-
VIDEO
Biznesmeni italian denoncon vjedhjen e makinës në Vlorë: Dyshoj se më kopjuan çelësin në lavazh
Një sipërmarrës italian ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij të parkuar poshtë banesës së tij. Ai ka kallëzuar në komisariatin e policisë se automjeti tip Mercedes Benz ka qenë i parkuar dhe kishte vetëm pak kohë që ishte parkuar nga pronari i tij. Lloji i Automjetit tip Mercedes Benz C -Class është me çelës me çip, çka do të thotë që nuk hapet lehtësisht
-
VIDEO
Sherr mes nxënësve brenda një gjimnazi në Korçë, dy prej tyre përfundojnë me lëndime në spital, autori në komisariat!
Një sherr me disa nxënësve është zhvilluar në ambientet e një shkolle të mesme në Korçë, ku kanë mbetur të plagosur 2 prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme profesionale të ndërtimit në qytetin e Korcës ndërsa konflikti sipas drejtorit të kësaj shkolle Dejvi Pllaha ka nisur që ditën e djeshme.
-
VIDEO
Sherr mes dy nxënësve në një gjimnaz në Korçë, drejtori: Do të marrim masa
Drejtori i shkollës, Dejvi Pllaha ku ndodhi konflikti mes disa nxënësve mesditën e kësaj të marte tha se do të merren masat lidhur me ngjarjen.
Ai sqaroi se pavarësisht se ditën e djeshme janë i është tërhequr vëmendja dy nxënësve që fillimisht u konfliktuan verbalisht, sot situata mes tyre agravoi.
“Gjatë ditë së djeshme ka pasur një konflikt verbal mes dy nxënësve. Konflikti ka ndodhur në shkollë. Ne kemi marrë të gjitha masat përkatëse përmes mësuesve kujdestar dhe komisionit të etikës, duke njoftuar prindërit. Janë paraqitur ditën e sotme, kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se ky ishe një veprim prej adoleshentësh dhe nuk kishte pse të agravonte. E gjitha u zgjidh Në pushim të madh me të dalë jashtë njëra palë ka sulmuar tjetrin, në oborrin. Konflikti ka degjeneruar, por fatmirësisht jo me mjete prerëse. Njeri prej nxënësve ka një frakturë te hunda, tjetri një të carë të buza. Ne do të marrim të gjitha masat. Unë kam 8 vjet që drejtoi këtë shkollë, kjo është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë.”, tha ai.
-
VIDEO
Durrës/ Një ditë pas aksidentit të brendshmet e pulave ende të hapura në rrugë, banori: Shoferi donte t’i hidhte të gjitha këtu, por s'e lamë ne
“Unë desha me i bo video po më tha mos më bëj video, i rashë telefonit të policisë nuk e hapi. Ai donte me i hedh të gjitha mbeturinat këtu, po se lamë ne , na thoshte nuk hipi dot në karotrec”, tha një nga banorët që pa aksidentin.
-
VIDEO
Rama mbledh ministrat te 'Vila 31' në ish-Bllok! Nesër mblidhet kryesia e Partisë Socialiste
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në 'Vila 31' në ish-bllok ministrat, mbledhje që vijon prej disa minutash. Ndërkohë bëhet me dije se ditën e nesërme, në orën 17:00, do të mblidhet edhe Kryesia e Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Fermat në Durrës në karantinë nga gripi i pulave, aksidentohet kamionçina që transportonte të brendshme e tyre
Një kamionçinë që transportonte të brendshme të pulave është aksidentuar në Durrës, duke bërë që këto të brendshme të shpërndaheshin në rrugë. Kjo duket edhe në video, por mbetet ende e paqartë se nga ku ishin marrë këto të brendshme të pulave, pse ishin ndarë nga pjesa e mishit dhe ku do të dërgoheshin. Kujtojmë se në Durrës femrat më të mëdha të pularive janë në karantinë për shkak të ngordhjeve masive të tyre nga gripi i pulave.
-
VIDEO
Ish-deputetja e PD në Report Tv: Njohja e Alibeajt në krye të Grupit Parlamentar, hapi jonë i parë për bashkim! Do t’i kthejmë shqiptarëve opozitën reale
Bashkim apo përçarje mes demokratëve?, kjo është pyetja! Kjo ishte edhe pyetja për anëtaren e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hadarmataj e cila i dha përgjigje në Report Tv, duke thënë se “Rithemelimi” po i bën thirrje të gjithë demokratëve për bashkim, pasi sipas saj nuk është momenti për të humbur asnjë person.
-
VIDEO
Intervistë ekskluzive/ Kreu i anti-korrupsionit në Itali për Report Tv: Politika dhe qytetarët të luftojnë korrupsionin! 3 rrugët për zbutjen e fenomenit në Shqipëri
Politika dhe qytetarët duhet të impenjohen në luftën ndaj korrupsionit pasi është në avantazhin e tyre dhe të forcimit të shtetit. Ky është mesazhi që përcjell Giuseppe Busia, presidenti i Autoritetit Kombëtar italian të anti-korrupsionit për politikën dhe shoqërinë shqiptare. Në një intervistë për Report Tv, Busia e konsideroi shumë të mirë bashkëpunimin me institucionet shqiptare të luftës ndaj korrupsionit, ndërsa theksoi se të gjithë duhet të kuptojnë se kostot e korrupsionit janë shumë të larta për shoqërinë ndaj parandalimi i fenomenit përbën një element kyç.
-
VIDEO
Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti ditën e sotme
Territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Parashikohet që herë pas here në vendin tonë vranësirat të pësojnë zhvillime të për kohëshme, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
-
VIDEO
Nënvarianti BA.2 i COVID që po qarkullon në Europë, epidemiologu për Report Tv: Çështje kohe që të mbërrijë në Shqipëri! Simptomat njësoj me Omicron, por më i transmetueshëm
Ai theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit për parandalimin e infektimit dhe respektimin e masave anti-COVID që janë ende në fuqi, distancimi social dhe mbajtja e maskës.
"Nënvarianti BA.2 nuk ka dyshime të qarkullimit në Shqipëri, por sa kohë po qarkullon ën vendet e rajonit, është e pritshme që në javët në vijim të qarkullojë edh enë Shqipëri. Situata paraqitet në trend në rënie, por pandemia nuk ka përfunduar. Eksperienca tregon çdo ditë e më shumë rëndësinë e vaksinimit për parandalimin e infektimit dhe uljen e numrit të rasteve. Është shumë e rëndësishme dhe doza përforcuese. Vaksina ofron mbrojtje edhe ndaj varianteve të reja edhe variantit BA.2. Simptomat e këtij varianti janë të njëjta me ato të Omicron. Janë shumë të lehta se variantet e mëparshme. Nga OImicron dallon nga transmetueshmëria më e lartë, është disa herë më i transmetueshëm, ndërsa shenjat janë të njëjta nga ana klinike. Masat që janë në fuqi duhet të respektohen nga popullata", tha ai.
I pyetur se çfarë na pret në verë në lidhje me situatën epidemiologjike, Simaku u shpreh se mund të ketë një rritje të lehtë të numrit të infeksioneve, si pasojë edhe e fluksit të shtuar të udhëtarëve, por theksoi se kjo nuk do të jetë një rritje shqetësuese.
"Në verë mund të kemi një rritje të lehtë të numri të rasteve pasi pritet edhe një fluks i lartë i numrit të udhëtarëve, por jo rritje shqetësuese. Theksoj dhe njëherë rëndësinë e madhe të vaksinimit", theksoi epidemiologu.
-
VIDEO
Hetimet për inceneratorin Fier, SPAK jep detaje zyrtare! Çfarë do të ndodhë me Alqi Bllakon
Së dyti, në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”. Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Veprimet dhe mosveprimet e personave të mësipërm janë në kundërshtim me VKM nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu II, “Nisma për Projektaktin”, pika 3 dhe 4 e saj.
-
VIDEO
Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: S'mjafton! SPAK të godasë personat me pushtet politik! Të bashkohen hetimet për të 3 inceneratorët! Basha: Përgjegjësit kryesorë ministrat dhe Rama
Ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka përshëndetur arrestimet e SPAK për aferën e inceneratorëve, por theksoi se nuk mjafton. Në një deklaratë për mediat. Tabaku theksoi se SPAK duhet çojë para drejtësisë personat me pushtet politik, teksa akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si 'koka e kësaj afere korruptive'.
Për Tabakun, veprimet e deritanishme të SPAK janë të pamjaftueshme dhe hetimet duhet të vazhdojnë. Sipas saj, hetimet për inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës duhet të bashkohen pasi personat e përfshirë i kanë kryer veprimet bashkarisht.