-
VIDEO
Ministri i Ekonomisë dhe Rinisë së rajonit të Pulias për Report Tv: Kemi nënshkruar 4 marrëveshje me Bashkinë e Tiranës! Shqipëria ka potencial të madh ekonomik, të forcojmë marrëdhëniet tona
Viti 2022 do të jetë një vit i mbushur me aktivitet kulturore e artistike në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar ditën e sotme mes Bashkisë Tiranë dhe Rajonit të Pulias. Ministri i Ekonomisë dhe rinisë i rajonit të Pulias, Alessandro delli Noci ka dhënë detaje në Report Tv për Programin ‘Pulia - Shqipëri, Bashkë Për të Ardhmen’.
-
VIDEO
Aksident fatal në Divjakë, 18-vjeçari me ‘Benz’ përplas biçikletën! Humb jetën 56-vjeçari
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku për pasojë një 56-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte.
-
VIDEO
‘Transporti’ penalizon studentët, mbeten pa abone në mars! Në shitje vetëm abonetë e përgjithshme dhe ato të linjave
Në treg mungojnë abonentë e studentëve, dhe shumë të rinj janë detyruar të blejnë abone të përgjithshme për lëvizjen me urban në Tiranë. Shoqata e transportit ka paralajmëruar se mund të bllokojë autobusët nëse nuk u subvencionet nafta dhe tu ulen taksat.
-
VIDEO
E gjen pas 23 vitesh, Albert Reka rrëfen takimin e parë me nënën biologjike
I braktisur nga nëna biologjike sapo e solli në jetë Albert Reka është djali nga Shkodra, i cili rrëfen historinë e jetës së tij. Dashuria e nënës që i mungoi gjithnjë jetën, iu ofrua nga edukatoret e shtëpisë së fëmijës në qytetin verior. 35-vjecari vitet në institucion i ka kaluar me sytë nga dera, me shpresën se një ditë do të shfaqej imazhi i gruas që nuk e njohu kurrë. Për Bertin familja e tij kanë qenë shokët dhe shoqet që patën të njëjtin fat si ai. Edhe pse u largua kur ishte adoleshent, mallin dhe zemrën e ka aty. Me të hyrë brenda, qindra kujtime i përshkojnë trupin këtij 35-vjeçari sjell në kujtesë me plot nostalgji kujtime të së shkuarës.Sokol Murati kujdestari i fëmijëve, i vetmi person që ka mbetur në këtë institucion nuk e harron Bertin e vogël, djalin çapkën edhe pse ka kaluar 30 vitet e jetës duke u kujdesuar për fëmijët jetim.Jeta si gjithë të tjerët në filmin me të njëjtin titull për Albertin që u rrit në një familje të madhe është sot ajo e një 35-vjeçari që ka ndërtuar familjen e tij dhe është babai i tre fëmijëve. Sapo kapërceu pragun e kësaj dere të shtëpisë së fëmijës, fati nuk e braktisi kurrë…
-
VIDEO
Vranë 46-vjeçarin në banesën e tij në Vlorë për prishje të pazareve të drogës, burg për vrasësin dhe bashkëpunëtorin e tij
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Shazi Ahmetajn dhe Mateo Kiptiun për vrasjen e Altin Alikaj në banesën e tij në Vlorë. Shazi Ahmetaj, 23 vjeç banues në Kolonjë, akuzohet si vrasësi i 46-vjeçarit, ndërsa Mateo Kiptiu akuzohet se e ndihmoi autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.
-
VIDEO
Meta në takim me ambasadorin ukrainas në Tiranë: Jemi krah Ukrainës, dialogu zgjidhja e vetme e konfliktit! Shkurov: Zelensky dhe populli jonë ju falënderon
Presidenti Ilir Meta mesditën e sotëm ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.
Gjatë prononcimit për mediat, presidenti ka shprehur keqardhjen për sulmin dhe për viktimat që kanë humbur jetën duke mbrojtur dinjitetin e tyre, ndërsa shtoi se Shqipëria është krah Ukrainës në këto momente të vështira. Ai tha se zgjidhja e kësaj situate është vetëm dialogu.
-
VIDEO
Diplomati në Report Tv: Ukraina në avantazh në tryezën e bisedimeve, Perëndimi duhet t'i kishte treguar 'dhëmbët' Putinit para nisjes së luftës! S'duhet të bëjnë të njëjtat gabime si me Hitlerin
Diplomati dhe ish ambasadori Mal Berisha komentoi në Report Tv bisedimet që po zhvillohen aktualisht mes Kievit dhe Moskës, ku tha se Ukraina është në avantazh ndaj Rusisë, pasi ka mbështetjen e të gjitha shteteve demokratike të botës, ndërsa Rusia ka hasur në rezistencë të madhe.
-
VIDEO
Eksperti në Report Tv: Rusia po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT, e përgatitur për t’u përballur me sanksione!
Eksperti i Ekonomisë, Eduard Gjokutaj tha për Report Tv se Rusia prej 7 vitesh po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT dhe se është e përgatitur për t’u përballur me sanksionet e ndërkombëtarëve, pas sulmit ndaj Ukrainës.
-
VIDEO
Ish-ushtaraku në Report Tv: Diplomacia mund të kishte shmangur luftën Ukrainë-Rusi! Sulm i papritur, ushtria në Kiev nuk kishte nisur përgatitjet
Për deputetin e Partisë Socialiste dhe ish-ushtarakun, Denis Deliu sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës 5 ditë më parë duhet të ishte parandaluar nga diplomacia, pasi i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë.
-
VIDEO
Luftë apo zgjidhja diplomatike? Ukraina kërkon armëpushim përpara bisedimeve me Rusinë! Delegacioni nga Kievi mbërrin në Bjellorusi, Zelensky: Orë vendimtare
KIEV- Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e pestë. Dhe sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë shtohet dilema nëse krizës ndërkombëtare së Ukrainës me Rusinë do i jepet një zgjidhje diplomatike apo do vijojnë përleshjet në fushëbetejë. Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë në mesditë, në orën 12:00 me orën lokale, pranë kufirit me Bjellorusinë, ndërsa delegacioni i ukrainës ka mbërritur me helikopter ushtarak. Sipas mediave të huaja, ndërprerja e menjëhershme e zjarrit dhe tërheqja e trupave ruse, do të jetë kërkesa e Kievit ndaj Rusisë. Por ka shumë skepticizëm për rezultatin e negociatave në Bjellorusi. Presidenti i Ukrainës, Zelensky tha se 24 orët e ardhshme janë vendimtare për Ukrainën.
Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson mbrëmjen e djeshme, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se beson se 24 orët e ardhshme do të jenë një periudhë vendimtare për Ukrainën pasi luftimet vazhdojnë në të gjithë vendin. Gjatë bisedës, Johnson vlerësoi udhëheqjen e Zelensky që nga pushtimi i Rusisë, sipas një zëdhënësi të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të bënte gjithçka që mundet për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë. Dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë.
-
VIDEO
Stuhi ere dhe reshje dëbore, rrëzohen 25 shtylla tensioni! Korça në disa zona pa energji
Si pasojë e motit të keq dhe dëmtimit të shtyllave të tensionit, shumë zona në qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji. Ne bashkinë e Maliqit janë 9 fshatra pa energji elektrike, në bashkinë Devoll e Pustec gjithë zona pa energji. Në Ersekë janë 5 fshatra pa energji elektrike dhe 4 fshatra në Pogradec.
-
VIDEO
Kievi del nga shtetrrethimi, pas izolimit në bodrumet e ndërtesave, banorët dynden në markete për të marrë ushqime, radhë kilometrike
Banorët e Kievit lanë sot vendet ku ishin strehuar, ndërsa qyteti doli nga shtetrrethimi. Ata gjetën një qytet të transformuar, që sot është në ditën e 5 të pushtimit nga Rusia. Sikurse mund të shihet në videon e siguruar nga Report Tv, shihet radhë e gjatë pritje në markete, për të marrë ushqime. Qytetarët në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, e kanë përshkruar situatën si kaotike, ndërsa vijojnë t'i rezistojnë pushtuesve rusë.