• VIDEO

    Rritja e çmimeve, protestë para kryeministrisë në Tiranë! Në Durrës bllokohen akset rrugore, protestuesit drejt autostradës, thyejnë kordonin e policisë! Shoqërohen disa persona

    Një zëri, ‘Ulni taksat’, ‘taksoni oligarkët’ qytetarët janë mbledhur sërish në protestë për shkak të rritjes së çmimeve. Ndërkohë, protestat kanë nisur edhe në Lezhë, Durrës e Berat.

    • VIDEO

      Nis protesta në Lezhë kundër rritjes së çmimeve, qytetarët bllokojnë aksin Lezhë-Shkodër

      Nis protesta kundër rritjes së çmimeve në Zadrimë të Lezhës. Banorët bllokojnë aksin Lezhë-Shkodër.

      •  
    • VIDEO

      Çmimi stratosferik i naftës, qytetarët e Beratit në protestë: Jemi këtu pa dallime politike! Nëse nuk plotësojnë kërkesa tona, do të nisemi drejt Tiranës

      Sot është dita e tretë që qytetet e Shqipërisë, ashtu edhe si në Berat po zhvillohen protestat për rritjen e çmimit të naftës.

      Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë tha se çmimet janë stratosferike dhe se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen

      "Nuk kemi parë ndonjë të mirë nga ndonjë krah, nuk do të ishim vendi më i varfër në Europë. Kemi qëllim shoqëror, bashkohemi pa dallim politike. Qëllimi i protestës është rritja ekstreme e çmimit të naftës. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrave, qeverisë të ulin çmimin. Nëse nuk i plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi në protestën e madhe në Tiranë.", tha një qytetar.

    • VIDEO

      Nis protesta edhe në Durrës, qytetarët bllokojnë akset rrugore

      Protesta kundër rritjes së çmimeve ka nisur edhe në qytetin e Durrësit. Qytetarët kanë bllokuar rrugën në qytet.

      •  
    • VIDEO

      Studentja në protestë, kërkon rikthim të shtetëzimit të naftës si në vendet e lindjes: Nuk mund t'i lihet në dorë 5 oligarkëve

      Albina Ruko, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale që iu bashkua sot protestës kundër rritjes së çmimit të naftës, ka kërkuar shtetëzim të prodhimit të naftës. Për Report Tv, Ruko tha se ajo nuk mund t'i lihet në dorë '5 oligarkëve', duke kërkuar që në vend të krijohet një situatë si në Kinë, Iran e vendet e Lindjes së Mesme.

      "Ne kërkojmë uljen e çmimeve, jemi në krizë ekonomike dhe qeveria duhet të marrë masa për t'i lehtësuar barrën qytetarëve dhe studentëve sidomos. Ne e kemi pritur një farë rritje të çmimeve, por kjo që po ndodh është ekstreme, janë çmime abuzive, nëse marrim çmimin e naftës dihet që nuk e  merr sot për nesër, ke rezervë nafte dhe çmimi duhet të ngelet i pandryshueshëm, nuk mund ta rrisësh tre herë më shumë. Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Shteti ynë duhet të ketë rezerva nafte, duhet t'i shtetëzojë ato dhe t'i marrë në kontroll jo tja japi atyre 5 oligarkëve. Rezerva kemi, por ato i shfrytëzon tjetërkush", tha ajo.

      •  
    • VIDEO

      Tensione në protestën në Korçë, deputeti Edmond Spaho përplaset me policinë

      Mes protestave të Korçë është edhe deputeti Edmond Spaho, i cili është përplasur me policinë. teksa ata po tentonin të bllokonin rrugën nuk janë lejuar nga kordoni i policisë ku ka pasur tensione mes Spahos dhe tyre, por edhe me qytetarët.

      •  
    • VIDEO

      Studentët mbërrijnë në sheshin Skënderbej: Ose do jemi studentë ose do jemi punëtor, do i bashkohemi protestës te kryeministria

      Të nisur në këmbë nga universiteti Bujqësor në Kamëz, studentët kanë mbërritur në sheshin Skënderbej. Një studente tha se ata janë të penalizuar në mësim për aq kohë sa detyrohemi të lëmë disa orë për të shkuar në punë.

      "Sot petagogët duhet të jemi me ne. Ne ose do jemi studentë ose do jemi punëtor, po punuam 8 orë domosdoshmërish i kemi anashkaluar disa lëndë. Do i bashkohemi protestës pasdites te Kryeministria", tha ajo

    • VIDEO

      ‘Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve’, studentët e UBT-së ndalojnë para Ministrisë së Arsimit: Në 2018 ishim ngelsa, po tani jemi pabuksa?

      Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, gjatë marshimit të tyre janë ndalur para Ministrisë së Arsimit.

      ‘Megafoni është nga aktivistët e Lëvizjes për Universitetin dhe nuk është nga asnjë parti politike. Ne u ndalëm nga Ministria e Arsimit, jo pa qëllim sepse është fajtore për shkatërrimin e arsimit në tërësi. Na e kanë sjellë lakun në fyt. Në 2018 ishim ngelsa, po tani jemi pabuksa!?’- u shpreh një student.

    • VIDEO

      Qytetarët dhe fermerët në Korçë në protestë kundër rritjes së çmimeve

      Protestojnë qytetarët korçarë për rritjen e çmimit të naftës si edhe produkteve të tjera. Protesta po zhvillohet në rrethrrotullimin e qytetit ndërsa qytetarët po tentojë të bllokojnë rrugën.

      Qytetarëve i janë bashkuar edhe fermerëve të zonës të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës,rritja e shportës ushqimore,rritja e plehrave kimike etj.

      "Ç'punë kemi ne me luftën në Ukrainë. Këta thjeshtë po vjedhin dhe pasurohen", tha një nga protestuesit

      •  
    • VIDEO

      ‘Po shkon drejt një pike që nuk mban më’, studentët e UBT-së në protestë: Po rriten çmimet si përballojmë dot

      Dhjetëra studentë të UBT-së në Tiranë, po marshojnë drejt bashkisë dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkojnë uljen e çmimeve. Studentët pretendojnë se organizimi është krejtësisht spontan dhe se kërkesa kryesore e tyre është ulja e çmimeve, pasi prek jo vetëm ato vetë, por edhe familjet e tyre.

      Në lidhje me luftën në Ukrainë pas sulmit që ka ndërmarrë Rusia prej më shumë se dy javësh, një studentë tha se nuk është e informuar dhe se thjeshtë nuk do rritje çmimesh në vend. Ndërsa një tjetër student u shpreh se ka dijeni për luftën, por rritja e menjëhershme e naftës në vend është krejtësisht abuzive.

      ‘Jemi studentë, nuk jemi të informuar, nuk duam rritje çmimesh! Nuk duam të ketë rritje çmimesh këtu’.- tha një studente.

      ‘Të ulet çmimi i naftës. Jam i informuar. Por le të kërkojnë edhe rezervat që kemi pasur për naftën. Rritja është abuzive dhe asnjë institucion nuk po funksionon. Nuk është vetëm për studentët është për të gjitha familjet tona. Urbanet vijnë shumë rrallë. Po na thonë që ditë pas dite do të rritet bileta. Shpenzimet po rriten dhe po shkon drejt një pike që nuk mban më. Ishte një organizim spontan, dhe nuk e dimë si do të vijojë.’- tha një student.

      ‘Të ulen çmimet. Jemi të gjithë studentët bashkë që po ngremë zërin për të drejtat tona. Një nga kauzat tona është, jo rritja e biletës. Po rrijnë të gjitha çmimet si përballojmë dot. Kemi bojkotuar mësimin dhe kemi marshuar. I bëjmë thirrje gjithë studentëve që të na bashkohen. Do ketë edhe në vijim protesta të tjera, deri sa të arrihen kërkesat tona.’- u shpreh një studente.

    • VIDEO

      Rritja e çmimeve, studentët e Universitetit Bujqësorë marshim drejt ministrisë së Energjisë! Bllokuan për disa minuta nënkalimin te kthesa e Kamzës

      Dhjetëra Studentë të Unversitetit Bujqësor të Tiranë po protestojmë ditën e sotme, kundër rritjes së çmimeve në vend. Studentët po marshojnë drejt bashkisë dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe EnergjisëDhjetëra Studentë të Unversitetit Bujqësor të Tiranës po protestojmë ditën e sotme, kundër rritjes së çmimeve në vend. Studentët po marshojnë drejt bashkisë dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bllokuar për disa minuta nënkalimin te Kthesa e Kamzës, duke lënë në radhë edhe një makinë të forcave Shqiponja.

    • VIDEO

      Meta dekoron mjekun Tritan Kalo: Vlerësim për kontributin gjatë pandemisë

      Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në presidencë për kontributin e tij gjatë periudhës së pandemisë mjekun e njohur Tritan Kalo.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv