-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 28 shkurt 2022 / Temperatura nga -3°C deri në 15°C
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verlindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
-
VIDEO
Invalide prej 10 vitesh e me plagë në shpinë, por 50-vjeçares në Tropojë i heqin pensionin e invaliditetit: Jam pa ilaçe!
50-vjeçarja nga Tropoja Flutura Madani për shkak të një aksidenti rrugor ka mbetur invalide. Ajo është trajtuar për disa vite me pension invaliditeti por prej 6 muajsh e kanë hequr nga skema e KMCAP -it. Ajo kërkon ndihmë pasi nuk blen dot as ilaçet.
-
VIDEO
Dimal, 150 banorë të Sheqit pa shërbim mjekësor! Banorët udhëtojnë mbi 20 kilometra për të kryer një vizitë mjekësore
Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit ka degraduar, ndërsa banorët udhëtojnë mbi 20 kilometra për të kryer një vizitë mjekësore apo injeksione. Mungesa e këtij shërbimi jetik si dhe infrastruktura është një problem shqetësues për 150 banorët e kësaj zone.
-
VIDEO
Not në dimër, ish-futbollisti Tajari sfidon të ftohtin
Në mot me diell apo me shi, Kastriot Tajari është gjithmonë pranë bregdetit. E gjejmë 64-vjeçarin në plazhin e Semanit në këto ditë shkurti kur termometri në mëngjes shënon 6 gradë celsius.
"Është pasioni im që të sfidoj të ftohtin. Nuk sfidoj njerëzit që unë lahem e të tjerët nuk lahen. Unë sfidoj të ftohtin. Nuk më bën fare kur futem sikur kap ti një gotë ujë, ashtu e bëj unë futjen në det", tha ai.
-
VIDEO
E rëndë në Elbasan, i riu plagoset me thikë dhe gjendet në rrugë i mbuluar me gjak! Dërgohet me urgjencë në spital
Një i ri në qytetin e Elbasanit, i identifikuar si Klevis Cani, është gjetur në rrugë i mbuluar me gjak ndërsa raportohet se ai është plagosur me thikë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa policia raporton se i riu është dëmtuar në krah.
Aktualisht Klevis Cani ndodhet në sallën e operacionit ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
-
VIDEO
Shqipëria paketë sanksionesh ndaj Rusisë, Xhaçka: Preken 654 individë dhe 52 subjekte! Ngrijmë asetet e Putin dhe Lavrov! Mbyllim hapësirën ajrore për Rusinë
Shqipëria ka ndërmarrë një paketë të plotë sanksionesh ndaj Rusisë. Këto sanksione prekin 654 individë dhe 52 subjekte, ndërsa mbyllet hapësira ajrore e Shqipërisë për Rusinë.
-
VIDEO
Protestë kundër Rusisë, flamuri i Ukrainës valvitet edhe në Shqipëri! Ambasadori i Ukrainës në Tiranë thirrje popullit rus: Ngrihuni kundër Putin! Ka një buton të kuq në dorë
Mes protestuesve ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Ai deklaroi se sanskionet ndaj Rusisë do vazhdojnë. Shkurov theksoi se lufta duhet të ndalet ndërsa i bëri thirrje popullit rus që të ngrihet e t’i thonë ndal, udhëheqësit të tyre, Vladimir Putin pasi ka një buton të kuq në dorë.
-
VIDEO
13-vjeçari ukrainas që jeton në Shqipëri flet për Report Tv: Ky makth të marrë fund sa më shpejt! Protestoj për bashkëatdhetarët në Ukrainë
Andrei, 13 vjeç nga Ukraina, jeton në Shqipëri ndërsa sot ndodhej mes protestuesve në Tiranë, para ambasadës ruse. Familja e tij jeton dhe punon në vendin tonë prej muajit gusht ndërsa theksoi se proteston për bashkëatdhetarët e tij.
-
VIDEO
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë flet mes protestuesve: Lufta duhet të ndalet! Populli rus të ngrihet dhe të ndalojë Putin-in! Perëndimi po na ofron armë
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, mes protestuesve në kryeqytet para Ambasadës Ruse, tha se lufta në Ukrainë duhet të ndalet ndërsa i bëri thirrje popullit rus që të ngrihet e t’i thotë Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë me sulmet. Sakaq, Shkurov deklaroi se nuk mendojnë vetëm për Ukrainën, por për të ardhmen paqësore të të gjithë Europës e më tej. Sakaq, ambasadori deklaroi se perëndimi po ju ofron armë.
-
VIDEO
Protesta në Tiranë kundër sulmit rus në Ukrainë, i riu për Report Tv: Mund të strehoj një familje ukrainase
Qytetarët në Tiranë po protestojnë kundër sulmit rus në Ukrainë. Më pankarta në duar, ata shprehen se lufta duhet të ndalet. Një i ri tha për Report Tv se familja e tij mund ta strehojë një familje ukrainase.
"Nuk flas në emër të politikës, por në emrin tim. Familjar ime mund ta strehojë një familje ukrainase."-tha i riu për Report Tv.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Basha: I kapa me presh në duar, por më sulmojnë mua! Rama përgjegjës për vjedhjen e 430 mln eurove, ministrat nuk ia morën pa ditur ai asgjë
Kemi dy ministra të Edi Ramës në burg, por në veçanti sa i takon Kokës puna vetëm sa ka filluar. Hetimi tregoi sesi modeli ynë i kateve, punës konkrete, përkushtimi për interesin e qytetarëve, punajonë ka filluar të jap rezultat. Kjo e ndan edhe nga modeli tjetër. Unë ta kap me presh në duar duke vjedhur 420 mln euro, ti shpif për mua. Ne këto sulme s’na bëjnë përshtypje, se këto sulme nga ata që janë kapur me presh në duar duke vjedhur nuk janë gjë tjetër veçse certifikata që po punojmë. Betejat e shumta që kemi zhvilluar ndër vite na kanë dhënë fuqinë të ndërtojmë një program në çdo fushë të jetës.(...)Raportin përfundimtar tregon qartë s eca ka ndodhur, këtu një lopë vidhet dhe e merr vesh gjithë komuna, atij i paska vjedh 430 mln euro ministrat pas shpine dhe nuk paska dit gjë”, tha Basha.
-
VIDEO
'Harruan' timonin për të bërë telefonata apo dërguar mesazhe, 1200 shoferë të gjobitur në 48 orë! 120 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara
TIRANË- Shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor janë vënë në ‘shënjestër’ të policisë rrugore.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia gjatë 48 orëve janë ndëshkuar 1.200 shoferë të cilët kanë qenë duke i dhënë makinës me celular në dorë.