• VIDEO

    Lezha historike, duhet leje për gërmimet nëntokësore

     Një ndër problematikat kryesore në Lezhë është mungesa e parkingjeve publike. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu thotë se është gati projekti për parking nëntokësor, por duke qenë se është qytet me histori, leja jepet nga Instituti i Monumenteve që ende nuk ka dhënë një përgjigje.

  • VIDEO

    Rama dorëzon çelësat e 206 banesave të rindërtuara për familjet e prekura nga tërmeti në Kavajë: Kemi bërë gjithçka në kohë rekord! Bashkë do kalojmë çdo sfidë duke ‘luftuar’ me fakte reale

    Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar çelësat e 206 banesave në Kavajë 153 familjeve të prekua nga tërmeti fatal i 26 nëntorit 2019.

    Rama tha se sfidat me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit, duke filluar që nga tërmeti, më pas pandemia dhe tani lufta e kriza energjetike, kanë qenë shumë të vështira, por janë kapërceyer dhe qeveria ka vepruar në kohë rekord për të mbrojtur qytetarë e vendit.

  • VIDEO

    Inceneratorët, ka një tjetër vendim për Elbasanin me 5 masa të tjera arresti

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se sot Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 5 masa të tjera për inceneratorin e Elbasanit. Masat janë firmosur nga gjyqtari Erion Bani.

    Burime për Report Tv nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në qytet është shoqëruar një person për llogari të SPAK ndaj të cilit është dhënë urdhër arresti. Sapo është ekzekutuar urdhëri i arrestit personi i shoqëruar është dërguar në Tiranë nën kujdesin e forcave të policisë. Po ashtu burime bëjnë me dije se do të ketë shoqerime të tjera.

    •  
  • VIDEO

    Malësi e Madhe/ Shndërruan hotelin në 'shtëpi bari'! Shpallen në kërkim 2 persona, nisin hetimet për pronarin e ndërtesës dhe 4 punonjës të OSHEE

    Përshtatën ambientin e marrë me qira (bar-restorat-hotel), për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, shpallen në kërkim 2 shtetas.   

    Procedohet penalisht pronari që kishte dhënë me qira ambientet në pronësi të tij.  

    Procedohen në gjendje të lirë edhe 4 punonjës të OSHEE-së.      

    Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara për përshtatjen e një ambienti për kultivimin e bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Culaj”.  

    Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të befasishëm në Rrugën e Culajve, në Malësi të Madhe, në biznesin (bar-restorant-hotel), në pronësi të shtetasit F. E., i cili ia kishte dhënë me qira këtë ambient, shtetasit K. N.

    Gjatë kontrollit rezultoi se shtetasi K. N., në bashkëpunim me shtetasin A. S., e kishte përshtatur këtë ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave.   

    Në katin e parë dhe të dytë të godinës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në vazo, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 230 llamba me stabilizator.  

    Gjithashtu, gjatë kontrollit të ambientit është konstatuar edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.  

    Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasit K. N. dhe A. S., të cilit kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ambientet e biznesit (bar-restorant-hotel), në pronësi të shtetasit F. E.

    Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. E., 44 vjeç, banues në fshatin Çulaj, Malësi e Madhe, Shkodër, i cili i kishte dhënë me qira shtetasit K. N., ambientet në pronësi të tij.

    Gjitashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, 4 punonjës të OSHEE-së, shtetasit:

    T. Zh., 45 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, koordinatori i zonës; S. H., 58 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, shefi i ekipit të OSHEE-së; G. B., 52 vjeç, banues në fshatin Çesme, Malësi e Madhe, elekticist pranë OSHEE-së; R. B., 22 vjeç, banues në Malësi të Madhe, lexues i aparatit matës.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

  • VIDEO

    Hetimet për inceneratorin e Fierit/ Tjetër arrest me burg për Lefter Kokën dhe Klodian Zoton! SPAK 9 urdhër arreste, 7 në pranga e 2 në 'arrest shtëpie', të gjithë zyrtarë

    9 urdhër arreste janë firmosur nga gjykata për inceneratorët! SPAK dhe policia është duke zhvilluar operacionin për prangosjen e tyre Report Tv mëson se bëhet fjalë për zyrtarë dhe biznesmenë, që kanë lidhje me inceneratorin e Fierit. Nga 9 urdhër arrestet 7 janë masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në gjendje të lirë. Gjykata ka vendosur tjetër masa arresti për Lefter kokën dhe Klodian Zoton. Mes të arrestuarve është Florian Muça kreu i Albpetrol. Muca ka qene në komisionin e prokurimit te inceneratorit të Fierit! 

    Identiteti i të arrestuarve dhe personave nën hetim nuk bëhet me dije për shkak se operacioni vijon. Kujtojmë se prej muajsh në SPAK vijojnë hetimet për çështjen e inceneratorëve pas denoncimeve të ardhura nga forcat politike të opozitës.

  • VIDEO

    Nisin bisedimet Kiev-Moskë në Stamboll, Erdogan i pranishëm: T’i japim fund kësaj tragjedie

    Delegacioni ukrainas dhe rus kanë nisur bisedimet në Stamboll, me pjesëmarrjen e presidentit turk, Tayip Recep Erdogan. Raundi i ri i bisedimeve po zhvillohet në Pallatin Dolmabahçe.

    Kanali televiziv Russia Today transmetoi fillimin e takimit. Erdogan iu drejtua negociatorëve me një fjalim të shkurtër përpara bisedimeve.

    “Të dyja palët kanë shqetësime legjitime. Le t’i japim fund kësaj tragjedie”, tha Erdogan.

  • VIDEO

    Siguria kibernetike, ‘ligjet’ pro kontratës me ‘jones group’

    Komisioni i Ligjeve miratoi mes debateve nisjen e negocimit të kontratës me kompaninë amerikane “Jones Group” për të rritur sigurinë kibernetike të sistemeve elektronike të vendit. Për opozitën, procedura e përshpejtuar në këtë projektligj është antikushtetuese, por qeveria thotë se mbrojtja nga sulmet kibernetike rrit sigurinë kombëtare.

  • VIDEO

    I dënuar me 5 vite burg në Belgjikë për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Durrës 27-vjeçari

    Një i ri është arrestuar pasi ndaj tij kishte urdhër ndalimi ndërkombëtar për trafik drogë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.  Ndalimi i tij u bë në Durrës, ku në pranga përfundoi Mirlind Balla, 27 vjeç, i cili ishte i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike”.

  • VIDEO

    Çfarë e shkaktoi krizën e energjetike dhe çmimet në qiell!

    Gjykata e Tiranës regjistroi pak ditë më parë ndryshimet e Sali Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Enno Bozdo, mbështetës i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, tha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se çështja e PD-së tashmë është zgjidhur ligjërisht nga gjykata dhe se ky vendim nuk ka palë dhe se askush nuk mund të bëjë ankimim Ish ministrja e Financave Anila Denaj, ka folur në Report Tv për rritjen e çmimeve dhe masat që qeveria ka marrë për të mbështetur shtresat më vulnerabël. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Denaj tha se hapësira për të ndërhyrë në paketën fiskale është pothuajse zero. Eksperti i energjisë, Eduart Elezi ka paralajmëruar se në Shqipëri mund të ndodh skenari më i keq, ku thekson se nëse nuk do të ketë reshje shiu në muajin prill, atëherë vendi ynë mund të jetë në një kolaps energjetik, e që do të japë efekte negative në fusha të tjera.

  • VIDEO

    Itali/ Biznesmeni shqiptar vret italianin me thikë, shkak dyshohen konfliktet e biznesit

    Një biznesmen shqiptarë ka vrarë me thikë një italian, ku shkak mendohet se ka qenë konfliktet e hershme që kanë pasur për biznesin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firence të Italisë, ku Ilir Leba, 47 vjeç ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe në këmbë italianin Tommaso Dini, 50 vjeç.

  • VIDEO

    Shembja e hotelit në Radhimë, familja ngujohet brenda, mes tyre edhe një fëmijë, vlonjati: Nuk jemi serb, po masakroni një familje

    Një familje në Radhimë të Vlorës nuk pranon që t’u shembet hoteli i tyre. Ato kanë refuzuar që të dalin, teksa brenda në shtëpi është edhe një fëmijë 3 vjeç. Ndërkohë, banorë të tjerë që i janë shembur shtëpitë kanë akuzuar policinë.

    “Kemi 30 vite vjet, jam rrahur për PS, dërgo këta, punëtorët. Kemi 30 vite këtu, pse futesh në tokën time? Aty të rrinë, se aty do të ngjitemi dhe në, të gjithë të vdekur, 30 vite punë”, tha një qytetar.

    “Nuk jemi serb ne o çuna, kemi 30 vite këtu. Po masakroni një familje. Është djali 3 vjeç aty, ishalla ua bëjnë dhe familjeve tua (u drejtohet policit). Dëgjojeni fëmijën, është 3 vjeç”, tha një tjetër.

    •  
  • VIDEO

    Luftë korrupsionit, Italia ndihmë Shqipërisë! Kreu i ANAC në Tiranë, Busia: Tre mënyra se si të minimizohet korrupsioni! Takon sot edhe kreun e SPAK, Kraja

    Autoriteti Kombëtar i Antikorrupsionit në Itali (ANAC) po i jep një asistencë të pandalshme vendit tonë për luftuar korrupsionin. Presidenti i këtij institucioni  Giuseppe Busia, ndodhet në Tiranë, ku mori pjesë në një konferencë të zhvilluar në ‘Hotel Rogner’ ndërkohë që pritet të takojë edhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv