-
VIDEO
‘O kriminelë’ me certifikatë pronësie në dorë, banori në njësinë numër 4 thirrje kreut të IMT-së
Me certifikatë pronësie në dorë, një nga banorët e njësisë numër 4 në kryeqytet, në revoltë, kundër shembjes së shtëpisë së tij, ka ngjitur në avlli dhe i ka bërë thirrje kreut të IMT-së që mos t’u shembi banesën.
‘O Qato, unë jam një nga familjet e mëdha të Dibrës. O kriminelë’- u shpreh një banorë.
-
VIDEO
Protesta e ‘5 majit’, njësia nr.4 e rrethuar nga forcat policore
Shëmbja e banesave të njësisë nr.4 që pritet të ndodhë ditën e sotme ka mbledhur banorët e njësisë numër 4 dhe njësisë numër 8 së bashku.
Në ‘rezistencë’, kanë mbërritur forcat policore të cilët kanë rrethuar zonën.
-
VIDEO
Protesta e ‘5 Majit’, banorët rrëfejnë natën e vështirë jashtë shtëpisë pranë zjarrit: Të vendosur për t'ia kyçur derën policisë!
Banorët e ‘5 majit’ kanë nisur revoltën e tyre në orët e para të mëngjesit të 9 shkurtit. Banorëve të '5 majit' në njësinë numër 4 të cilëve do u shëmbet shtëpia, u janë bashkuar për t'i mbështetur edhe banorët e njësisë numër 8, mes tyre nënë Liza.
Të lodhur, të strapacuar dhe jashtë dyerve të shtëpisë, ata rrëfejnë ‘betejën’ e vështirë që po kalojnë nga shëmbja e banesave të tyre.
-
VIDEO
Bënte parakalime të gabuar në rrugë, qytetarët e nxjerrin shoferin ‘zbuluar’ në rrjetet sociale, policia e ndëshkon
Publikimi i një video nga qytetarët në rrjetet sociale, ku një drejtues mjeti kryen parakalime të gabuar në aksin Fushë Krujë -Thumanë ka vënë në lëvizje policinë rrugore në Durrës.
-
VIDEO
Digjet mobilieria në Nikël, 3 zjarrfikëse në luftë me flakët! Zjarri rrezikon të djegë edhe magazinat ngjitur
Një zjarr ka rënë në një mobilieri në zonë e Niklës në Fushë Krujë. Zjarri po rrezikon të djegë edhe magazinat që ndodhen aty pranë mobilierisë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Bllokuan Rinasin, gjykata 'zhvesh' nga akuzat kontrollorët: Nuk ishin në turn kur fluturimet u 'morën peng', prokuroria të gjejë autorët
Pas 7 muajve hetime Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj 3 kontrollorëve për bllokimin e fluturimeve ajrore në Rinas në prill 2021. Sipas vendimit të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv gjykata thotë se kontrollorët nuk ishin në turn më 7 prill. Sipas gjykatës prokuroria duhet të gjejë autorët e vërtet që braktisën punën në kullën e kontrollit dhe bllokuan aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
-
VIDEO
Felaj i përgjigjet Tabakut: Gjithçka ligjore për inceneratorin e Fierit, situata mjedisore ishte e rëndë! Edhe KLSH mbështeti inceneratorët
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, i është përgjigjur deklaratave të demokrates Tabaku për inceneratorin e Fierit. Sipas Felajt gjithçka ka qenë ligjore dhe çdo shkresë apo hap tregon domosdoshmërinë e ndërtimit të këtij impianti. Felaj thotë se strategjia kombëtare për trajtimin e mbetjeve është zhvilluar në një moment të rëndësishëm për vendin sepse qeveria kuptoi që edhe çështja e integrimit lidhet me çështjet mjedisore, ndaj u përpoq që ta bënte çështje prioritare.
-
VIDEO
Tabaku 'tallet' me mazhorancën: Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim
Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët tha se mazhoranca po justifikon vjedhjen e saj për inceneratorin e Fierit.
"Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim, të vjedhësh se po digjeshin plehrat në Fier nuk është argument. Po flasim 3 kriminelë (Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri) në hetim ndërkombëtar, dhe këtë duhet të mbajnë mend të gjithë kur flasim më inceneratorin e Fierit", tha Tabaku.
-
VIDEO
Inceneratori i Fierit/ Felaj: Gjithçka e ligjshme! Tabaku: Të vjedhësh me procedurë s'është argument! Kush janë 2 deputetët demokrat që inspektojnë në terren
Opozita ka paraqitur ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët shkeljet e bëra lidhur me inceneratorin e Fierit. Kryetarja e këtij Komisioni, njëherazi edhe përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku ka listuar shkeljet e rënda që sipas saj janë bërë nga qeveria.
-
VIDEO
Yzeiri në Report Tv: Meta ka shkelur ‘mantelin’ e presidentit, nuk ka nevojë për Kushtetuese, por për psikolog! Koalicioni LSI-PDK ‘Shtëpia e turpit’ s’ia kalon dot as Bashës më 6 mars
Teksa pritet nga dita në ditë shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, analisti Ilir Yzeiri tha në Report Tv se Meta ka zhveshur “mantelin” e rëndë të presidentit sapo u mandatua dhe e ka shkelur atë, duke bërë një nga fushatat më të egra në vitin 2017.
-
VIDEO
Merr zyrtarisht detyrën komandanti i Policisë Ushtarake, Shkëlqim Çela
Kolonel Shkëlqim Çela ka marrë zyrtarisht detyrën e Komandantit të Policisë Ushtarake. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi rëndësinë që ka kjo strukturë si pjesë e Forcave të Armatosura
-
VIDEO
Mbrohet mjedisi dhe reduktohet trafiku, Bankers Petroleum transporton të gjithë naftën e prodhuar me tren! Në hekurudhë 3 lokomotiva, 33 vagonë, të sigurt me standardet e BE
Eksporti i naftës bruto të prodhuar në vendburimin Patos-Marinëz në Portin e Petroliferës, Vlorë, tashmë bëhet i gjithi nëpërmjet sistemit hekurudhor. Kompania Bankers Petroleum Albania konfirmon se e gjithë sasia e naftës bruto që shitet në tregun e eksportit, transportohet me tren, duke anashkaluar plotësisht transportin rrugor me kamionë.