• VIDEO

    Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Taksistëve proteston para kryeministrisë: Populli s’ka bukë të hajë, këto na tregojnë makinat elektrike

    Shoqata e Taksistëve në vendin tonë po proteston para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës. Taksistët kërkojnë që të hiqet akciza për karburantit, ndërsa theksojnë se tarifat e tyre të shërbimeve mbeten të njëjta.

    ‘Kjo është një protestë paqësore, dhe kërkojmë të drejtat tona që nga viti 2009. Bashkia ka ca oligarkë me ca kompani fantazma. Prej pardje deri më sot taksisë i duhen 10 mijë lekë më shumë. Taksistët janë në zgripin e fundit. Paguajmë shumë taksa. Taksisti nuk faturon çmimin kemi taksimetër, zbatojnë taksimetër dhe janë totalisht të djegur. Përveç trafikut na u shtua edhe nafta. Shkresat që kemi çuar, kanë mbetur në vesh të shurdhër. Do të protestojmë në të gjithë vendin.  

  • VIDEO

    Durrës, mashtronin të huaj përmes Call Center, në pranga 36-vjeçari, nën hetim 3 të tjerë

    Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, i akuzuar se mashtronte shtetas të huaj përmes Call Center, duke marrë shuma të mëdha parash.

    Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe 3 persona të tjerë.

  • VIDEO

    Protestat për rritjen e çmimeve në të gjithë vendin, 30 të arrestuar, 95 nën hetim, 15 në kërkim

    Në protestat e zhvilluara ditën e djeshme në të gjithë vendin janë arrestuar 30 persona, janë në hetim 95 qytetarë dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë. Ata akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve

  • VIDEO

    Rama: Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do të angazhohet për të krijuar rezervën shtetërore të naftës

    Kryeministri Edi Rama tha se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të angazhohet për të krijuar rezervën shtetërore të naftës duke përdorur Albpertol për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija.

    Ne si qeveri ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës sot të angazhohet për të krijuar rezervën e vet të naftës duke përdorur Albpertol për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija. Ne do të jemi 100% në dispozicion për ndihmë nëse do të shohim se problematika e furnizimit do të agravohet dhe ju do të jeni 100% në dispozicion jo për të na ndihmuar, por për të qenë në lartësinë e kësaj sfide. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, mungojnë bombat, por po vuajmë pasoja. Kemi marrë përsipër që asnjë lloj llogarie racionale nuk e pranon të paguajë 80% të çmimit të energjisë.

  • VIDEO

    Rritja e çmimeve, studentët e Korçës bojkotojnë mësimin dhe marshojnë në rrugët e qytetit: Bashkohuni me ne mos rrini në kafene

    Dhjetëra studentë të qytetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

    ‘Po protestojmë për gjithçka! Qeverisë i thyhet zemra për Ukrainën, por për Shqipërinë dot i thyhet ndonjëherë.’- u shpreh një protestues.

  • VIDEO

    Rama: Do bëjmë transparencë çmimi çdo ditë! U takuam me princin e Arabisë Saudite për të mbajtur lidhjet për furnizimin me naftë

    Kryeministri Edi Rama tha se do të bëjë transparencë çmimin dhe rezervën faktike çdo ditë  për naftën dhe energjinë për qytetarët. Rama tha se për të mbajtur furnizmin me naftë në vend u takua edhe para pak ditësh me princin e Kurorës së Arabisë Saudite

    "Unë kërkoj solidaritetin dhe angazhimit tuaj me hir, ndërsa ligji do e bëjë këtë me pahir. Ju e dini më mirë se unë që çështja themelore që ne kemi dhe ajo që na kërcënon më shumë nuk është çmimi, qoftë edhe ky i çmenduri që ishte para dy ditëve, por është edhe mungesa e produktit. Gjithë kjo përpjekje për imponim që po bëhet mund të sjellë edhe në pikën që nuk ka naftë dhe energji, sepse  sot problemi ynë kur dalim në treg për shkak të thatësirës nuk është  thjeshtë se çmimi është çmenduri, 555 euro, por çështja është se nuk e  gjen produktin. Përveç pjesës së transparencës së çmimit ne nuk do të administrojmë bashkë më ju që të imponojmë çmime arbitrarisht pasi çon në falimentim, por do të bëjmë transparencën e çmimit të përditshme që njerëzit të shohin çmimin dhe rezervën faktike që duhet të jetë e garantuar. Kjo ishte dhe arsyeja  pse u takuam me Princin e  kurorës së Arabisë Saudite  ishte për ti dhënë një mundësi dhe mbajtur lidhjet për furnizimin me naftë", tha Rama.

  • VIDEO

    Rama-furnizuesve të naftës: Për 24 orë akt normativ, qeveria do hy në administrimin e furnizimit! Kush vendos çmim të pamiratuar, humb pikën e karburantit

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda 24 orëve do të dalin me një akt normativ për t'i dhënë mundësi qeverisë të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë, bashkë me furnizuesit. Rama tha se kjo do bëhet përmes Bordit Kombëtar të furnizimit me naftë dhe se kushdo që vendos çmime të pamiratuara, do humbasë pikën e karburantit.

     
  • VIDEO

    Çmimi i naftës, kush janë anëtarët e bordit të administrimit të karburantëve të qeverisë që do të ulen në tryezë furnizuesit e naftës

    Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se do të dalin me një akt normativ për t'i dhënë mundësi qeverisë të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë, bashkë me furnizuesit, ndërsa ka zbuluar edhe se kush do të jenë anëtarët e bordit të administrimit të karburantëve.

    ‘Pjesë e bordit do të jenë, përfaqësuesit e qeverisë, ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Enton Duro, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësuesit tuaj. Do të përcaktojnë çmimet, dhe nuk do të ketë asnjë çmim të përcaktuar që nuk e ka miratuar bordi dhe kush vendos një çmim më të lartë do të humbisni pikën e karburantit.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Me këtë çmim të energjisë deri në fund të vitit na duhet 640 mln dollarë për të mbrojtur familjet dhe biznesin e vogël

    Kryeministri Edi Rama tha se kriza më e madhe është ajo energjetike që po cilësohet si pandemia e re. Ai tha se qeveria ka vendosur që nga rritja e çmimit të energjisë të mos preket familjet dhe biznesi i vogël dhe për këtë deri në fund të vitit i duhen 640 mln dollarë.

    " Po të mos ishte lufta ky takim nuk është as detyra dhe as përgjegjësia e qeverisë në një sistem demokratik ku me kushtetutë është sanksionuar liria e tregut dhe të ndërhyjë në çështjen e çmimeve. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë dhe me faturën e çmimit të naftës dhe me ndikimin në të gjitha çmimet, ky është fakt. Rritja e çmimeve filloi të jepte shenjat e para në gjysmën e dytë të vitit të shkuar në të gjithë botën si rezultat i një ringritje të fuqishme ekonomike pas pandemisë dhe për rrjedhojë si rezultat i një kërkese shumë të rritur se oferta. Disa muaj më parë u shfaqën edhe simptomat e para të krizës energjetike, normal ata që janë m të zëshëm në këtë shoqëri protestojnë për naftën, por më e rënda është kriza e energjisë, e cila po konsiderohet si pandemia e re. Nëse vjet ishte 52 euro për megavat/orë, në 520 euro për megavat/orë në treg nga ku jemi të detyruar do të importojmë, ne do ta na duhen 640 mln dollarë ekstra  deri në fund të vitit, që është një eurobond për të mbrojtur familjarët dhe biznesin e vogël. Këtë po bën kjo qeveri. Është për të qarë kur kjo merret si diçka që është e mirëqenë. Ne do preknim pensionistët, fermerët, ata me ndihmë ekonomike, qindra e mijëra njerëz dhe motorin e vetëpunëisimit, biznesin e vogël. Këta ne nuk i prekim për asnjë çmim. nëse çmimi i energjisë do kthehet aty ku ishte para luftës na duhen 290 milionë ekstra", tha Rama.

  • VIDEO

    Shkodranët i drejtohen Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant, mbushin bidonat plot me naftë

    Rritja e menjëhershme e çmimit të karburantit në vend ka nxitur qytetarët e Shkodrës që të shkojnë në shtetin fqinj në Malin e Zi për të mbushur karburant. Çmimi 1.4 euro për litër ka bërë që dy ditët e fundit të ketë një dyndje të automjeteve në radhë drejt Malit të Zi, të cilët siç shihet nga video kanë mbushur bidonat me naftë.

    •  
  • VIDEO

    Rama takim me furnizuesit e naftës: Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e qeverisë! Nesër kuadri i detyrimeve që do jenë të vlefshme për 2 muaj

    Rama shkruan se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit dhe se për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

  • VIDEO

    Protesta në Lushnjë, momenti kur fermerët çajnë kordonin policor dhe ulen këmbkryq në mes të rrugës

    Këto janë pamjet që vijnë nga protesta e fermerëve në Lushnjë, të cilët po protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe të ushqimeve, teksa përplasen me policinë. Fermerët kanë çarë kordonin e policisë dhe më pas janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv