• VIDEO

    Erë dhe mot i keq, pezullohet lundrimi edhe në Vlorë

    Prej ditësh së djeshme është pezulluar lundrimi në Vlorë, pasi moti është përkeqësuar.

    Era e fortë dhe dallgët deri në 7-8 ballë në det të hapur dhe 5-6 ballë brenda gjirit ka bërë që kapiteneria të bllokojë daljen në det t tragetit Vlorë-Brindisi, anijet e vogla të peshkimit dhe peshkarexhet e mëdha.

    Situata do të jetë e tillë deri në datën 1 prill.

  • VIDEO

    Moti i keq në Vlorë, rrëzohet një shtyllë e tensionit të lartë, Pashalimani pa energji elektrike!

    Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para. Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e Karaburunit. Punonjësit e OSHES ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila ketë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur riparimin e defektit. Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat. Ndërkohë që situata meteorologjike pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu te dendur.

    •  
  • VIDEO

    Puna për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Punë e paqme për krijimin e dyshemesë

    Kreu i qeverisë Edi Rama, ka publikuar disa pamje nga puna e bërë në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

    Rama shkruan se deri më tani është bërë një punë e mirë në krijimin e “dyshemesë”, që përbën dhe pjesën delikate të punës për ndërtimin e aeroporteve.

  • VIDEO

    Pas ultimatumit bizneset rritën pagat e punonjësve me 91 mijë lekë të vjetra mesatarisht, Rama: Përsëri nuk është pasqyrë e plagës reale

    Kryeministri Edi Rama tha se ultimatumi i lenë bizneseve për të deklaruar pagat reale kanë funksionuar pasi deri më tani deklarimi i pagave është rritur mesatarisht me 91 mijë lekë.

    “Për 3 muaj do u japim një bonus për rritjen e çmimeve. Me këtë bonus dhe me indeksimi e menjëhershëm që i bëjmë pensioneve përmes këtij akti dhe me bonusit e fundvitit pensionet rriten plus 11.2 % de fakto, ku kjo shkon te pensionistët në këtë fazë. Shumë njerëz që shkojnë sot në punë në fabrika nuk shkojnë me veturë por me auto buze dhe shumë shqiptarë që lëvizin nga një qytet në tjetri dhe nuk mund të faturojnë këtu asgjë nga barra e krizës por të paguajmë për ta në mënyrë që sistemi i transporti të funksionojë dhe të mos falimentojë ama në biletën e tyre të mos ketë rritje të çmimit.  Tjetra është afrimi në kohë i vendimit i zerimit të taksës së fitimit mbi pagën deri në 40 000 lekë dhe përgjysmim i taksës pagës 50 000 mijë lekë. Me korrigjimin e pagave 91 mijë lekë të vjetra mesatare nga deklarimi i pagave dhe nuk jepen ne dore që përsëri nuk është pasqyrë e plagës reale”, tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë

    Kryeministri Edi Rama, tha se po bëhet një studim nga ministria e Energjisë që familjet e pasura të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë.

    ‘Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë  në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë. Po shikojmë një mundësi, për një periudhë të përkohshme, ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë për faturën e energjisë.'- tha Rama.

  • VIDEO

    Lufta në Ukrainë, Rama: Edhe Gjermania po përgatit plan për kufizimin e furnizimit me gaz të vendit

    E gjithë bota është përfshirë nga rritja e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Kështu tha kryeministri Edi Rama në Kuvend, i cili nënvizoi, se madje edhe Gjermania do të paraqesë një plan për kufizimin e furnizmit me gaz të vendit.

    ‘Është e rëndësishme që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh që prekemi nga një luftë që ka nisur në Europë. Nga një agresion ushtarak i Rusisë mbi Ukrainë dhe çdo dalje për ta mohuar këtë nuk i bën nder askujt. Çdo përpjekje për ta filluar atë luftën e katundit këtu dhe për t’i shpjeguar pasojat e luftës në çmime sikur s’kanë lidhje me luftën është realisht e panderë. E gjithë bota është në këtë situatë. Tani është e pamundur që ti fshihesh fakteve, jemi në kushte kur nuk flitet më për çmimin. Ministri i Ekonomisë gjermane lajmëroi e do të paraqesë planin e kufizimit të furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gjermania po përgatit planin për të filluar ndërprerjet e furnizimit me gaz. Jemi në kushte kur kriza ka arritur që të prekë Gjermaninë.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Fermerët, grumbulluesit dhe shitësit duhet të punojnë të gjithë bashkë si rrjet

    Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij synon që bujqësia të funksionojë së bashku duke filluar nga fermerët që prodhon tek pika e grumbullimit e deri tek  shitja dhe eksportimi i mallrave, ku secili të jetë i lidhur si një rrjete i përbashkët. Rama tha se koha kur secili punon vetëm për vete dhe i nxjerr ne treg duhet të marrë fund.

     
  • VIDEO

    Kuvend/ Paketa e Rezistencës Sociale, Rama: 14 mln dollarë për naftë falas për fermerët!

    Me debate nisi seanca e sotme parlamentare, kjo pasi Partia Demokratike kërkoi futjen në rend dite seancën dëgjimore me kandidaturën e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho. Pas replikave mes opozitës dhe maxhorancës, Kuvendi pranoi kërkesën e PD.

  • VIDEO

    4 familje bien pre e vjedhjeve në Lezhë, hajdutët u presin kokën bagëtive dhe i marrin

    LEZHË- Katër familje kanë rënë pre e vjedhjeve gjatë natës në Torovicë të Lezhës. Hajdutët, siç bëjnë me dije burime për Report Tv, ju kanë prerë kokën bagëtive dhe i kanë vjedhur. Banorët thonë se kjo është një situatë e përsëritur, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po kryen veprimet hetimore.

  • VIDEO

    Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar se kishin makinën plot me emigrantë, arrestohet dy të rinj në Gjirokastër

    GJIROKASTËR- Dy të rinj janë vënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.     

    Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Vanistër” Policia Rrugore i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin F. T., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar.

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 31 mars 2022/ Vranësira e reshje shiu

    Në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore duke krijuar mundësi për reshje në orët e mbrëmjes dhe natës vonë.

  • VIDEO

    Alibeaj bënte thirrje për të ndalur gjuhën e linçimit, i ndërhyn Luan Baçi: Vetëm Bardhin ke me vete

    Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari Enkelejd Alibeaj bëri thirrje që të ndalej gjuha e linçimit, në mënyrë që demokratët të bashkohen. I pyetur nga gazetarët se sa deputetë mendonin si ai, pas shpinës së Alibeajt po kalonte deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili ndërhyri, duke thënë se ka me vete vetëm Gazmend Bardhin. Ndërhyrja e Baçit nuk ka kaluar pa ironi nga Alibeaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv