-
VIDEO
Brenda shkollës në Pogradec u lejua legalizimi i paligjshëm i një objekti, në Sarandë i dy ndërtesave! Nën hetim 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, 75 në hetim disiplinor
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.
-
VIDEO
Gripi i shpendëve, me qindra mijëra pula të ngordhura në pularitë e Durrësit
Prej disa ditësh ka pasur një numër të lartë të pulave të ngordhura, më shumë se 400 mijë, në pularitë e Durrësit si pasojë e gripit të shpendëve. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.
Nga burimet pranë pularive, numri i pulave te ngordhura ka qenë mjaft i lartë dhe vazhdojnë të kenë humbje, për shkak të përhapjes së shpejtë të infektimit.
-
VIDEO
Rama: Në shesh dëgjoj të njëjtat zëra ‘Rama ik’, nuk iki se mbeten pa tekst këta
Rama tha se gjatë protestave dëgjon gjithmonë të njëjtat zëra “Rama ik”, ndërsa tha se nuk do të largohet sepse ka “frikë” se lë pikërisht këta të fundit pa tekst.
Kjo protestë e kësaj radhe përveçse ka brenda gjithë absurdin mungesës së dakordësi me faktet, është turp! E them me plot gojën, është turp kombëtar. E kuptoj, kaluan 1 muaj, 2 muaj dhe qeveria nuk reagoj, por kur unë dalë në fillim të javës sapo ka filluar të shfaqet gjëja, se do të merren disa masa. Brenda javës ju thamë do t’iu japim skenarët për ta përballuar këtë, menjëherë vihen në lëvizje disa personazhe që më vijnë poshtë penxheres që iu njohë edhe zërat. Pastaj këndojnë himnin, do dali dhe ndonjëri me flamur. Janë njerëz, disa prej tyre, janë personazhet që po ti shpesh pak se nga vijnë është për të vënë duart në kokë, por s’dua të merrem. Dy gjëra i kanë fiks, “Poshtë komunizmi” dhe “Rama ik”, unë s’duhet të iki se këta do mbeten pa tekst.
-
VIDEO
Ferdinand Xhaferraj në Report Tv: Kolegë të 'Foltores' janë dakord që Berisha s'është zgjidhja, edhe ai humbi ndaj Ramës! Nuk gjej dot arsye pse Basha të rrijë
Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj bëri të qartë se si Basha dhe Berisha janë problemi i PD-së dhe se asnjëri nuk mund të jetë zgjidhja. Pas humbjes së thellë të PD më 6 mars, Xhaferraj tha se Basha nuk mund të jetë dot kurrë një fitues dhe se qëndrimi i tij në krye të PD i shërben vetëm Ramës.
-
VIDEO
Rama: Nuk mund të kthejmë 20% TVSH dhe 10% taksën mbi fitimin për biznesin e vogël për të ulur çmim e naftës, goditja do të ishte marramendëse
Ai tha se nëse do të ulet taksa e naftës do të duhet të rivendoset taksa e biznesit të vogël me 20% TVSH, siç ka qenë më përpara, dhe do të vendoset taksa mbi fitimin 10%.
“Nëse ne do të ulnim edhe taksat e naftës me çfarë do t’i financonim këto nevoja? Ka dhe një mënyrë tjetër të rrisim taksën e biznesit të vogël dhe t’ia vëmë 20% TVSH siç e kishte, përpara sesa ne të vinim, me këtë masë të re. Apo t’ia bëjmë 10 % taksën mbi fitimi? Apo dhe ata që kanë rrogat t’ja u vëmë 10% siç e kishim, patjetër që kompesojmë”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se biznesit të madh ne ja kemi rritur taksat, se e kishin njësoj si të tjerët, ja kemi bërë 15%. Por, ne nuk mund të rrisim çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës. Nëse e bëjmë këtë goditja do të ishte marramendëse.
-
VIDEO
Qeveria mbron biznesin e vogël, Rama sjell shembullin: I kemi paguar subjektit 33 mijë lekë, duhet të paguante faturën e energjisë me 53 mijë lekë, por dha vetëm 20
Kryeministri Edi Rama ka marrë për shembull një faturë energjie të një biznesi të vogël prej 20 mijë lekësh. Ai tha se çmimi real i saj është 53 mijë lekë, por është shteti ai që e paguan diferencën mes dy shifrave në mënyrë që mos të rëndohet ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të kizës.
“Dyqani i vogël 20 mijë lekë, ndërkohë që realja është 53 mijë lekë, është dyqan shumë i vogël. I hiqet këtij personi mbi një faturë energjie me 53 mijë lekë? Ajo as nuk ka Mercedes, as Audi. Nëse merr autobusin urban për të shkuar në varreza i vihet asaj 2-fish? Është rritur nafta dhe për autobusët, por atë pjesë do e paguajmë ne. Kësaj zonjës këtu do ia paguajmë ne edhe këtë 33 mijë lekëshin e faturës së energjisë edhe autobusin. Kësaj zonjës këtu ne do t’i japim dhe paratë në dorë 30 mijë lekëshin në dorë, që atë çmimin e rritur të produkteve të shportës të mos e ndjej ta ketë mbi të ardhurat e veta dhe mos ta ndjej. Dhe si kësaj do t’i japim edhe mbi gjysmë milioni shqiptarë, dhe asnjë prej të cilëve nuk ka Audi.”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama: Heqjen e taksës së karburantit e duan foltoret e fallxhoret që morën në qafë popullin për të falimentuar vendin
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Sali Berishë se po nxit protesta mbi fakte të paqena dhe se do të marrë sërish më qafë popullin siç e bëri në kohën kur udhëhiqte me firmat piramidale.
“Me një faturë me çmimin real të energjisë 95 mijë njerëz ne i nxjerrim në rrugë. Për çfarë, për të hequr taksën e karburantit? Për ata që shkojnë e ulërinë dhe nxjerrin fakte të paqena në protestë dhe i shtynë për të shtunën për të lejuar foltoret dhe fallaxhoret të organizohen dhe të furnizoheshin me naftë. Jo 100 veta si mbrëmë por 100 mijë veta të vijnë nuk hiqet taksa e karburantit. Jo se nuk dua unë, por nuk është e mundshme. Ai që i bën këto ai nuk është udhëheqës i popullit të vet, por është nga ata udhëheqës që marrin në qafë popullin e tyre dhe ata që e kanë marrë më qafë popullin me gropat e Sudes e kemi ende gjallë mes nesh”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Ndaluam që furtuna e rritjes së energjisë të prek familjarët dhe biznesin e vogël, por s’do të thotë se kjo furtuna nuk ekziston
Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë nga Durrësi se problemi më i madh për qytetarët do të ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike, ku tha se shteti po mbulon për familjarët dhe biznesin e vogël rritjen e çmendur të energjisë.
“Sapo ne dalim në fillim të javës së shkuar dhe themi se brenda javës do japim skenarët e zgjidhjeve çohen menjëherë lajmërojnë protesta dhe thonë po na iku edhe kësaj radhe nuk e kapim më. Ata pra që bien viktimë e këtyre njerëzve, aq sa i mirëkuptoj, aq u them se duhet të jeni të hapur për të dëgjuar faktet. Nuk duhet tu flas inati dhe emocioni. Deri dje e kishim naftën më të lartë për arsye që i kemi shpjeguar, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Po të shikoni grafikun e rritjes së çmimit është komplet i përputhur. Ajo që ndodh me vendet më të mëdha çmimi ka shkuar edhe më shumë nga se e kishim ne në fillim. Sot problemi që kanë kompanitë është a do të kemi mundësi të sigurojmë prodhimin. Ndërkohë që nafta është një element goditës për të gjithë, problem është edhe energjia dhe ky është një problem për të gjithë. Ndaluam qe furtuna e rritjes së energjisë të prek familjarët dhe biznesin e vogël, por kjo nuk do të thotë se furtuna nuk ekziston. Nëse do të ulnim edhe taksat e naftës do të shkonim në falimentim menjëherë, me çfarë do i financonim këto nevoja?”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama me biznesin e vogël në Durrës: Ata që po përpiqen të bëjnë protesta e dinë se krizën e solli lufta dhe kjo e bën turpin e tyre më të madh
Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së kësaj të mërkure ka prezantuar pikat e Paketës së Rezistencës Sociale me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, duke theksuar sërish faktin se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj dhe i ka taksat zero.
-
VIDEO
Bie me 8 lekë çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri më 21 mars, dje ishte 211 lekë! Edhe benzina më e lirë, 206 lekë për litër
Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri në datë 21 mars. Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Rama në Facebook. Çmimi i naftës është ulur me 8 lekë për 5 ditët e ardhshme nga një vendim i Bordit të Administrimit të Karburantit. Ditën e djeshme çmimi ka qenë 211 Lekë për litër
-
VIDEO
Rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
-
VIDEO
Lufta ndaj krimit të organizuar, Kraja: Në 2021 sekuestruam 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit, konfiskuam 4 hotele! Me këto fonde ngritëm laborator ekspertize për SPAK
Gjatë 2021 përmes ligjit antimafia dhe me kërkesë të SPAK janë dhënë 14 vendimet sekuestrimi, janë konfiskuar 4 hotele, trojet e të cilave i janë kthyer shtetit dhe janë sekuestruar mbi 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit. Këtë e bëri të ditur kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili tha se lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet i institucionit të tij dhe BKH-së.
Gjatë konferencës për "Iniciativa rajonale kundër korrupsionit", Kraja tha se me paratë e konfiskuar krimit është ngritur një laborator ekspertize tepër funksionale e të vlefshëm për SPAK.