• VIDEO

    Protesta kundër rritjes së çmimeve, Rama: Më bukur, s'mund ta organizonte Kremlini!

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër rritjes së çmimeve. 

    "Më  mirë dhe më bukur nuk i organizonte dot Kremlinui këto protesta, të bësh punën e dikujt tjetër, në këtë rats të armikut të demokracisë, për të luftuar qeverinë tënde në Shqipërinë tonë të vogël", tha Rama.

  • VIDEO

    Nis pelegrinazhi i 13 të martave në Kishën e Shna Ndout në Laç

    Kjo e martë, ka shënuar nisjen e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shën Ndout në Laç. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar vendit të shenjtë, me shpresën e këtij vendi të bekuar për të gjetur ngrohtësi shpirtërore.

  • VIDEO

    Rama: Rusia përdor çdo armë për të bërë qeveritë e vendeve të çedojnë, por BE ka fuqitë t’i neutralizojë

    Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Rusia po përdor si “armë” rritjen e çmimeve në mënyrë që qeveritë e vendeve të çedojnë, por sipas tij BE ka të gjithë kapacitetin dhe neutralitetin për ta mundur.

    Ai tha se qëndrimi i Shqipërisë ndaj agresionit luftë tregon se ne jemi pjesë e fronit dhe de facto pjesë e BE.

    “Rusia kërkon ta përdor kundër nesh, për të vendosur opinion publik ndaj qeverive në mënyrë që qeveritë të fillojnë të çedojnë. Këtë armë që Kremlini po e përdor ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim dhe vendosmëri dhe me një qartësi të madhe. Kjo nuk është një luftë që nuk na përket, por na përket tereshit. Është luftë të cilën ne e kemi fituar më shumë se 30 vjet më përpara dhe për të mos u kthyer atje më kurrë. Është një luftë që të mos lejojmë forcën e Rusisë të shtrihet përtej duke ardhur deri këtu. Besoj shumë që BE i ka fuqitë që të neutralizojë armën dhe do ta neutralizojë. Këtu është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të jetë  pjesë. Integrimi është pjesa më pak domethënëse sot, pasi tregon qartë që ne jemi pjesë e familjes, jemi në të njëjtin front. Këta do të detyrohen të martohen me ne, nuk kanë ku shkojnë, nuk na rezistojë dot.”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Rusia akuza se mercenarë shqiptarë luftojnë në Ukranë, Rama: Dezinformim që po e ndjekim me vëmendje!

    Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar deklaratat e Rusisë se mercenarë shqiptarë po luftojnë në Ukrainë të pavërteta shqetësuese që vendi ynë po i ndjek me vëmendje.

    "Përmendja e vazhdueshme  e Shqipërisë nga Moska si prani problematike në këtë konflikt dhe akuzat se Shqipëria po furnizon Ukrainë  me mercenarë së bashku me Kosovën është një akuzë pa asnjë bazë dhe e pavërtetë , por edhe shqetësuese. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt", tha Rama.

  • VIDEO

    Borrell: Sot më shumë se kurrë Ballkani duhet të jenë në BE! Rama: S'ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashni të madhe me Europën

    Integrimi i Shqipërisë në BE ishte pjesë e diskutimit të kryeministrit Rama me Përfaqësuesin e Jashtëm të BE, Borrell.

    Borrel tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se në Bruksel po punojnë fort që ajo të hap negociatat brenda presidencës franceze, ndërsa shtoi se lufta në Ukrainë e bën edhe më emergjente integrimin e Ballkanit në BE.

    "Shqipëria i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave dhe me zë të fortë mbështes punën që bëhet dhe çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Nuk është një datë por është koha dhe ajo që po them për Shqipërinë është e vërtetët edhe për Maqedoninë e Veriut. Jemi të gjithë të përkushtuar më stabilitetin rajonal dhe politikën e jashtme. Sot me shumë se kurrë Ballkani duhet të jetë në BE dhe të ketë vendimet konkrete brenda presidencën franceze", tha Borrell.

    Ndërsa nga ana tjetër Rama,e cilëson këtë proces integrimi si dasmë ku BE nuk është ende gati, duke thënë se në Shqipëri "nuk ka krushk që anulon dasmën se  jemi në dashni të madhe me Europën". Ai tha se vendi ynë do të jetë në pritje deri kur BE të jap dritën jeshile për negociatat.

    "Po ti shkoj këtu nuk ka krushk që anulon dasmën se  jemi në dashni të madhe me Europën, kjo forcë na bën që ne të jemi gati për tu martuar dhe kur BE të thotë jam dhe unë gati dhe nuk do të mjaftohet vetëm me "ne ju duam shumë por s'kemi kohë të flasim bashkë". Flitet për bisedime për martesë dhe mendoj se shqiptarët janë për t'u dashur", tha Rama.

  • VIDEO

    Borrell: Kemi miratuar paketën e 4 të sanksioneve ndaj Rusisë

    Josep Borrell njoftoi paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë.

    " Është moment kritik dhe më shumë se kurrë duhet të takohemi e të diskutojmë këto çështje. është e tmerrshme, se si udhëheqja ruse vijon të sulmojë Ukrainën pa dallim. Nuk është thjesht një luftë në kuptimin ushtarak. Vijojnë me këtë qëndresë, do vijojmë mbështetjen tonë për Ukrainën, pavarësisht kërcënimeve ruse, kjo mbështetje do të vijojë. Ka qenë agresion brutal nga Rusia dhe në përgjigje ne kemi miratuar sot për një paketë të katërt të fortë masash kufizuese që të kontribuojë më tej për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit si edhe të gjymtojë bazën e vet logjistike. Masat do të kenë ndikim në tregtinë ruse, qasjen në tregje, eksportin e mallrave, në shënjestër kemi vënë edhe sektorë kritikë të ekonomisë", tha Borrell

  • VIDEO

    Borrell flet për protestën në Tiranë: Rritja e çmimeve është në të gjithë botën si pasojë e luftës, jo sanksioneve

    Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme i BE, Borrell ka folur për protestën në Tiranë ku tha se e kupton shqetësimin e banorëve po se rritja e çmimeve ka ndodhur në të gjithë botën si pasojë e luftës dhe jo sanksioneve.

    "E di që ju keni hasur shqetësime mjaft të mëdha për rritjen e çmimeve dhe lufta ka krijuar një ndërprerje  shumë të madhe në ekonominë botërore nuk janë pasojat e sanksioneve por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë të energjisë, naftës, gazit dhe është pasojë e varësisë që ka e gjithë bota dhe po bëhet edhe më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë. kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me sanksionet, pro pasojë e luftës dhe ndalimit të eksporteve. që na prekin të gjithëve. më lejoni ta ilustroj me një shembull, unë paguaja në Spanjë 50 euro energji dhe sot paguaj 500 euro. Nafta në Bruksel është mbi 2 euro litri. Këto pasoja do të krijojë valë shoku të mëdha tronditje në ekonominë tonë ", tha Borrell.

  • VIDEO

    14 vite nga tragjedia e Gërdecit, 15 marsi që i mori jetën 26 personave dhe la të lënduar 300 të tjerë! Ende një krim pa fajtor në burg

    15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë.

    Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.

  • VIDEO

    Rama: Qëndrimi ynë ndaj Rusisë, natyral jo i kërkuar! BE të ndihmojë Ballkanin ekonomikisht! Borrel flet për protestën: Rritja e çmimeve në të gjithë botën, pasojë e luftës, jo sanksioneve

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell viziton sot Tiranën ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Aktualisht ato po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

    Vizita e Borrell vjen në një kohë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe lufta ka sjellë impaktet edhe në Europë, ndërsa pritet të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin.

  • VIDEO

    Mori flakë si pasojë e një defekti, shkrumbohet plotësisht makina e parkuar në Tiranë

    Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në në rrugën "Teodor Keko", në Tiranë.

    Siç shihet nga videoja e siguruara nga Report Tv makina është shkrumbuar plotësisht.

  • VIDEO

    Trafikonin kapsolla, arrestohen 3 të rinj në Durrës, sekuestrohen 2000 copë dhe veshje me simbolet e policisë

    Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, pasi janë kapur duke shitur kapsolle elektrodetonatore.

    Të arrestuarit janë identifikuar si Arif Qerimaj, 32 vjeç, lindur dhe banues në Përmet; Xhem Vakaj 22 vjeç, i dënuar më parë dhe një 18-vjeçare, të dy banues në Durrës.

  • VIDEO

    Albana Vokshi në ‘Kontrast’: Komisioni për Inceneratorët i shërbeu Ramës, Tabaku nuk i pyeti anëtarët e opozitës për raportin final

    Deputetja demokrate, Albana Vokshi, u shpreh mbrëmjen e së hënës se Lulzim Basha dhe Edi Rama ndajnë të njëjtën zyrë shtypi. Deklarata u bë në studion e ‘Kontrast’ në Report Tv teksa Vokshi u pyet nëse ‘Shtëpia e Lirisë’ ishte organizatore e protestave për çmimet, sikundër ka akuzuar kryeministri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv