashkëjetuesja e Nuredin Dumanit

    Report Tv ka siguruar videon e momentit të shoqërimit të bashkëjetueses së Nuredin Dumanit. Ajo shihet me pranga në duar, ndërsa futet në furgonin e policisë, ndërsa u shoqërua në komisarit ku dha dëshminë e saj. Nuredin Dumani dhe gruaja, e cila nuk është nga Shqipëria, jetonin sëbashku në apartamentin ën Fier, ku u kap i shumëkërkuari.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv