-
VIDEO
Sot votohet për shtyrjen e afateve të Vettingut, LSI kundër: Farsë për të vazhduar ditët e një drejtësie të kapur
LSI do të votojë kundër zgjatjes së afateve të Vettingut. Sot, deputeti Petrit Vasili ka deklaruar se kjo Reformë në Drejtësi është e kapur.
"Kemi të bëjmë me një krim shtetëror, drejtësia nuk ka lëvizur fare, një drejtësi që do të zbarkonte në Kuvend. Kemi një Kuvend, vazhdimi i farsës së radhës, të një drejtësie të kapur. Farsë për të vazhduar ditët e një drejtësie të kapur", tha Vasili.
Ai u ndal të fliste edhe për takimin e kryeministrit Edi Rama me disa përfaqësues të banorëve të '5 Majit'.
"Ato janë dhunuar, u është rrëmbyer brenda tani është një i pacipë që bën sikur do të bëjë bisedë me ta", tha ai.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 10 shkurt Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm
Moti në vendin tonë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa temperaturat do të vijnë në rritje
-
VIDEO
Rama merr nënë Lizën dhe 2 banorë të 5 majit për të diskutuar: Ti mos hajde se bën propagandë në Tv! Protestuesit: Si ta firmosim marrëveshjen kur nuk përcaktohet asgjë?
Kryeministri Edi Rama ka marrë 3 banorë të 5 majit që po protestonin para kuvendit, mes të cilëve edhe nën Lizën simbolin e kësaj proteste. teksa i thoshte banorëve se kush do vij, një nga burrat ka dashur të jetë i pranishëm, por është refuzuar nga Rama pasi "ai bën propagandë në TV", duke iu referuar gazetarit të Syri.Tv
-
VIDEO
Rama shkon te protestuesit e 5 majit, banorët i bërtasin: Duam përgjigje, o kriminel
Kryeministri Edi Rama i është bashkuar banorëve të 5 majit që po protestojnë para Kuvendit. Banorët e revoltuar i kanë bërtitur "o kriminel duam përgjigje"
-
VIDEO
Kishin shndërruar lokalin në ‘kazino’, arrestohet pronari dhe punëtori në Dibër! Sekuestrohen 5 pajisje elektronike
Policia e Dibrës ka arrestuar pronarin dhe punëtorin e një lokali, pasi e kishin shndërruar atë në “kazino”.
Pronari Shpëtim Tafçiu 55 vjeç dhe punëtori Fatjon Zeqa 54 vjeç, u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në Maqellarë u gjetën 5 pajisje elektronike në gjendje pune të cilat përdoreshin për lojëra fati.
-
VIDEO
Do të ndërtonte një ‘shtëpi bari’, arrestohet 62-vjeçari në Lazarat! Në banesë i gjenden armë dhe pajisje për kultivim kanabisi
Maliq Skënderi, 62-vjeç është arrestuar nga policia në Gjirokastër në Lazarat, pasi është kapur me armë zjarri si dhe me pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura
-
VIDEO
Kukësi zgjohet i mbuluar nga një mjegull e dendur, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Kukësi është zgjuar me mjegull të dendur, që ka ‘pushtuar’ të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij. Pamjet tregojnë një mjegull të dendur që ka përfshirë këtë zonë mëngjesin e sotëm. Përshkimi i rrugës bëhet në kushtet e pamjes së kufizuar
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga "brenda" qelisë së Saimir Tahirit në katin e dytë të Burgut të Fierit te Lulzim Basha ka vetëm një përgjigje për sot e deri tek Broja madhështor tërbon Conten.
-
VIDEO
‘Shtëpia e Lirisë’, Anëtari i kryesisë së LSI-së: Asnjë bashkëpunim nuk është i përhershëm
Jakaj thotë se Partia Demokratike në 200 ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI-në. Ai i kujtoi edhe ‘favoret’ Lulzim Bashës, ku tha se në 2011 ai e fitoi Bashkinë e Tiranës falë votave që ka mbledhur LSI. Të njëjtën gjë, Jakaj thotë se LSI bëri edhe në zgjedhjet e 25 prillit ku bëri fushatë për të bërë Lulzim Bashën kryeministër.
“Koalicionet politike janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme. NE 2005 PD ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI që i ka hequr 18 mandate Nanos. Në 2009 kjo qeverisje nuk arriti të merrte mandatet. Në 2011 PD në shumë vende fitoi Bashkitë, i referohemi Bashkisë së Tiranës, me Bashën, falë diferencës së votave të LSI. Më 2021 më 25 prill LSI për shkak të përplasjeve dhe marrëveshjeve Rama-Basha, LSI doli vetëm por ka bërë fushatë me kandidat për kryeministër Lulzim Bashën”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Blerina Rrapushi peshon 450 kg, prej 4 vitesh dergjet në shtrat! 38-vjeçarja nga Vlora vuan nga sëmundja e elefantizmit: Shoh vdekjen me sy, më ndihmoni të jetoj
Blerina Rrapushi nga Vlora vuan nga sëmundja elefantizmit dhe prej 4 vitesh nuk lëviz nga shtrati. Peshon 450 kg dhe shëndeti po përkeqësohet çdo ditë ndaj apelon për mjekim të specializuar jashtë vendit.
-
VIDEO
Momenti kur Samir Tahiri mbërrin në Burgun e Fierit, ku do të kryej dënimin prej 3 vite e 4 muaj
Saimir Tahiri ka mbërritur pasditen e sotme në Burgun e Fierit, ku do të kryej dënimin prej 4 vitesh e 3 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoqëruar nga një patrullë dhe 4 motorë policie.
-
VIDEO
Vidhte banesat pa lënë gjurmë, policia arreston 21-vjeçarin, autor i 8 vjedhjeve në 2 muaj! I fiksuar pas laptopëve, bizhuterive dhe parave
Marsel Sula, 21 vjeç, fillimisht studionte deri në detaje banesat që më pas do të ishin “preja” e tij për t’i vjedhur. I riu arriti të siguronte disa pajisje speciale, të cilat e ndihmonin të bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet.