-
VIDEO
Meta: Çfarë t'u them banorëve të 5 'Majit', këta falsifikojnë dhe dokumentet për shkarkimin tim
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se çfarë garancie mund t’u ofrojë shteti banorëve të 5 Majit, të cilët protestojnë për shtëpitë e tyre, kur këto falsifikojnë dokumentet për ta shkarkuar atë.
‘Çfarë mund të thuash për letrat që kërkojnë banorët e 5 Maj. Çfarë garancie kemi ne si banor të republikës se kur këta jo vetëm falsifikuan letra për ti rrëmbyer presidentit anëtarët e GJ-së. Por edhe për të shkarkuar presidenti falsifikojnë në GJK. Çfarë garancie kemi ne që ligjet që votohen në Kuvend zbardhen dhe nuk ndryshojnë në interes të grupeve të caktuara. Çfarë garancie kemi ne që pronat nuk falsifikohen. Këto falsifikuan dokumentet për të më shkarkuar mua.’- tha Meta.
-
VIDEO
Vrasja e 50-vjeçares nga bashkëshorti në Fier, mikesha e viktimës: Nuk e meritonte! E vrau sepse kishin konflikte, ai ishte xheloz
Një mikesh pranë familjes së viktimës Valdete Mamaj, tha për mediat se çifti kishte probleme dhe grindeshin shpesh, pasi Petrit Mamaj ishte xheloz.
‘E kam pasur shoqe. Familje shumë e mirë, nuk e meritonte. Kanë pasur probleme si çift, ishte xheloz ai dhe shpesh i sëmurë. Për banesën e fundit po e përcjellin nëna, motra, vëllai, fëmijët.”, tha ajo.
-
VIDEO
Vrasja e rëndë në Fier, kushëriri i viktimës: Bashkëshorti ishte me të meta mendore, kishte raste që nuk e ruante qetësinë, i kemi thënë vajzës të ndahej, por s’e bëri prej fëmijëve
Mes dhimbjes për ngjarjen makabre siç edhe e cilësoi vetë, kushëriri i viktimës Valdete Mamaj, Sokrat Brahimaj tha për media nga Levani se autori i vrasjes dhe bashkëshorti i saj Petrit Mamaj, ishte me të meta mendore dhe herë e ruante qetësinë, ndërsa herë nuk e ruante.
-
VIDEO
U vra nga bashkëshorti me thikën e bukës brenda shtëpisë, trupi i 50-vjeçares nga Fieri varroset sot në fshatin e prindërve! Banorët e lagjes: Ishin çift i qetë nuk kishin probleme
Një ditë përpara se bashkëshorti t’i merrte jetën me thikën e bukës brenda shtëpisë së tyre, Valdete Mamaj, i dha përqafimin e fundit djalit të saj që do të nisej për Gjermnai, ndërsa sot do të mbulohet nga dheu i fshatit të prindërve në Levan të Fierit.
-
VIDEO
Zjarr i frikshëm te 'Këneta e zezë' në Fier, u rrezikuan serat por ndërhyjnë zjarrfikësit
Një zjarr i përmasave të frikshme ka rënë ditën e djeshme në zonën e quajtur 'Këneta e zezë' në Roskovec.
-
VIDEO
Mbërrin ambulanca te '5 Maji', njërit prej banorëve i bie të fikët
Njëri prej banorëve te '5 Maji' Alti Hoxha është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët. Menjëherë ka mbërritur ambulanca.
-
VIDEO
Shembja e shtëpive në ‘5 maji’, banorja: Janë vrasës, nuk janë shqiptarë! Kam 40 vjet këtu, tani jam duke vdekur
Me zë të ngjirur një grua së cilës po i prishet shtëpia, ka kërkuar e dëshpëruar të drejtën duke iu drejtuar mediave.
“Janë vrasës nuk janë shtet. Po luftojmë për të drejtat tona, sot u prish shtëpia ime, këto janë armiqtë nuk janë shqiptarë. Ku janë pushtetarët se jam duke vdekur. Janë vrasës...që vrasin popullin, vrasin fëmijët, njerëzit. Nuk e vret kush mafien. Këtu s’ka pas shtet këtu e 500 vjet. Do pirshin shtëpinë time për të bërë kullën 500 kate. Këtu të vrasin mafiozët që të vrasin ditën e të qajnë natën. Kam 40 vjet këtu, s’kam hedh as firmë.”, u shpreh ajo.
-
VIDEO
'O Edi Rama o Sllobodan', i moshuari del në dritare dhe nuk del nga banesa që do prishet: Mos e prek shtëpinë time! Banori tjetër: Familja ime luftoi me serbin
Pamje shumë emocionuese na vijnë nga lagjja '5 Maji' në Kryeqytet. Banorë kanë hipur në dritaret e shtëpive të tyre dhe nuk pranojnë të dalin.
"O Edi Rama, o Sllobodan, o ortodoks i ndyrë, largohu. Largohuni nga shtëpia, kam mbi 30 vjet këtu. Le të vijë Edi Rama këtu. Pushtet i fëlliqur, pushtet i ndyrë", thërret një prej tyre, i hipur në dritaren e shtëpisë së tij.
Ndërkohë që një tjetër ishte ngjitur sipër fotos kryesore të shtëpisë së tij.
"Hiqeni more maskat. Familja në Dibër ka luftuar me serbin o zotërinj", thërret ai.
-
VIDEO
Nis shembja e banesave te '5 Maji', forca të shumta policie rrethojnë zonën! Banorët e gdhinë natën jashtë: Brenda në shtëpi ka njerëz, po i nxjerrin me forcë
Fadromat IMT-së kanë nisur shembjen e disa banesave në njësinë numër 4, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban zonën e '5 maj'. Ndërkohë banorët kanë bërë rezistencë dhe janë shprehur se nuk kanë firmosur asnjë kontratë me bashkinë
-
VIDEO
‘O serb, o ndyrësira’, policia nxjerr me forcë nga shtëpia e tyre banorët te ‘5 Majit’, i merr zvarrë
Forca të shumta të policisë i kanë shkuar në ndihmë IMT-së, të cilët kanë ndërhyrë për të shembur banesat në njësinë nr..4 në zonën e ‘5 Maji’ në kryeqytet. Policia ka ndërhyrë me forcë për të nxjerrë nga shtëpia, me forcë banorët të cilët janë munduar që të bëjnë rezistencë. Por, rezistenca e tyre ka zgjatur vetëm pak minuta pasi janë mbërthyer nga policia dhe janë tërhequr zvarrë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 9 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga SHBA-BE duan që të zgjatet vettingu te skema e re për rivlerësimin e pronave e deri tek skandali me zgjedhjet e FSHF në Shkodër.
-
VIDEO
‘Forcat Speciale në vend të kapin kriminelët, nxjerrin prindërit e mi nga shtëpia’, revoltohet i riu tek 5 Maj: Nuk është e drejtë
Valtrin Hoxha, djali i Ivzi Hoxhës, banesa e të cilit pritet të shembet nga IMT, tha për Report Tv se prindërit e tyre kanë 30 vite që e kanë ndërtuar atë shtëpi. Ai u shpreh se forcat speciale në vend që të kapin kriminelët, nxjerrin nga shtëpia prindërit e tyre, ndërsa u shpreh se nuk kanë firmosur kontratë me bashkinë.