-
VIDEO
Vrasja e Klodian Rashës, dënohet me 18 vite burg Nevaldo Hajdaraj
Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajan, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg
-
VIDEO
Ukrainë-Rusi, palët drejt paqes? Ndikimi rus gjatë protestave në Tiranë
- Pas luftës në Ukrainë, asgjë nuk do të jetë njësoj dhe ky është emëruesi i përbashkët i të gjithë analistëve të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Analisti Ben Andoni, thotë se është momenti që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen, pasi sipas tij Prishtina zyrtare tani është përpara një vështirësie të madhe dhe për këtë jep disa fakte.
-
VIDEO
SPAK në 2021 konfiskoi 4 hotele, 41 raste në proces! Vrasjet e muajit janar 2022 njëjtë me një vit më parë, ulen plagosjet e shtohen armëmbajtësit
Gjatë 2021 përmes ligjit antimafia dhe me kërkesë të SPAK janë dhënë 14 vendime sekuestrimi, janë konfiskuar 4 hotele, trojet e të cilave i janë kthyer shtetit dhe janë sekuestruar mbi 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit.
-
VIDEO
Qytetari proteston i vetëm në Gjirokastër, i drejtohet sheshit bosh: Kush të dëshirojë lë të marrë fjalën
Një qytetar ka dalë që të protestojë i vetëm në Gjirokastër, kundër rritjes së çmimeve. I veshur me bluzën me simbole kombëtare, ai fton të tjerë protestues të pakënaqur që të marrin fjalën, por sheshi është bosh, duke mos ju bashkuar thirrjes së të riut. Madje ai paralajmëron se do të vijojë të protestojë, edhe sikur të mbetet i vetëm, çdo ditë. Megjithëse është i vetëm...
-
VIDEO
Tiranë, zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Qesarakë, arrestohet 32-vjeçari! Tentoi t’i largohet policisë nga ballkoni
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranë në Qesarakë, pasi kishte përshtatur një apartament për kultivim kanabisi. I riu kishte marrë një apartament me qira, ndërsa kur ka parë policinë ka tentuar që largohet duke ikur nga ballkoni. Operacioni u krye në bashkëpunim me OSHEE
-
VIDEO
Importonte dhe tregtonte lëngje frutash të skaduara, arrestohet pronari i një subjekti në Shkodër
Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se tregtonte lëngje frutash të skaduara.
-
VIDEO
Arrestohet për trafik droge në Itali këngëtarja Elsa Lila, llogaritare e grupit kriminal! Në pranga edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi! Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 13 urdhër arreste
Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë, ndërkohë që 9 urdhër arreste janë ekzekutuar.
-
VIDEO
Rritja e naftës/ Të hidhet dritë mbi zinxhirin e vlerave.Flet eksperti Preçi
-
VIDEO
Mungesa e krahut të punës kthen vëmendjen tek arsimi profesional! 11 nxënës nga Lezha fitojnë çmime në konkursin gastronomik
Në kohen kur sektori privat ndodhet në krize për punonjës të kualifikuar, sytë janë kthyer tek arsimi profesional. Në këto kushte interesi i të rinjve për shkollën profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë, ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit. Dega më e kërkuar mbetet hoteleri-turizmi, ku nxënësit e kësaj shkolle po arrijnë mjaft sukses. Së fundmi 11 nxënës u vlerësuan me çmime në një konkurs kombëtar gastronomie të zhvilluar në Tiranë, ndërsa qëllimi i shkollës profesionale është që të përgatisë staf për bizneset e rajonit të Lezhës.
-
VIDEO
Masakruan mikun e tyre teksa pinin në lokal, Gjykata dënon me nga 18 vite burg dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sanxhaktari dhe Adriano Hajdarin
Me 18 vite burg është dënuar sot nga Gjykata e Elbasanit, Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020. Po 18 vite burg është dhënë edhe për shokun e tij, Adriano Hajdari. Për të dy është vendosur që të vuajnë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë Lirim me kusht.
Për të akuzuarit e tjerë: Amadeus Lamcja akuzuar për Moskallëzim krimi, Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u mor vendimi për 5 vjet burgim, ndërsa po 5 vite u dënua Mehmet Muça, akuzuar për Moskallëzim krimi dhe Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 5 vjet burgim.
-
VIDEO
Eksperti në Report TV: Në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por kolaps menaxhimi! Na mungojnë rezervat, ndaj detyrohemi të importojmë duke marrë kredi
Eksperti i energjisë, Eduart Elezi tha në Report Tv se në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por bën keqmenaxhim të sektorit duke e çuar në kolaps.
Ai tha se konsumi i të gjithë abonentëve të tarifuar në vend për një vit është afërsisht 5.5 terravat, ndërsa në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 9 terravat, duke sqaruar se pjesa tjetër është shitur në treg me çmim shumë të lirë.
-
VIDEO
Manja: Janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone! Kanë kryer inspektime apo akte konstatimi fiktive
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se i janë propozuar Ministrisë së Arsimit 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan. Manja bëri me dije se nga një hetim janë konstatuar një sërë shkeljes prej tyre si inspektime fiktive, por edhe akte konstatimi fiktive
"Janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë institucionet qendrore dhe vendore, duke filluar me drejtorinë arsimit parauniversitar ku nga një hetim lidhur me zbatimin e detyrave funksionale, kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive, por dhe akte konstatimi fiktive. Janë propozuar fillimi i hetimit disiplinore Ministrisë së Arsimit për një sërë zyrtarësh në zyrat vendore të arsimit në Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat dhe Elbasan. Është në vlerësimin e Ministrisë së Arsimit të bëjë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët që kemi kërkuar fillimin ecurisë disiplinore", tha Manja.