• VIDEO

    Sherr me sende të forta në Elbasan, përfundojnë në kirurgji 2 persona

    ELBASAN- Një sherr me sende të forta është zhvilluar gjatë paradites së sotme në lagjen 5 maj në Elbasan.

    Të plagosur nga ky sherr kanë mbetur dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin kirurgjik për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

  • VIDEO

    Pas Erion Veliajt, PD padit kryebashkiaken Emirjana Sako në SPAK: Çoi Durrësin në katastrofë mjedisore

    Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një padi për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Sipas PD-së, Sako refuzoi të përgjigjej në komision Hetimor për inceneratorët.

    Në një dalje publike për mediat, deputetja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se Sako nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit, duke u larguar nga mbledhja ku ishte thirrur për të dëshmuar. Sipas PD-së, Sako e çoi Durrësin në katastrofe mjedisore, duke favorizuar sipas tyre inceneratorin.

  • VIDEO

    Ish-shefi i shtabit të FA në Report TV: Sulmi rus ka kaluar në fazën e dytë, Putin nuk po kursehet! Shqiptarët që s’janë trajnuar, të mos bashkohen në luftën e përgjakshme

    Ish- shefi i shtabit të Forcave të Armatosura dhe deputeti socialist Bardhyl Kollçaku tha në Report Tv se kjo është faza e dytë e sulmit rus ndaj Ukrainës dhe se duke parë rezistencën e tyre nuk po kursen asgjë! Sipas tij ditët në vijim do të jenë edhe më të vështira, duke sjell dëme katastrofale.

    “Tani kemi hyrë në fazën e dytë të luftimeve, ushtria ruse po hedh në veprim të gjithë arsenalin e saj, nuk po kursen asgjë, madje edhe raketat që janë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës. Sot në Kharvik pamë një masakër. Nga pjesa ruse ka kaluar në fazën e dytë të përshkallëzimit. Nëse në fillim kujdeseshin të mos vrisnin civil, por tani që shohin rezistencën e ukrainasve po veprojnë. Në ditët në vazhdim mendoj që do të kenë përshkallëzim dhe dëme të pamenduara ndonjëherë.”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Lufta dhe ndikimi në ekonominë tonë, Preçi: I tërthortë! Rritja e çmimeve abuzim, bizneset me rezerva për 90 ditë! Qeveria të orientojë qytetarët drejt prodhimit vendas

    Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi tha në Report Tv se sulmi rus në Ukrainë, ka ndikim të tërthortë në ekonominë, individët dhe bizneset shqiptare deri në këto momente. Ai shtoi se bizneset në këto raste abuzojnë për t’u pasuruar, ndërsa konsumatorët janë ata që varfërohen si pasojë e rritjes së çmimeve.

    “Ndikimi deri tani është i tërthortë që lidhet me individin dhe biznesit në tërësi. Gjatë krizave të tilla forcohet tendenca që individi t’i përdorë me shtrëngesa lekët dhe nuk bën investime të mëdha. Shqipëria dhe vendet si ne të përgatiten të vënë në provë sistemin e tyre, për të parë sesi mund të reagohet, Shoh tendenca për të anashkaluar detyrime ligjore dhe bizneset në kohë krizash pasurohen, konsumatori varfërohet.”, tha ai.

  • VIDEO

    Pas sanksioneve ndaj Rusisë, mbërrin në Durrës anija e 'fundit' ruse me 3030 tonë grurë

    Pak orë para se vetë ministra e Jashtme të bënte publike sanksionet kishte mbërritur edhe anija e fundit me grurë nga Rusia drejt Shqipërisë. Në bordin e anijes ndodheshin 3030 tonë grurë, të cilat janë në proces shkarkimi, ndërsa kjo ngarkesë nga Rusia duket se do të jetë e fundit.

  • VIDEO

    Lufta në Ukrainë, rritet çmimi i miellit me shumicë në Vlorë, një kuintal shkon 7 mijë lekë, tregtarët: E marrim më shtrenjtë nga fabrika

    Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka nxitur rritjen abuzive të çmimit të miellit në vend. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit rritja është bërë me 4 lekë për kg. Aktualisht një kuintal miell kushton 65 lekë për kuintal, nga 61 lekë që kushtonte më parë, ndërsa te kosumatori final shitet 70 lekë kuintali.

  • VIDEO

    Moti i keq, dëbora bllokon rrugën e Arbrit!

    Moti i keq, me reshje të dendura dëbore e erë të fortë, ka përfshirë vendin, ndërsa në veri dhe juglindje dëbora ka arritur në disa centimetra trashësi. Për pasojë, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

    Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass.

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 1 MARS/ Ulje temperaturash

    Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të sjellin në vendin tonë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore. Por herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

  • VIDEO

    Rindërtimi dhe rikualifikimi urban, sot 12 banesa do shemben te '5 Maji', mes të cilave edhe një pallat 5-katësh

    12 banesa mes të cilëve edhe një pallat 5-katësh do të prishën sot në zonën e "5 majit" në Tiranë në kuadër të procesit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban të kryeqytetit.

    Ndryshe nga shembjet e tjera banorët nuk kanë shfaqur rezistencë dhe i kanë liruar vetë banesat, ndërsa ndiqnin procesin e shembjes së tyre.

  • VIDEO

    Kruja zgjohet nën temperaturat e ulëta dhe erën e fortë, petku i bardhë mbulon qytetin turistik

    Kruja si një pjesë e madhe e Shqipërisë është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ethet e temperaturave të ulëta dhe dëborës.

    Reshjet e dëborës filluan gjatë orëve të para të mëngjesit, duke bërë që petku i bardhë i saj të mbulojë çatitë e qytetit turistik të Krujës.

    Deri në këto momente niveli i dëborës është pak centimetra, por temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe era e fortë fryn e vështirëson lëvizjen në këmbë nëpër qytet.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 1 Mars 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Putini si Millosheviçi drejt Gjykatës së Hagës për krime lufte te Ukraina krismat në Tiranë e deri tek Duka dorëzohet e shtyn zgjedhjet në FSHF.

  • VIDEO

    Tymi i inceneratorëve dhe bota pas luftës

    Kryemadhi tha se me qëllim iu vu veto LSI-së nga ana e 'Partisë së Bravës' , siç cilëson ajo PD-në me gjuhën e Berishës, ndërsa shton se shton se ato kishin frikë nga dokumentet që dispononte LSI. Nga ana tjetër, Kryemadhi vlerëson qëndrimin e deputetit të Berishës, Beind Këlliçit, në Komisionin Hetimor ku tha se ai bëri pyetjet më të sakta

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv