-
VIDEO
Rritja e çmimeve të karburantit e ushqimeve, fermerët bllokojnë rrugën te Rrethi i Shoferit në Lushnjë! Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën
Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore, ka nxjerrë në protestë dhjetëra banorë në disa qytete të vendit. Mëngjesin e sotëm dhjetëra fermerë në qytetin e Lushnjës kanë dalë që të protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit, ndërsa në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën. Fermerët madje janë përplasur me efektivët e policisë, dhe kanë çfarë kordonin policor në mënyrë që të bllokojnë rrugën.
-
VIDEO
Kriza energjitike, shpërthejnë protestat dhe Basha pranon humbjen
Nga Shkodra në Sarandë, qytetarët u bashkuan njëzëri duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Protesta nisën në orën 17:00, ndërsa qëndresa më e gjatë ishte në Tiranë, ku protestuesit qëndruan në rrugë prej 3 orësh.
-
VIDEO
Protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, shoqërohen disa protestues
Policia ka nisur me shoqërimet e disa prej protestuesve në Tiranë që ngritën sot kundër rritjes së çmimeve. Nuk dihet ende sa është numri total i protestuesve të shoqëruar.
-
VIDEO
Protestuesit ulen në mes të rrugës në ish-Bllok, Forcat Shqiponja i largojnë! Qytetarët zhvendosin koshat e mbeturinave në mes të rrugës
Protestuesit kanë bllokuar rrugën në zonë e ish-Bllokut, teksa protestuesit janë ulur në rrugë. Policia i zhvendos nga rruga. Ndërkohë protestuesit kanë zhvendosur koshat e mbeturinave në mes të rrugës.
-
VIDEO
Protestë për rritjen e çmimit, qytetarët në Lushnjë bllokojnë qarkullimin
Protestat për rritjen e çmimit të naftës janë shtrirë në gjithë vendit. Qytetarët në Lushnjë kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar qarkullimin në rrethrrotullimin e Plukut.
-
VIDEO
Super aksioni i SPAK që goditi 5 grupe kriminale, Policia e Shtetit: 35 masa arresti të ekzekutuara! Si u zbulua aktiviteti kriminal i shtrirë në 5 qytete gjatë 3 viteve hetime
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me superoperacionin e SPAK që goditi 5 grupe kriminale.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit
Finalizohet pas një hetimi 3-vjeçar, operacioni policor i koduar “FIVE”.
Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut.
Të angazhuara në operacion, Drejtoria Hetimore, RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës.
Goditen 5 grupe të strukturuara kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve.
Ekzekutohen masat e sigurisë për 35 shtetas.
Gjatë periudhës 3-vjeçare të hetimit janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi.
Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencitë e Zbatimit të Ligjit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2019, kanë finalizuar operacionin “FIVE”.
Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.
Pas provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Forcat policore të përfshira në operacion kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
D. D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç;
F. M., 54 vjeç (punonjë policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
E. U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale.
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.
Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi F. M., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe shtetasi A. L., me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Operacioni vijon për kapjen e personave në kërkim.
Materialet i kaluan Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.
në përditësim...
-
VIDEO
Anëtari i fisit të Bajrave mori 3 plumba në trup, pista kryesore hakmarrja
38-vjeçari Admir Bajri ka rënë pre e një atentati me armë zjarri një natë më parë në lagjen Dobrac të qytetit të Shkodrës. Ngjarja e rëndë e regjistruar rreth orës 19: 30 të se mërkurës ka vënë në lëvizje forcat e policisë së Shkodrës ndërkohë që i plagosuri ndodhet ne spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Inceneratorët, Ahmetaj: Deri në 2013 Shqipëria ishte një mal plehrash! Shuma e paguar nga shteti ka qenë vetëm 55 mln euro! Koncesioni i Tiranës nuk ka marrë mbështetje buxhetore
Në Kuvend po diskutohet për raportin e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku foli edhe ministri Arben Ahmetaj. Ahmetaj tha se deri në 2013 Shqipëria ishte një mal plehrash. Sipas Ahmetajt, shuma e paguar nga shteti ka qenë vetëm 55 mln euro, ndërsa për Tiranën nuk ka marrë mbështetje buxhetore.
'Shqipëria në 2013 ishte katandisur në mal plehrash. Kjo mazhoranca e sotme nisni një pastrim të territorit të ambientit që nuk ka përfunduar akoma. Impiantet janë aty dhe vazhdojnë të punojnë. E pavërteta më e madhe, shifra se janë vjedhur 430 mln euro. Shuma e paguar nga buxheti i shtetit është 55 mln euro, e faktuar nga ato që kanë dalë nga thesari i shtetit. Koncesioni i Tiranës nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore. Qeveria ka bërë transferta në mbështetje të bashkisë së Tiranës për menaxhimin e mbetjeve. Ju kuptoj kur godisni politikisht, prisnit të shkrihej mazhoranca, por nuk ndodhi. Unë mezi prisja atë komision që të thotë të vërtetën siç është.'- u shpreh Ahmetaj
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Virion në Berat, digjen 4 ha me dru frutore! Terreni i vështirë, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pllajën e mbjellë me dru frutor në zonën malore të fshatit Virion. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke djegur deri tani 4 ha me dru frutore, ndërkohë që terreni i vështire malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë.
-
VIDEO
Rritja e çmimit, protestë në disa qytete të vendit, qytetarët: Po vuajmë për kafshatën e bukës, të ngrihen pagat
Rritja e çmimit të naftës si dhe produkteve të ushqimeve bazë në vend, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka ngritur në protestë dhjetëra qytetarë në disa qytete të vendit
-
VIDEO
Forcat zjarrfikëse në protestë para Kuvendit: Duam rishikim të kushteve të punës dhe pajisje të reja! Zjarrfikësi me 25 vite punë paguhet 55 mijë lekë
Forcat zjarrfikëse po protestojnë mesditën e sotme para Kuvendit, ku kanë kërkuar rishikim të kushteve të punës si dhe pajisje të reja.
‘I bëj thirrje kryetarëve të bashkisë që të shikojnë sektorin e zjarrfikëse nuk kanë kushtet e punës. Nuk kemi pajisje, nuk i duam për vetë por i duam për njerëzit, se i kanë me taksat e tyre. duam kushtet e punës dhe të shtohen pajisjet. Ka shumë kohë që nuk na trajtojnë në mënyrë të njëjtë. Është një ministria e Brendshme që është përgjegjëse për institucionin tonë. Maksimumi 55 mijë lekë merr zjarrfikësi me 25 vite punë, ndërsa rroga fillestare është 36 mijë lekë. Të zbatohet ligji!’- u shpreh kreu i Sindikatës Bledar Bajrami.
-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet në Tiranë ‘skifteri’ shqiptar, pritet të ekstradohet drejt Italisë
Admir Haci (Ruçi) i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje është vënë në pranga nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovës/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 9 muaj e 13 ditë burg, për veprat penale "Vjedhja", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Vjedhje me armë", e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.