• VIDEO

    Baseni më i madh ujëmbledhës në vend në pikë kritike, niveli i ujit bie 7 metra brenda 2 javëve! Pamjet u publikuan mbrëmë në Report Tv

    Niveli i ujit aktualisht është 261.12 m duke pësuar një ulje të nivelit me 7 metra brenda dy javëve nga 268.12 m që ishte në fund të muajit shkurt. Kujtojmë se kuota maksimale e Fierzës është 296 m.

  • VIDEO

    'Atë që desha e mora,mos më kërkoni’/ Kur dëgjon zërin e së bijës, nëna lë studion

    Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetesë me shtetasin M.L në zonën e Laprakës. Nëna e dy fëmijëve humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur. Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil. Denoncimi i nënës në emisionin ’Pa Gjurmë’ për zhdukjen e së resë shtyu M.L t’i drejtohet komisariatit nr: 3 për të deklaruar gjithçka. Në pyetje nga policia për 5 orë radhazi u mor edhe Esmeralda. Stafi Pa Gjurmë e priti në ambjentet e jashtme, ku të pranishëm ishin bashkëjetuesi dhe prindërit e tij. Pas dëshmisë së dhënë para uniformave blu 22-vjeçarja shfaqi shenja irritimi, duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetares. Ajo refuzoi kategorisht të takohet me dy fëmijët dhe nënën e saj. Një vit pa u parë me familjarët, që prej ditës kur humbi gjumët nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë bashkëshortin dhe dy fëmijët 2 dhe 4 vjeçarë, Esmaralda nxiton të largohet edhe kësaj here. Në nxitim e sipër për të ikur ajo nuk dëshiron të komentojë asgjë për vendimin e saj. Esmeralda: Unë këtë njeri desha dhe këtë mora. Hajd, kështu i thoni edhe nënës time Gazetarja: Nëna juaj ka një vit që nuk flet me ju Esmeralda: Nuk dua t’ja di ku jam apo ku s’jam Gazetarja: Nuk do që ta kontaktosh nënën? Esmeralda: Jo Gazetarja: Do që të vish nesër ta takosh, atë edhe vajzën, dy fëmijët M.L: S’do takosha asnjë Esmeralda: Asnjëri nuk do takoj Gazetarja: Po nuk të ka marrë malli për fëmijët? Esmeralda: Jo Momente të vështira për nënën e Esmeraldës, gjendja shëndetësore e së cilës u përkeqësua sapo dëgjoi mesazhin e së bijës e cila refuzonte atë dhe fëmijët e mitur. Gjatë transmetimit live Diana Pura lë studion televizive. Po me kërkesë të saj, e përlotur gjyshja me vajzën 2-vjeçare në krah hyn sërish në studio për t’i përcjellë një mesazh Esmeraldës.

  • VIDEO

    Kriza e integrimit dhe kriza e çmimeve

    Kriza energjetike ka bërë që qeveria të shfrytëzojë në maksimum burimet për prodhimin e energjisë në mënyrë që të mos rrisë kostot e importit për energjinë. Kështu ka deklaruar juristi Plarent Ndreca në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa ka publikuar foto të hidrocentralit të Fierzës i cili duket pothuajse i tharë.

  • VIDEO

    Lënë mësimin, studentët e Shkencave Sociale dalin në protestë: 'Pakti për Universitetin' nuk u realizua! Edhe te 'Shkencat e Natyrës' pati bojkotim të leksioneve

    Përmes një procesi manipulativ Armand Duka u rizgjodh sërish në krye të FSHF-së. Avokati Artur Çobani tha në Report Tv se vendimi i Asamblesë Zgjedhore është nul pasi procesi është mbajtur në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Eduard Prodani thotë se gjykata nuk do e pranojë vendimin e marrë sot nga Asambleja.

    • VIDEO

      SPECIALE/ 14 vjet pas Gërdecit, 2 nëna në pritje të drejtësisë për tragjedinë që u mori përgjithmonë të vegjlit e tyre! Lot dhe pengjet për Erisonin 7 vjeç dhe Zilien 19-vjeçare

      26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. 28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu. Por familja Durda që humbi djalin e mitur, nuk tërhiqet. Pas kallëzimit në SPAK, janë rihapur hetimet ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Çfarë do të ndodhë me dosjen “Gërdeci”?

    • VIDEO

      Digjen goma e mbeturina në Nartë, shtëllunga tymi deri në Vlorë! Subjekte të ndryshe iu vënë zjarrin për të shmangur pagesat në pikën e grumbullimit të mbetjeve

      Dyshohet se janë subjekte të ndryshme që iu vënë zjarrin për të shmangur pagesat në pikën e grumbullimit të mbetjeve, ku do të duhet t'i depozitojnë si rregull gomat.

    • VIDEO

      Të burgosurit kanë mundësi të punojnë në administratën e burgjeve me rrogë mujore! Në privat pagë minimale

      Nëse më parë puna i shpërblehej me ulje të ditëve të dënimit, tashmë të burgosurit kanë mundësinë ligjore që puna t’i përkthehet në rrogë mujore. Kush do të punojë në administratën e burgjeve do paguhet me 25% të pagës, ndërsa në sektorin privat që do përshtatet brenda ambienteve të burgut, do të marrin pagën minimale.

    • VIDEO

      Taksë COVID në faturën e dritave? Si mashtroi publikisht Monika Kryemadhi

      "Paguajmë te fatura e dritave taksën e koronavirusit"...është kjo deklarata e bërë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ishte e ftuar në një emision televiziv. Në lumin e akuzave që ajo hodhi kundrejt qeverisë, ajo tha se ishte informuar nga nëna e saj se në faturë i kishte ardhur edhe një taksë COVID-i. Mirëpo një deklaratë e tillë ka rezultuar një gënjeshtër.

    • VIDEO

      Rama: Pas bordit për naftën, do krijojmë Komiteti Teknik për çmimet bazë

      Kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar ngritjen e një Komiteti Teknik për çmimet bazë, njësoj si në kohën e pandemisë.

      “Çmimet e tjera do fillojnë të balancohen me shpresë. Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik. Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme. Mund të kompromentosh furnizimin. Në gjendje lufte dhe do futemi në një mënyrë ose një tjetër, se ndodh. Dhe duke shtrënguar atë që bën distributor mund ta çosh në bllokim. E tendenca është ta ulësh ta çosh në cep, por mund ta bllokosh zinxhirin.” tha Rama.

    • VIDEO

      Besimtarja në Kishën e Laçit shpërthen në lot: Zoti bëftë paqe për Ukrainën që është në luftë

      "Zoti është i madh, Zoti i ndihmoftë të gjithë, mbarë botën dhe u bëftë paqe për Ukrainën që është luftë, i ndihmoftë Zoti", tha besimtarë.

      •  
    • VIDEO

      3 italiane vjedhin byzylykun me diamante në argjendarinë në Vlorë, VIDEO nga momenti

      3 vajza italiane kanë vjedhur një byzylyk me diamante në një argjendari të Vlorës. Ato kanë hyrë së bashku në argjendari dhe teksa provojnë disa  byzylykë në një moment dy prej tyre hutojnë shitësen dhe vajza tjetër e fut në xhep një nga byzylykët.

      Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes pronari i dyqanit e ka denoncuar në polici ku është bërë e mundur dhe identifikimi i 3 italianeve.

    • VIDEO

      Temperaturat deri në 14°C maksimalja, ja parashikimi i motit për sot

      Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por orët e mesditë dhe në vijim i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku pritet që më të fokusuara të jenë në zonat Veriore të vendit tonë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv